- Imazhi i Qerkezit, thirrje për realitet historik për familjet që ende presin
- Rina Balaj zbulon datën e publikimit të këngës së re
- Janevska për dhunën mes bashkëmoshatarëve: Nëse nuk ka ndihmë nga prindërit, nuk mund të ketë sukses
- FBK dënon fyerjet në gjysmëfinalet e zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë
- Këto janë dy kandidatet e Vetëvendosjes për presidente
- Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!
- Sllovakia dhe Calzona ndaj rrugët – ndeshja e fundit bashkë, humbja kundër Kosovës
- Musliu: Morëm një mesazh se do kemi seancë sonte në ora 20:30
Author: korrektpress
Ka qenë një sezon me ulje-ngritje për Lamine Yamalin, i cili në javët e fundit ka filluar t’i rikthehet nivelit të tij më të mirë te Barcelona.Në fazën e hershme të edicionit, talenti i ri kishte probleme me pubalgjinë, gjë që ndikoi ndjeshëm në disa nga paraqitjet e tij. Problemi u evidentua për herë të parë në muajin shtator dhe u përkeqësua gjatë angazhimeve me përfaqësuesen e Spanjës, çka bëri që Yamal të mungonte për disa javë. Megjithatë, edhe pas rikuperimit fillestar, shqetësimi nuk u zhduk plotësisht.Siç ka shpjeguar Santi Ovalle për Cadena SER, Lamine Yamal “nuk e dinte për…
Një juri e madhe në New Mexico ka ngritur padi ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield për katër akuza për kontakt seksual me një fëmijë.Prokurori i Qarkut Bernalillo, Sam Bregman, njoftoi aktakuzën të premten në një postim në rrjetet sociale.Autoritetet më parë lëshuan një urdhër arresti për Busfield me akuza për sjellje të keqe ndërsa ai punonte si regjisor në sheshxhirimin e serialit televiziv “The Cleaning Lady”.Busfield i mohoi akuzat. Ai u dorëzua vetë te autoritetet dhe u lirua nga paraburgimi.Ai njihet më së miri për rolet e tij në serialin “The West Wing” dhe filmat “Field of Dreams” dhe…
Politikani serb Nenad Çanak foli në një lidhje live për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, ku analizoi situatën politike në Serbi dhe ndikimin e saj në Kosovë. Ai vlerësoi se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.Çanak theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e presionit ndërkombëtar në shmangien e përplasjeve. Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnë në pranimin e realitetit që Kosova është shtet sovran, me të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër në rajon dhe…
Kosova do të nisë zbatimin e rreptë të ligjeve për automjetet e regjistruara jashtë vendit dhe për shtetasit e huaj.Vendimi synon të parandalojë përdorimin e veturave me targa të huaja në Kosovë dhe qytetarët që jetojnë në zona kufitare kanë frikë se do të përballen me vështirësi.“Unë për shembull, hyj-dal brenda ditës, njëherë, dy herë”, tha një qytetar.Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se ligjet kanë qenë fuqi edhe më herët dhe se zbatimi i tyre është në përputhje me standardet ndërkombëtare.Jeta Tela, shefe e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për RTK se këto nuk janë…
Avokatët e Kylian Mbappes kanë dërguar, sipas raportimeve të L’Equipe, një ekzekutor gjyqësor te PSG-ja për bonuset e papaguara të pushimeve, në vlerë 5.9 milionë euro.Ky veprim vjen pasi klubi parisien nuk ka paguar pjesën e kompensimit që ishte urdhëruar më parë nga një gjykatë. Në një vendim të mëparshëm, PSG-ja u urdhërua të paguajë Mbappes 60.9 milionë euro për bonuset e papaguara, ku 55 milionë euro përfshijnë paga dhe bonuse të tjera.Nëse klubi nuk përmbush detyrimin, sistemi i drejtësisë mund të shkojë deri te sekuestro e pronave të PSG-së për të rimarrë shumën e detyrueshme. Mbappe nuk ka komentuar…
Grupet parlamentare akoma nuk kanë një koordinim rreth draft ligjit për ndryshimin e ligjit për qeveri me të cilin rregullohet funksionimi i qeverisë teknike në zgjedhjet e ardhshme, pas riorganizimit të disa ministrive. Sipas partisë në pushtet, për shfuqizimin e qeverisë teknike pas zgjedhjeve të ardhshme nevojitet marrëveshje më e gjerë.“Nuk kemi më Ministri për Punë dhe Politikë Sociale që të mund të zgjidhet ministër për Punë dhe Politikë Sociale. Nuk kemi më ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, këto dyja janë ndarë kështu që nuk mund të zgjidhet ministër. Këto ndryshimet janë të patjetërsueshme për të pasur qeveri teknike…
Zërat e fundit në Itali sugjerojnë se Thiago Motta mund të rikthehet te Bologna, në rast se klubi rossoblu vendos të ndahet nga trajneri aktual, Vincenzo Italiano. Një lëvizje e tillë nuk do të kishte rëndësi vetëm për Bolognën, por edhe për Juventusin, i cili do të përfitonte financiarisht nga largimi përfundimtar i Mottas.Thiago Motta është pa punë që nga marsi i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Juventusit. 43-vjeçari qëndroi më pak se një vit në krye të “Zonjës së Vjetër”, pasi ishte emëruar si pasues i Massimiliano Allegrit për sezonin 2024/25.Që prej asaj…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hequr një video nga rrjetet sociale që përfshinte një klip ku Barack dhe Michelle Obaman si majmunë.Klipi – i lidhur me këngën The Lion Sleeps Tonight – ishte në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmbante pretendime për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shkruan BBC.Ndërsa presidenti nuk ofroi asnjë koment në postimin e tij, shpërndarja e videos shkaktoi reagime të ashpra. Trump i shfaq në trupat e “majmunëve” Barack dhe Michelle Obamën Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, ajo ishte thjesht një meme.Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se…
Filmi dokumentar “Melania” vendosi një rekord të ri në portalin e vlerësimit të filmave Rotten Tomatoes për diferencën më të madhe midis vlerësimeve të kritikëve të filmit dhe audiencës në historinë e faqes.Kritikët i dhanë filmit një rezultat jashtëzakonisht të ulët prej pesë përqind (më vonë u rrit në shtatë përqind) në Tomatometer, ndërsa publiku i dha një rezultat pothuajse perfekt prej 99 përqind në Audience Popcornmeter, diferenca më e madhe midis kritikëve dhe audiencës e regjistruar ndonjëherë.Ky dokumentar, i cili u drejtua nga Brett Ratner dhe për të cilin Amazon MGM pagoi një rekord prej 40 milionë dollarësh plus…
Dhjetori i vitit të kaluar ka qenë mbi mesataren i ngrohtë dhe nën mesataren me shi, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike në Maqedoni. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të dhjetorit për periudhën tridhjetëvjeçare 1991 – 2020, në vitin 2025 temperatura e dhjetorit ka qenë 1,3 gradë më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror, ndërsa sasia mujore e reshjeve ishte 50 për qind e mesatares krahasuar me vlerën mesatare të dhjetorit në periudhën 1991 – 2020, e cila ka qenë 65 mm. “Dhjetori karakterizohet si një muaj normal i ngrohtë (me përjashtim…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari