- Rast i rëndë në Vushtrri, fëmija humb jetën pasi u godit me automjet aksidentalisht nga babai
- Teherani u përball me bombardime të rënda gjatë natës
- Ish-burri i Denise Richards duhet të paguajë 160,000 dollarë për mashtrim
- Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj
- Vëllai sulmoi fizikisht motrën në Podujevë, dërgohet në mbajtje
- Tiger Woods arrestohet nga policia pas aksidentit dramatik, akuzohet për drejtim të makinës nën ndikim të substancave
- Sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
- Nga Soni Malaj te Elvis Pupa e Jonida Maliqi – personazhet VIP që u futën sivjet në spektaklin Ferma VIP 3
Author: korrektpress
Është e habitshme që një nga trajnerët më të suksesshëm të viteve të fundit, Jurgen Klopp, ka qenë larg stolit për kaq gjatë. Dhe kjo është arsyeja pse, sa herë që gjermani bën një paraqitje publike, pyetjet në lidhje me rikthimin e tij në futbollin e nivelit të lartë janë të vazhdueshme. Sot, ai e përjashtoi përsëri veten si trajner i Real Madridit në të ardhmen e afërt.Ishte gjatë prezantimit të tij si komentatori i ri i Telekom për Kupën e Botës që po vjen, që ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit iu përgjigj absolutisht çdo gjëje që iu bë…
Mateo Borri dhe Brikena Selmani po vazhdojnë të jenë edhe më të afërt me njëri-tjetrin.Dyshja e Big Brother VIP Albania 5 gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar vazhdimisht bashkë, e të përqafuar.Ata edhe këtë herë shfaqen në disa momente intime, gjë që ky raport tashmë po komentohet gjerësisht. Foto: InstagramRaportet e tyre u rregulluan sërish pas veprimit të banorit, i cili tentoi t’ia vidhte një puthje.Kjo gjë e bëri të mërzitur modelen nga Kosova, pasi theksoi se do që të ndodhë spontanisht. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Megjithatë, ajo bëri me dije…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me kryeministrin australian Anthony Albanese, duke ulur tarifat për shumicën e mallrave të BE-së dhe eksportet bujqësore.Marrëveshja shënon një tjetër fitore për Brukselin, ndërsa ai nxiton të diversifikojë lidhjet tregtare dhe të sigurojë partnerë strategjikë mes tensioneve globale në rritje, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.Pakti do t’i kursejë BE-së 1 miliard euro në vit në detyrime, tha Komisioni, me eksportet që parashikohet të rriten deri në 33% gjatë dekadës së ardhshme.Bujqësia u tregua një pikë e nxehtë, me fermerët e BE-së që tashmë kundërshtojnë…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, gjersa thekson se është ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë.Ministri Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja nuk ishte më një vatër e kufizuar rezistence, por një ushtri e lindur nga populli dhe e shtrirë në gjithë Kosovën. Lexoni të plotë postimin:Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë të re — dëshmi e qëndresës, sakrificës dhe vendosmërisë së popullit tonë për liri.Më 24 mars 1998, forcat okupatore serbe rrethuan Gllogjanin me synimin për…
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i vlerësoi shumë kundërshtarët e tij pas fitores 2-0 të skuadrës së tij në finalen e Kupës Carabao ndaj Arsenalit në Wembley.Në komentet e tij pas ndeshjes, ai e përshkroi Arsenalin si një nga ekipet elitare të Evropës, duke i renditur ata së bashku me Bayern Munich dhe Barcelonën si tre ekipet më të mira të kontinentit aktualisht.“Së bashku me Bayern Munich dhe ndoshta Barcelonën, [Arsenali] është skuadra më e mirë në Evropë”, ka thënë Guardiola. Ky citat erdhi pavarësisht fitores së Cityt (me Nico O’Reilly që shënoi dy gola) dhe nxori në pah…
Në një kohë kur në shumë raste qeverisja aktuale është kritikuar për anashkalimin dhe mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, ka theksuar se ekziston një hendek i madh mes asaj që parashikon Kushtetuta dhe realitetit në terren.Duke folur në emisionin “Rishtazi” në “KohaCast”, Kadriu deklaroi se, ndonëse gjuha shqipe është e garantuar si gjuhë zyrtare me Kushtetutë, ajo në praktikë vazhdon të mos zbatohet siç duhet.“Gjuha shqipe me Kushtetutë është gjuhë zyrtare, por çka ndodh? Kushtetuta e garanton, ndërsa pushteti e konteston. Ky është një fakt që disa nuk e pranojnë me…
Angelina Jolie ka ndarë në rrjetet sociale një seri fotografish dhe një letër prekëse nga një grua 26-vjeçare që jeton në Gaza, duke tërhequr vëmendjen ndaj kushteve të rënda dhe shpesh çnjerëzore të jetesës në këtë zonë.Fotografitë tregojnë realitetin e përditshëm të banorëve: fëmijë që jetojnë në tenda të improvizuara, që kërkojnë ujë dhe që rriten mes rrënojave të qytetit të shkatërruar.Përmes përshkrimit të saj, Jolie thekson se jeta në Gaza vazhdon mes vuajtjeve, edhe pse vëmendja e botës shpesh zhvendoset drejt krizave të tjera globale. Foto: InstagramLetra që ajo ka publikuar vjen nga një grua e re, e cila…
Infrastruktura dhe kontrolli ilegal i veriut (2000–2004)Pas luftës në Kosovë, situata nuk karakterizohej vetëm nga tranzicioni institucional dhe vendosja e pushtetit nga misionet ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe nga vendosja e një realiteti paralel nga strukturat ilegale serbe në enklavat serbe, e sidomos në veri të Kosovës. Raportet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), i përshkruanin qartë këto fenomene dhe, për këtë, në vitin 2002 ata sqaronin ndikimin dhe financimin e Serbisë për ndarjen e Kosovës.Ky grup kërkonte në mënyrë eksplicite presion ndaj Beogradit për të ndërprerë mbështetjen për strukturat paralele në veri të…
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim.“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier…
Qeveria shqiptare ka konkretizuar paketën e projekteve, që do të finalizojnë qëllimin madhor të kabinetit “Rama 4”, të cilësuar si “Shqipëria 2030”.Nga ekonomia, te transporti dhe energjia, janë në total 114 projekte prioritare, në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, që parashikohet të zbatohen përgjatë viteve 2027-2029, raporton Tch. Me një vlerë totale në rreth 7.38 miliardë euro, Dokumenti i Politikave Prioritare, i publikuar në Fletoren Zyrtare, zbulon hartën e rrugës financiare dhe strategjike, me fokusin kryesor tek infrastruktura, ku do të investohet shuma më e madhe.I orientuar drejt ndërlidhjes rajonale, transporti është sektori që do të thithë investimet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari