KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nga Soni Malaj te Elvis Pupa e Jonida Maliqi – personazhet VIP që u futën sivjet në spektaklin Ferma VIP 3

Nga Soni Malaj te Elvis Pupa e Jonida Maliqi – personazhet VIP që u futën sivjet në spektaklin Ferma VIP 3

Mbrëmjen e së premtes ka nisur zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit të shumëndjekur Ferma VIP, duke sjellë një sezon të ri plot surpriza dhe emra të njohur.

Për herë të parë, ky format vjen nën moderimin e prezantueses së njohur Arbana Osmani, e cila njihet si figura ikonike e drejtimit të Big Brother ndër vite. Kalimi i saj në këtë spektakël ka sjellë një frymë të re dhe shumë pritshmëri nga publiku.

Edhe paneli i opinionistëve këtë sezon përbëhet nga tre emra të njohur: Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani, të cilët pritet të komentojnë zhvillimet dhe dinamikat brenda fermës.

– YouTube youtu.be

Sa i përket banorëve, VIP-at që kanë vendosur të sfidojnë veten këtë vit vijnë nga fusha të ndryshme. E para që hyri në fermë ishte këngëtarja Soni Malaj, ndërsa më pas u bashkuan edhe emra të njohur si aktorët Elvis Pupa dhe Romir Zalla, shkrimtarja Mimoza Ahmeti si dhe këngëtarja Jonida Maliqi.

– YouTube youtu.be

Lista vijon me emra nga showbizi dhe rrjetet sociale, përfshirë Sara Karaj, Vanesa Sono, Adi Pula dhe Rafaela.

– YouTube youtu.be

Po ashtu, pjesë e kastit mund të jenë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.

– YouTube youtu.be

Me një kast të gjerë dhe emra të njohur, edicioni i tretë i “Ferma VIP” pritet të sjellë dinamika të forta dhe konkurrencë të madhe mes fermerëve, ndërsa publiku tashmë ka filluar të komentojë hyrjet dhe pritshmëritë për sezonin e ri. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.