KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti

Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti

Në një kohë kur në shumë raste qeverisja aktuale është kritikuar për anashkalimin dhe mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, ka theksuar se ekziston një hendek i madh mes asaj që parashikon Kushtetuta dhe realitetit në terren.

Duke folur në emisionin “Rishtazi” në “KohaCast”, Kadriu deklaroi se, ndonëse gjuha shqipe është e garantuar si gjuhë zyrtare me Kushtetutë, ajo në praktikë vazhdon të mos zbatohet siç duhet.

“Gjuha shqipe me Kushtetutë është gjuhë zyrtare, por çka ndodh? Kushtetuta e garanton, ndërsa pushteti e konteston. Ky është një fakt që disa nuk e pranojnë me dashamirësi, por mbetet realitet”, u shpreh Kadriu.

Ai theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore, të cilat sipas tij nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të siguruar zbatimin e plotë të gjuhës shqipe.

“Është gabim i institucioneve shtetërore që nuk marrin masa konkrete që gjuha shqipe të zbatohet në praktikë. Moszbatimi i saj na çon në një përfundim të pakontestueshëm: Kushtetuta e garanton gjuhën shqipe, ndërsa pushteti e konteston”, shtoi Kadriu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.