Author: korrektpress

Një furnizues i mjeteve të blinduara dhe municioneve për Ukrainën është bërë personi më i pasur në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes.Pasuria e magnatit Michal Strnad arrin vlerën e 37 miliardë dollarëve pas ofertës publike të aksioneve në bursën holandeze.Michal Strnad, 33 vjeç, pronar i kompanisë së armatimit me qendër në Pragë, Czechoslovak Group AS, ka parë pasurinë e tij të rritet në rreth 37 miliardë dollarë, që përbën afërsisht 10 për qind të ekonomisë së Çekisë, pas debutimit të aksioneve të kompanisë në bursën e Amsterdamit.Aksionet e kompanisë u rritën rreth 28 për qind në mëngjesin e…

Read More

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren Marcel Lekaj ka bërë të ditur se deri tani Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.Ai në një deklaratë për media bëri të ditur se Gjykata ka formuar një grup punues, ku janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë për të pranuar kërkesat. “Deri në këto momente Gjykata ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në ora 14:00 është caktuar seanca dëgjimore, në ora 15:00 seanca tjera e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria…

Read More

Sot, më 24 janar pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 109 të arrestuarve, të cilët dyshohen për manipulim me vota në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor.Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se seanca nis në ora 14:00.Tashmë të dyshuarit kanë mbërritur në Gjykatë. Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar të premten se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që…

Read More

Ministria e Kulturës ka marrë së fundmi tri vendime të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me udhëheqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke hapur një kapitull të ri institucional për këtë institucion qendror të artit skenik në vend.Komisioni disiplinor ka vendosur pezullimin e Kushtrim Sheremetit nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ky vendim është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, ndërsa paralelisht është bërë e ditur se Rezarta Basha është emëruar ushtruese e detyrës së drejtorit të këtij institucioni. Sipas vendimit zyrtar, ajo është zgjedhur më 31 dhjetor 2025 dhe do ta ushtrojë këtë…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se sot, më 24.01.2026, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granate dore, etj. Më saktësisht janë gjetur:1 armë automatike AK-471 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe10 karikatorë të zbrazët6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë84 copë fishekë për pushkë automatike14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike1…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme i ka njoftuar qytetarët se në kuadër të projektit „Qyteti i Sigurt“, nesër, më 25 janar, do të zbatohen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje të komunikacionit në zonën e qyteteve të Kumanovës dhe Tetovës, informon Telegrafi Maqedoni. Siç thuhet në njoftim aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00, me ç’rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet një herë dhe do të zgjasë pak, përafërsisht nga 15 deri në 30 minuta.Gjatë zbatimit të aktiviteteve në lokacionin konkret,…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot në Kongresin e partisë se të tjerët e shohin Maqedoninë si pre, si territor për të sunduar, teksa ne e shohim si shtëpi.“Ne ofrojmë diçka tjetër, nivel, ndryshe. Duhet të ofrojmë strehim nga kjo çmenduri. Platforma dhe programi ynë është një marrëveshje me çdo qytetar. Ne ofrojmë një ekonomi dinjitoze, patriotizëm ekonomik, një model ekonomik në të cilin figura qendrore është personi dhe nevojat e tij. Një strategji ekonomike që përqendrohet në atë se si paratë që paguani në buxhet mund t’ju kthehen përsëri, përmes pagave më të larta, arsimit më të mirë,…

Read More

Çdo vit, një grup i vogël prej rreth dhjetë vullnetarësh rekrutohen për një detyrë të veçantë dhe të jashtëzakonshme: numërimin e albatrosëve në koloninë më të madhe të kësaj specie në botë, e vendosur në Ishujt Midway të Shteteve të Bashkuara.Për disa javë rresht, vullnetarët ecin nëpër ishujt larg bregut, duke mbajtur numërues mekanikë dhe duke regjistruar manualisht çdo folenë të zënë nga këta zogj të mëdhenj detarë. Përveç që kërkon durim dhe saktësi, kjo punë është gjithashtu një përvojë e rrallë dhe e paharrueshme, duke i afruar pjesëmarrësit shumë pranë natyrës dhe jetës së egër. — (@) Sipas të…

Read More

Në kohën kur televizorë 4K me ekran të madh mund të blihen për rreth 450 euro ose edhe më pak, shumë përdorues nuk e shfrytëzojnë plotësisht potencialin e pajisjes së tyre sepse e lënë atë me cilësimet origjinale nga fabrika.Ekspertët e teknologjisë thonë se shumica e modeleve televizive nuk janë optimizuar si duhet sapo nxirren nga kutia, dhe disa rregullime të thjeshta mund të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e shikimit.Një nga ndryshimet më të rëndësishme është çaktivizimi i funksionit “motion smoothing”, i cili shpesh është aktiv nga prodhuesi. Kjo teknologji shton në mënyrë artificiale frekuencën e imazhit dhe mund ta bëjë…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se shpreson të mund ta nominojë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe, për shkak të përpjekjeve të tij për të arritur paqen në Ukrainë.“Shpresojmë që të mund ta ndajmë këtë çmim. Besoj se ai mund të bëjë ndryshimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, dhe atëherë edhe ne do të mund ta nominojmë përfundimisht Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe,” tha ajo gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, në Romë. Dyshja e re e fuqishme e Bashkimit Evropian – Merz…

Read More