- Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?
- Selin flet hapur për marrëdhënien me Mirin pas Kutisë së Pandorës: Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet
- E konfirmon gazetari italian Fabrizio Romano: Ylli i Man Utd largohet në verë, do të transferohet në Serie A
- Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?
- Banorët mësojnë mesazhin e Kutisë së Pandorës, Selin përballet me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje
- Rrëfimi i Kushtrim Durakut që iu bashkua UÇK-së si 14-vjeçar
- Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik
- Trepça e fiton “El Clasicon” e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës
Author: korrektpress
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi para protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ka deklaruar se, sipas tij, qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk mund të largohet përmes votës, por vetëm përmes revoltës popullore.“Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama nuk ikën me votë. Diktaturat nuk ikin me votë, por shemben vetëm me revoltë popullore, dhe ja ku jemi ne sot”, është shprehur Berisha.Ai ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Rama, sipas tij, “kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”.Pas fjalimit të Berishës, situata para Kryeministrisë është tensionuar,…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje i ka dërguar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë nominimet, përkatësisht emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë dhe do të marrin pjesë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të angazhohet në përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor. Këtë e ka konfirmuar për TVM2, kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi. Deri në këto momente ende nuk janë bërë të ditur emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në këtë grup punues.“Në bazë të kërkesës, dje Ministrisë i janë dorëzuar propozimet nga koordinatorët e grupeve parlamentare, si dhe nga deputetët që…
Specialistët shpjegojnë se kjo sjellje është shpesh pjesë normale e zhvillimit dhe tregojnë si të vendosen kufijtë pa turp, frikë apo ndëshkimShumë prindër shqetësohen kur vërejnë se fëmija i tyre i vogël prek organet gjenitale. Shfaqen ndjenja parehatie, frikë se bëhet fjalë për diçka “të papërshtatshme”, madje edhe ndjenjë faji, sepse nuk dimë si të reagojmë. Megjithatë, specialistët janë të një mendimi: në shumicën e rasteve, kjo është një fazë krejtësisht normale dhe e pritshme e zhvillimit të fëmijës.Fëmijët e vegjël janë natyrshëm kureshtarë. Ashtu siç eksplorojnë gishtat, këmbët apo barkun, ata zbulojnë edhe pjesë të tjera të trupit, përfshirë…
Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se deri më tani ka pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave, nga gjithsej 109 të arrestuarit për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se kërkesat janë parashtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe lidhen me vepra të rënda penale që cenojnë procesin zgjedhor.“Sipas kërkesave të pranuara deri tani, për 21 të dyshuar në cilësinë e komisionerëve kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit”, ka deklaruar Lekaj.Ai ka shtuar se për një të dyshuar…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë një tarifë 100% për të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i vendit arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me një tarifë 100% kundër të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth Social.Tensionet midis Trumpit dhe kryeministrit kanadez Mark Carney janë përshkallëzuar ditët e fundit, pasi Carney mbajti një fjalim në Davos të Zvicrës, duke ushtruar presion kundër fuqive të mëdha të botës.Ai u takua së fundmi me presidentin kinez Xi Jinping dhe njoftoi…
Partia për Veprim Demokratik ka publikuar tekstin e propozim Ligjit të kongresistit, Keith Self që u miratua në Komisionin për Politikë të Jashtme e përmes së cilit adresohet diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë nga Serbia.Ata kanë paraqitur gjithë rrjedhën nga fillimi e deri të miratimi i këtij projektligji.Pika A thotë se “Jo më vonë se 180 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit duhet të përgatisë dhe t’ia dorëzojë Komisionit për Punë të Jashtme një raport mbi trajtimin e pakicave etnike në Serbi, i cili duhet të përfshijë vlerësim për çështjet e mëposhtme”.Sipas këtij…
Lauren Sanchez, 56 vjeçe, u pa të premten duke dalë nga hoteli i saj në Paris e veshur elegante me fustan të kuqrremtë me jakë të rrumbullakët, geta transparente dhe taka të larta, të kombinuara me një pallto ngjyrë patëllxhani dhe shall leshi. Ajo mbante një çantë dore gështenje dhe manikyr neutral, ndërsa fytyra ishte e grimuar me tone të ngrohta dhe buzëkuq me shkëlqim. Flokët e saj të gjatë dhe brune ishin të stiluara drejt me pjesë anësore.Sanchez, e martuar me miliarderin Jeff Bezos verën e kaluar, ka qenë në qendër të vëmendjes pas festimeve të ditëlindjes dhe një…
Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Real Madridit, Victor Valdepenas, raporton mediumi i njohur britanik “BBC”.Talenti 19-vjeçar, i cili ka një klauzolë lirimi prej 43 milionë funte, ka qenë nën vëzhgim intensiv nga “Topçinjtë” gjatë muajve të fundit.Valdepenas është mbrojtës me këmbën e majtë dhe mund të luajë si qendërmbrojtësi ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, çka e bën një profil shumë të vlefshëm për të ardhmen.Mbrojtësi i ri ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Real Madridit vetëm këtë sezon, duke startuar në ndeshjen e La Ligës ndaj Alavesit në muajin dhjetor. Edhe…
Larja e nxituar e enëve mund të shkaktojë dëmtime të përhershme, duke ua shkurtruar jetën tenxhereve dhe tiganëve pa e kuptuarLarja e enëve të gatimit, veçanërisht tenxhereve dhe tiganëve, për shumë njerëz është puna më e bezdisshme menjëherë pas gatimit. Pikërisht për këtë arsye lind tundimi që gjithçka të kryhet sa më shpejt. Megjithatë, nxitimi i tepruar mund të çojë në dëmtime të përhershme, duke i bërë tenxheret dhe tiganët tuaj të papërdorshëm. Gabimi që nuk duhet bërë kurrë Pavarësisht sa shumë ju nxiton koha, mos i futni kurrë enët e nxehta direkt në ujë. Edhe pse kjo duket si…
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski u shpreh i habitur me faktin që para kongresit të sotëm të partisë nuk është mbajtur mbledhje e këshillit qendror të partisë për të diskutuar raporti i punës së kongresit edhe pse kjo paraprakisht ishte paralajmëruar për më 16 janar.“Nëse vazhdohet praktika që ishte deri tani, nuk premtohen rezultate dhe suksese. Për këtë janë kongreset këtu që të bëhen rikthime, të ofrohet platformë dhe të bashkohen njerëzit. Duhet të shtrijmë dorën njëri tjetrit. Në parti duhet të mbizotërojë dialogu e jo përjashtimi. Unë gjithnjë jam për bashkim e jo për ndarje. Bashkimi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari