Author: korrektpress

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve shkollore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.Sipas njoftimit, punimet aktualisht po zhvillohen në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.Nga Komuna e Obiliqit është theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera, në funksion të përgatitjes së tyre…

Read More

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me mbështetjen e Caritas Zvicër, do të organizojë takime biznesore B2B ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës.Takimi do të mbahet të premten, më 7 gusht 2026, nga ora 10:00, në restorantin “Ariu” në Jezerc të Ferizajt.Sipas Komunës, aktiviteti synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe diasporës, përmes krijimit të partneriteteve dhe zgjerimit të kontakteve profesionale.Në kuadër të takimeve, bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të identifikojnë mundësi për investime…

Read More

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe SHBA-ja do të jetë në një pozicion më të fortë”, tha zëvendëspresidenti amerikan, JD VanceSHBA-ja do të përdorë mjete ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për të sjellë zgjidhjen e konfliktit të Iranit, tha zëvendëspresidenti JD Vance në një intervistë për “Fox News” të mërkurën, transmeton Telegrafi.I pyetur për pengesat në negociatat me Iranin, Vance përmendi dy faktorë: “Numri një, iranianët janë njerëz jashtëzakonisht të vështirë. Numri dy, ata kanë një sistem të thyer”.”Ka njerëz brenda sistemit të tyre që duan që lufta të përfundojë dhe ka gjithashtu njerëz në sistemin e tyre…

Read More

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të bjerë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, duke sjellë ulje të ndjeshme të prurjeve nga lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend.Aktualisht, niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 283.89 metra, ndërsa niveli maksimal i tij është 296 metra. Rënia e prurjeve ka ndikuar në rezervat ujore, ndërsa në HEC-in e Fierzës janë në punë tre nga katër agregatet, me një fuqi aktive prodhimi prej rreth 300 megavatësh, raporton A2cnn.Përballë situatës së thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë gjatë muajve të verës, veçanërisht…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski në një intervistë për Politico “Brussels Playbook” tha se vendi meriton një rrugë të drejtë, të parashikueshme dhe të besueshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.Artikulli i Politico thekson se vendi ka qenë kandidat për anëtarësim që nga viti 2005 dhe është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Unionit, por se, dy dekada më vonë, ai ende pret që negociatat e pranimit të fillojnë seriozisht.“Po, ndonjëherë jemi shumë të frustruar nga mungesa e rezultateve politike”, theksoi Mucunski, duke shtuar se vendi është bërë një…

Read More

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e tij.IKD thekson se ushtruesja e detyrës së Presidentes e ka thirrur seancën në ditën e tridhjetë, duke ua lënë partive politike gjithë kohën e nevojshme për të arritur marrëveshje për institucionet e reja. “Megjithatë, mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të shndërrohet në arsye për bllokimin e Kuvendit dhe cenimin e rendit kushtetues.Seanca nisi në përputhje me rendin e përcaktuar: u verifikua kuorumi, deputetët dhanë betimin dhe…

Read More

Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.Policia dhe Prokuroria dyshojnë se vlera e argjendarisë së vjedhur kap shifrën e 1.5 milionë lekëve të reja (rreth 15 mijë euro), raportin tch. Burime pranë Komisariatit numër 5 i thanë Top Channel se ka dyshime që njëri nga grabitësit mund të jetë paraqitur më herët si klient për të ezauruar dhe kuptuar se çfarë kishte në argjendarinë e sulmuar ditën e kaluar në Kamëz.Teksa vijojnë hetimet, dyshohet se në grabitje morën pjesë 2 shtetas, që të dy të maskuar. Këtë të dhënë e tregojnë kamerat e…

Read More

Nuk po mendojmë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Po bëjmë një plan për të gjetur një formulë për ta ulur atë ose të paktën për të rritur tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë të rrisin çmimin e energjisë elektrike, tha sot kryeministri, Hristijan Mickoski.Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Palanka-Deve Bair të Korridorit 8, Mickoski theksoi se Maqedonia po përballet me sukses me sfidat, siç janë lufta në Gjirin Persik dhe situata aktuale me nivelin e lumit Danub, të cilat po…

Read More

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka deklaruar se ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është bërë për t’i dhënë hapësirë vazhdimit të bisedimeve politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës, Kurti tha se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje politike për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.“Ashtu siç e theksuam edhe në fillim të seancës konstituive, duam t’i japim shans vazhdimit të bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje për presidentin e ri. Çfarëdo veprimi për konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje për…

Read More

“Spider-Man: Brand New Day” është bërë filmi me fitimet më të larta në vitin 2026, pasi vetëm pas shtatë ditësh shfaqjeje në kinema ka arritur një fitim total prej rreth 1 miliard eurosh.Vazhdimi i prodhuar nga Sony dhe Marvel, me aktorët kryesorë Tom Holland dhe Zendaya, ka siguruar deri tani rreth 390 milionë euro në tregun vendas dhe rreth 614 milionë euro në tregjet ndërkombëtare. Me këtë rezultat, filmi ka kaluar prodhimin e Disneyt “Toy Story 5”, i cili që nga qershori ka grumbulluar rreth 928 milionë euro. – YouTube www.youtube.com Filmi i fundit i sagës “Spider-Man” ka thyer gjithashtu…

Read More