- Power of You – Bëhu gati ta ndriçosh ambientin
- Gjykata në Gjilan ia zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpiak Arianit Sllamnikut
- Qyra: Ndotja e ujit ka shumë mundësi të jetë nga gërmime të thella të bëra nga një kompani
- “Vedat Muriqi, sfiduesi i Kylian Mbappes për Pichichi”, mediumi britanik shkruan për formën e karrierës së yllit të Kosovës
- Nis takimi i parë i Bordit të Paqes të Trumpit, të pranishëm Vjosa Osmani dhe Edi Rama
- Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju
- Polici voziste pa patentë shoferi, MPB: I është marrë arma dhe është dërguar për kontroll psikiatrik
- Hailey Bieber zbulon nëse dëshiron më shumë fëmijë me bashkëshortin e saj Justin Bieber
Author: korrektpress
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Njësitin për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, po zhvillon një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për dy vepra penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”, raporton Telegrafi.Aksionin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, duke theksuar se aksioni është në zhvillim e sipër.Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale do të japë më shumë detaje për rezultatet e aksionit pas përfundimit të tij. /Telegrafi/
Një erë e pakëndshme në rroba që mbetet edhe pas larjes është një problem i zakonshëm, veçanërisht me rrobat sportive, peshqirët dhe rrobat sintetike. Shkaku zakonisht nuk janë vetë detergjentët, por një kombinim i lagështisë, baktereve dhe zakoneve të gabuara të larjes dhe tharjes.Problemi shpesh ndodh me materialet sintetike, veshjet sportive dhe peshqirët, por mund të ndikojë edhe në sendet e përditshme nëse lahen në temperatura të ulëta ose nëse lavatriçja nuk është mjaftueshëm e pastër. Kur rrobat lahen në 30 ose 40 gradë, yndyra dhe djersa nuk hiqen plotësisht, gjë që krijon një mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave…
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Neonët 8”, duke zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Me këtë rast, numri i rasteve të goditura në kuadër të operacionit “Neonët” ka arritur në 13.Si rezultat i operacionit, u arrestua një 35-vjeçar, banues në fshatin Bratosh, ndërsa një 36-vjeçar, banues në fshatin Vrakë, është shpallur në kërkim. Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së u ndaluan, ndërsa një tjetër procedohet penalisht për shpërdorim detyre.Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente në fshatin Boriç i Madh (një banesë dhe dy stalla) të përshtatura për…
Nga: Joseph de Weck, bashkëpunëtor në Institutin për Kërkime të Politikës së Jashtme / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comSapo kemi kaluar çerekun e këtij shekulli, Evropa duket të jetë në një pikë kthese. Për dekada me radhë, pjesa e saj në PBB-në globale ka qenë në rënie dhe ndikimi i saj gjeopolitik është gërryer. Në një moment të caktuar, rënia relative mund të kthehet në rënie absolute. Ky moment mund të jetë duke u afruar.ShBA-ja, Rusia dhe Kina janë haptazi të angazhuara në një “përleshje për Evropën”. Moska kërkon të rikthejë hegjemoninë në Lindje. Pekini dëshiron industrinë e Evropës; Uashingtoni kërkon…
Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesve ligjor të palëve të dëmtuara, në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Seanca paraprake u shty me kërkesë të mbrojtëses së ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, avokates Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila në ndërkohë u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.Në sencën e fundit në dhjetor, familjet e viktimave në zjarrin në “Puls”, me lot, psherëtima të thella, dhe vajtime të dhimbshme, i dëgjuan dëshmitë e nënave zëri…
Në një fjalim në Vilnius, presidenti Volodymyr Zelensky theksoi unitetin e Polonisë, Ukrainës dhe Lituanisë, duke shtuar se Bjellorusia ende duhet të arrijë pavarësi të vërtetë.Zelensky tha se, për momentin, qenit të bardhë Spitz të diktatorit bjellorus Alexander Lukashenko “i janë dhënë më shumë të drejta sesa popullit të Bjellorusisë”.Ai shtoi se Bjellorusia kishte një shans për ta ndryshuar këtë, duke iu referuar protestave paqësore të vitit 2020, por “në atë kohë, mbështetja për bjellorusët thjesht nuk ishte e mjaftueshme”.“Dhe tani të gjithë e ndiejmë se sa më e vështirë, sa më e kushtueshme dhe sa më e rrezikshme është…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka dënuar ashpër djegien e një mekanizmi ndërtimor (bager), i cili i përkiste kompanisë së angazhuar për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje në qytet.Sipas Pecit, rasti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ndërsa e ka cilësuar veprimin si akt kriminal dhe kërcënues ndaj rendit dhe sigurisë publike.“Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm. E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar”, ka shkruar Peci.Ai ka theksuar se veprime të tilla përbëjnë kërcënim…
Tajvani po monitoron ato që i quajti ndryshime “anormale” në udhëheqjen ushtarake të Kinës pasi gjenerali i saj më i lartë u vu nën hetim dhe nuk do ta ulë vigjilencën pasi niveli i kërcënimit mbetet i lartë, tha ministri i mbrojtjes të hënën.Kina njoftoi të shtunën se Zhang Youxia, zëvendëskomandanti nën Presidentin Xi Jinping si nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, dhe një oficer tjetër i lartë, Liu Zhenli, ishin nën hetim për shkelje të dyshuara serioze të disiplinës dhe ligjit.”Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër ndryshimet anormale midis niveleve të larta të partisë, qeverisë dhe udhëheqjes ushtarake…
Genoa ka marrë një fitore të pabesueshme ndaj Bolognës të dielën në mesditë me rezultat 3-2. Ishin mysafirët që krijuan epërsi të dyfishtë 0-2, por rikthimi spektakolar ndodhi në 30 minutat e fundit të ndeshjes.Fillimisht Bologna mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi portieri Lukasz Skorupski u ndëshkua me karton të kuq dhe pastaj erdhi koha e golit më të mirë të javës në Serie A dhe një nga më të mirët e vitit. Stop that Malynovsky. pic.twitter.com/YPyCEc1JYa— Stop That Football (@stopthatfooty) January 25, 2026 Ishte mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi që realizoi një kryevepër nga gjuajtja e lirë prej një…
Nga: David Gilmour (albumi “A Momentary Lapse of Reason”, Pink Floyd, 1987) Përktheu: Agron ShalaNjë tingull, një tingull i vetëm Një puthje, një puthje e vetme Një fytyrë matanë xhamit të dritares Qysh erdhi puna deri këtu? Një burrë që iku, një fëmijë që qau Një vajzë që dëgjoi, një zë që gënjeu Dielli që digjej all Vegimi i një shtrati boshPërdorimi i forcës, ai ishte shumë i fortë Ajo shpejt do të nënshtrohet, është lodhur Marshi i fatit, vullneti i thyer Dikush rri shumë i qetë Ai ka qeshur dhe ka qarë Ai ka luftuar dhe ka vdekur Ai…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari