Author: korrektpress

Një deklaratë e papritur e Labit ka tronditur banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë. Ai, me një ton të vendosur dhe të lartë, komentoi: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi”.Komentet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Klodi, i cili e sfidoi menjëherë: “Qysh e krahason veten me Luizin?” BBVK/InstagramLabi nuk u ndal dhe vazhdoi, duke i thënë vetes me zë të lartë “bravo”, ndërsa Klodi i rikujtoi: “Ty të duhet 1 milion vite të jetosh, për t’u bërë çereku i Luizit. Ti as deri…

Read More

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s, të cilët u takuan të enjten, ishin të prirur të theksonin se mbështetja për Ukrainën mbetet në krye të agjendës së tyre pas javësh debati mbi sigurinë në Arktik, që kulmoi me nisjen e një aktiviteti të ri të aleancës në Veriun e Epërm.Në takimin ministror të mbrojtjes të së enjtes në Bruksel, ministrat e aleancës vlerësuan gjerësisht nisjen e aktivitetit të vigjilencës së shtuar “Arctic Sentry” – të njoftuar një ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte – për të rritur praninë e NATO-s në Veriun e Epërm.Aktiviteti i ri shumë-domenesh do…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është mbajtur mbledhja përuruese dhe e parë e punës e kabinetit të ri qeveritar.“Që në ditën e parë të punës, u mblodhëm për të miratuar buxhetin e vitit 2026 dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh presin miratimin në Kuvend e që kanë edhe afat skadence”, ka deklaruar Kurti.Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka aprovuar edhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar për muajin mars.“Që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë, teksa komisionet parlamentare…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Theks i veçantë i është dhënë rëndësisë së përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.Në takim është diskutuar gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe për hapat e mëtejmë në këtë…

Read More

Darwin Nunez ndodhet te Al-Hilal vetëm prej disa muajsh, por zhurma rreth lëvizjes së tij të radhës po rritet tashmë, duke e lënë të ardhmen e tij afatgjatë në Riad gjithnjë e më të pasigurt.Sulmuesi uruguaian u transferua në Lindjen e Mesme verën e kaluar dhe fillimisht regjistroi statistika të kënaqshme, megjithatë spekulimet e kanë shoqëruar pothuajse menjëherë, me raportime të vazhdueshme që e lidhin me një rikthim të shpejtë në Europë ose me një transferim tjetër diku gjetkë.Një faktor kyç që ka shtuar pasigurinë është evoluimi i repartit ofensiv të Al-Hilal, veçanërisht pas ardhjes së Karim Benzema në janar,…

Read More

Arda Guler ka reaguar ndaj deklaratave të ish-menaxherit të tij, Serhat Pekmezci, i cili pretendoi se futbollisti turk ishte bullizuar pas transferimit te Real Madridi.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Güler hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se që nga dita e parë është ndier i mirëpritur në klubin madrilen.“Me trishtim kam ndjekur deklaratat e fundit publike të ish-drejtuesit të skautimit, z. Serhat Pekmezci, i cili luajti një rol të rëndësishëm në fillimin e karrierës sime”. “Që nga dita ime e parë, jam pritur ngrohtësisht nga të gjithë në këtë klub dhe gjithmonë e kam konsideruar këtë vend si familje.…

Read More

Një projekt i ri mediatik pritet t’i shtohet së shpejti skenës televizive dhe muzikore në vend. Bëhet fjalë për emisionin “R Studio”, i cili do të nisë transmetimin në RTV Dukagjini, ndërsa Telegrafi ka qenë prezent në xhirimet e episodit të parë, ku i ftuari i parë do të jetë reperi i ri Nino.Moderatori i emisionit, Fisnik Juniku, në një prononcim për Telegrafin ka ndarë detaje rreth konceptit dhe synimit të këtij projekti, duke treguar se ideja për të ka lindur prej kohësh. “Jemi në përfundim të një projekti të ri me Radio Dukagjinin. Është një projekt që e kam…

Read More

Një incident i papritur ka ndodhur në Verkhovna Rada, parlamentin e Ukrainës, ku një numër i konsiderueshëm deputetësh raportohet të jenë helmuar. Sipas deputetit Mykola Tyshchenko, shkaku mund të ketë qenë ushqimi i shërbyer në kafeterinë e parlamentit, megjithëse autoritetet ende po hetojnë për të konfirmuar këtë hipotezë, shkruajnë mediat.Ngjarja vjen në një kohë kur Ukraina po përballet me përhapjen e rotavirusit, një infeksion viral që zakonisht shkakton të vjella dhe diarre, sidomos tek fëmijët, por që mund të prekë edhe të rriturit. Nuk dihet ende nëse helmimi i deputetëve lidhet drejtpërdrejt me këtë virus apo me ndonjë burim tjetër.Autoritetet…

Read More

Dobësi në regjistrimin e kërkesës dhe detyrimeve, parregullsi në realizimin e të ardhurave, dhënien e lëshimeve dhe shpërblimeve, kompensime të paguara pa bazë ligjore, pagesë e tatimit të vlerës së shtuar për shërbime të ndërlidhura me veprimtarinë themelore dhe dobësi në përballjen dhe realizimin e furnizimeve publike, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në raportin revizor për Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në rapotin e publikiuar sot ESHS shpreh mendim të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare të Arkivit, si dhe për harmonizimin me rregullativë ligjore, udhëzimet dhe polirikat e vendosura.Me revizion është konstatuar edhe mospërmbushje…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 92 vota pro deklaratën e përbashkët për “Pafajësi për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.Kërkesa për votimin e kësaj deklarate në mbështetje të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së, për të cilët në Prokuroria në Hagë ka kërkuar në total 180 vite burg, u propozua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ky u fundit u shpreh se kjo deklaratë është në konsekuencë të plotë me qëndrimet e Partisë Socialiste në 35 vite sa i përket çështjeve që lidhen me Kosovën, me pastërtinë e luftës së UCK në Kosovë dhe që lidhen me faktet që…

Read More