KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju

Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju

Në Washington ka nisur takimi i parë i Bordit të Paqes, i ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, një iniciativë që sipas tij synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për çështje të sigurisë dhe stabilitetit global.

Në këtë mbledhje inauguruese po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me përfaqësues të lartë nga disa shtete të botës.

Në fjalën hapëse, Trump e cilësoi organizimin e Bordit të Paqes si një nga ngjarjet më të rëndësishme në të cilat është përfshirë gjatë presidencës së tij.

Ai falënderoi liderët e pranishëm për angazhimin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes.

Duke prezantuar liderët pjesëmarrës, presidenti amerikan pati një mesazh të veçantë për presidenten Osmani.

“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, u shpreh ai.

Sipas njoftimeve zyrtare, shtetet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes janë: Argjentina, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvadori, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kuvajti, Kosova, Maroku, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Takimi pritet të vazhdojë me diskutime mbi sfidat aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë konfliktet rajonale dhe nismat për ndërtimin e besimit mes shteteve pjesëmarrëse./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.