Author: korrektpress

Video-loja e njohur “Call of Duty: Black Ops 2” është shitur në më shumë se tetë milionë kopje përmes PlayStation Store që nga muaji korrik, duke u bërë një nga lojërat më të shitura të këtij viti.Interesant është fakti se “Call of Duty: Black Ops 2″ është publikuar si një portim i versionit origjinal të vitit 2012 në rezolucion 1080p, pa ndryshime të mëdha. Megjithatë, kjo nuk i pengoi lojtarët ta blinin masivisht.”Black Ops 2” nuk ishte e vetmja lojë klasike e serisë Call of Duty që u soll në konzolat PS4 dhe PS5. Edhe pjesa e parë u publikua…

Read More

Shumë gra përdorin oksidues tepër të fortë, duke i bërë flokët edhe më të thatë dhe të brishtëKur fillon menopauza, rënia natyrale e nivelit të estrogjenit nuk ndikon vetëm në humor. Ndryshimet mund të vërehen edhe në pasqyrë. Flokët mund të humbasin shkëlqimin, të hollohen, të thahen dhe të thyhen më lehtë, ndërsa prodhimi i sebumit zvogëlohet.Kjo do të thotë se flokët pas të 50-ave kanë nevojë për një qasje të ndryshme nga ajo e viteve të mëparshme. Me kalimin e moshës, struktura e flokut bëhet më e brishtë, ndaj edhe gabimet në kujdes mund të bëhen më të dukshme.Megjithatë,…

Read More

Kundër mendimit të përhapur, studimi nuk gjeti ndonjë ndryshim të rëndësishëm midis burrave dhe grave kur bëhet fjalë për vlerësimin e kaluarës seksuale të dikujt tjetërPyetja që shkakton shumëvështirësi te shumëkush – “Sa partnerë seksualë ke pasur deri më tani?” – është përsëri në qendër të vëmendjes falë një hulumtimi të ri që solli zbulime interesante, madje edhe paksa befasuese. Ndërsa shumica e njerëzve automatikisht supozojnë se një numër i madh partnerësh të mëparshëm ndikon negativisht në shanset për një marrëdhënie serioze, shkencëtarët e Universitetit të Swansea zbuluan se faktori kyç është krejtësisht i ndryshëm – konteksti kohor, shkruan Daily…

Read More

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për të përforcuar repartin e mesfushës.Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e klubit madrilen, me në krye Florentino Perezin dhe trajnerin Jose Mourinho, po analizojnë mundësinë e transferimit të një mesfushori kreativ për sezonin 2026/27.Megjithatë, ‘Los Blancos’ kanë vendosur një kusht të qartë para çdo lëvizjeje në afatin kalimtar, fillimisht duhet të largohet njëri mes Aurelien Tchouamenit dhe Eduardo Camavingas. Vetëm pas një largimi të tillë, Real Madridi do të hapë negociatat për një mesfushor të ri.Emri i parë në listën e…

Read More

Një person është plagosur sonte si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Banjë të Istogut.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lënduar nga arma e zjarrit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e nevojshme”, ka thënë Rugova.Sipas tij, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa gjendja e tij është stabile.“I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor…

Read More

Më shumë se 4,000 raste të konfirmuara të virusit Ebola janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, tregojnë të dhënat zyrtare të qeverisë.Epidemia, e dyta më e madhe në botë, është përshkruar si përhapja më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë.Ekspertët besojnë se infeksionet ekzistonin muaj para se të shpallej një epidemi më 15 maj dhe se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar.Instituti i shëndetit publik i vendit të Afrikës Qendrore thotë në raportin e tij më të fundit se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4,053, përfshirë 1,850 vdekje.Rastet…

Read More

Filmi “The Odyssey” i Christopher Nolan ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në kinematë globale vetëm tre javë pas publikimit.Filmi, në të cilin Matt Damon portretizon mbretin grek Odise, fitoi 429.65 milionë dollarë brenda vendit dhe 578.8 milionë dollarë ndërkombëtarisht, për një total prej 1.008 miliardë dollarësh.Është filmi i parë i Nolan që nga filmi “Dark Knight Rises” i vitit 2012 që arrin këtë moment historik në biletari.Në ditët në vijim, “The Odyssey” pritet të bëhet filmi i tij me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke tejkaluar rekordet e mëparshme të mbajtura nga “Dark Knight Rises”…

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sonte deri në mesnatë, me synim respektimin e afatit kushtetues.Në një prononcim nga holli i Kuvendit, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së bazohet në respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e standardeve institucionale.“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve…

Read More

Barcelona ka nisur të përgatitet për çdo skenar në afatin kalimtar dhe, në rast se nuk arrin ta finalizojë transferimin e Julian Alvarez, klubi katalunas ka gjetur një alternativë të fortë në sulm.Sipas raportimeve nga Spanja, Georges Mikautadze është emri që ka fituar më shumë peshë në listën e drejtuesve të Barcelonës. Sulmuesi gjeorgjian 25-vjeçar thuhet se ka dhënë miratimin e tij për një kalim të mundshëm te blaugranasit, pas kontakteve direkte me trajnerin Hansi Flick.Flick raportohet se ka zhvilluar bisedime me Mikautadzen për t’i shpjeguar projektin sportiv të Barcelonës dhe rolin që ai mund të ketë në skuadër. Ky…

Read More

Deputetë të partive opozitare janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës teksa kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mbahet sonte seanca konstituive sipas afateve kushtetuese e jo nesër siç është thirrur nga kryesuesi i saj.Mirëpo, deputetët e mbledhur siç merr vesh Dukagjini kanë mbetur në hollin e Kuvendit pasi dera e sallës ku pritet të mbahet seanca është e mbyllur, njofton Dukagjini.Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet sonte për çka kanë mbledhur edhe nënshkrime.Deri në këto orë nuk ka ardhur ndonjë përgjigje nga partia…

Read More