Author: korrektpress

Në ndeshjen e zhvilluar dje në “Metropolitano”, Atletico Madrid dhe Mallorca u përballën në një ndeshje ku dy sulmuesit kryesorë, Julian Alvarez dhe Vedat Muriqi, shfaqën formë dhe statistika shumë të ndryshme.Julian Alvarez vazhdon të ketë një sezon të vështirë. Sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm shtatë gola në 20 ndeshje zyrtare deri tani, dhe nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës që nga 1 nëntori, duke kaluar nëntë ndeshje pa gol. Përveç golave, ai ka dhuruar edhe tre asistime, por bilanci i përgjithshëm mbetet nën pritshmëritë për një lojtar me vlerën e tij të tregut, 100 milionë euro. Megjithatë, trajneri dhe…

Read More

Futbollisti 22-vjeçar Gentrit Salihu do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke iu bashkuar klubit elitar Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë.Së fundi, Salihu ishte pjesë e Prishtinës dhe ka treguar paraqitje të spikatura në Superligën e Kosovës. Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për karrierën e mesfushorit defensivë.“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të…

Read More

KRU Hidroregjioni Jugor njofton të gjithë konsumatorët e Njësisë Malishevë se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Imer Krasniqi”, ekipet e saj do të realizojnë punime teknike për sanimin e tij.Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet. KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe…

Read More

Është lansuar programi i ri për zhvillimin e ekonomisë kreative i cili synon të mbështesë brezin e ri të galeristëve, kuratorëve dhe sipërmarrësve kulturorë në Kosovë, Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke ndërtuar ura reale bashkëpunimi mes talentit lokal dhe tregut ndërkombëtar të artit.Gjatë konferencës së lansimit u prezantua struktura e programit si dhe modulet e trajnimit që përfshijnë menaxhimin e galerive komerciale, praktikën kuratoriale, sipërmarrjen kulturore dhe zhvillimin e shkathtësive profesionale (soft skills). – YouTube www.youtube.com Punëtoritë për galeritë komerciale dhe tregun e artit udhëhiqen nga Olivier Durey (Mbretëria e Bashkuar), në bashkëpunim me Gazmend Ejupi (Prishtina Biennale), ndërsa…

Read More

KRU “Mitrovica” ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt dhe cilësor me shërbime.Sipas njoftimit, pagesa në kohë është obligim ligjor dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit. Moskryerja e pagesave mund të sjellë masa sipas rregulloreve në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit.KRU Mitrovica apelon te qytetarët që të respektojnë afatet për pagesa, në mënyrë që shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të funksionojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/

Read More

Disa ndërmjetës tashmë kanë kontaktuar me Manchester City për të vlerësuar një mundësi të ardhjeje të Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë ende nuk ka arritur të konsolidohet te Real Madrid.Deri më tani, Alexander-Arnold ka grumbulluar vetëm 497 minuta me fanellën e Los Blancos. Lojtari 27-vjeçar ka patur probleme të shumta me lëndimet dhe ka marrë pjesë vetëm në 11 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka startuar si titullar në shtatë. Megjithëse klubi madrilen beson se është çështje kohe para se anglezi të rikuperojë formën dhe të bëhet një element i rëndësishëm i skuadrës, situata e tij e ndërlikuar ka nxitur…

Read More

Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për pozitën e saj të re në parti, VLEN-in, si dhe tema tjera.Ajo tha se BDI-ja kërkon vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, ndërsa tha se pas kongresit ato janë më të fortë se kurrë. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … “BDI është më e fortë se kurrë. BDI bëri një hap të guximshëm, me çka dëshmoi se është parti e fortë dhe e orientuar kah e ardhmja, pasi…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe gjatë pauzës zyrtare, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar angazhimin institucional për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës. /Telegrafi/

Read More

Në Prokurorinë Themelore në Prizren u zhvillua një takim ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë së Kukësit, Policisë së Trafiqeve nga Tirana, Policisë për Hetimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit me Migrantë, si dhe përfaqësuesve të Departamentit për Kufij të Policisë së Kosovës në Prishtinë.Prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Prizrenit, Ervehe Gashi, e priti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të kontrabandimit me migrantë.Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave, koordinimin e veprimeve hetimore dhe mekanizmat konkretë për një reagim më efikas ndaj këtij fenomeni, i cili…

Read More

Shpresa Agushi, drejtore ekzekutive në RROGRAEKPabarazia gjinore dhe mungesa e përfshirjes adekuate në të gjithë spektrin e jetës shoqërore për vajzat dhe gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, vazhdojnë të mbeten sfiduese dhe përbëjnë çështje për të cilat ende duhet të punohet vazhdimisht. Situata e pasluftës dhe mundësitë e krijuara për këto komunitete nga faktorët ndërkombëtarë, me qëllim që edhe ato të kenë partitë e tyre politike, u realizuan fillimisht me nga një parti dhe më pas me krijimin e disa partive politike nga vetë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.Organizata RROGRAEK, së bashku me organizata të tjera të grave…

Read More