Author: korrektpress

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin kanë biseduar hapur dhe sinqerisht për perspektivën evropiane të Maqedonisë.“Biseduam hapur dhe sinqerisht për perspektivën evropiane të Maqedonisë, për reformat që po i zbatojmë dhe për sfidat që qëndrojnë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. E përcolla qartë qëndrimin tonë: Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane. Por, njëkohësisht, Maqedonia meriton një proces dinjitoz dhe parimor, të bazuar në vlerat evropiane, e jo në kushte bilaterale”, tha Mickoski në një postim…

Read More

Nate Diaz ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim spektakolar në Ultimate Fighting Championship (UFC), duke shprehur dëshirën për ta mirëpritur sërish në kafaz rivalin e vjetër, Conor McGregor.Diaz u largua nga UFC pas skadimit të kontratës së tij, duke e mbyllur aventurën me një fitore me nënshtrim ndaj Tony Ferguson në eventin UFC 279 në shtator 2022.Më pas ai u rikthye në sportet luftarake me dy duele të profilit të lartë në boks, përballë Jake Paul dhe ish-rivalit të UFC-së, Jorge Masvidal.Diaz humbi me pikë ndaj Paul në vitin 2023, por u hakmor ndaj Masvidal, duke fituar me…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është shumë i shqetësuar për aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiq theksoi se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e…

Read More

Përfaqësuesit e talentit të Wolverhampton Wanderers, Mateus Mane, kanë vizituar së fundmi qendrën stërvitore AXA të Liverpool, në kuadër të vlerësimit të interesimit të mundshëm për një transferim, sipas raportimeve të DaveOCKOP.Vizita nuk lidhej domosdoshmërisht me negociata zyrtare për transferim, por më shumë me dëshirën për të kuptuar më qartë situatën te Liverpooli dhe për të vlerësuar nivelin e interesimit për 18-vjeçarin. Përfaqësuesit e Mane kanë zhvilluar takime edhe me disa klube të tjera të mëdha në Angli, për të krijuar një panoramë më të gjerë të tregut. Mesfushori ka lënë mbresa këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Rob Edwards,…

Read More

Rolls‑Royce është krenar për detajet dhe ky Phantom unik i bërë për një klient nga Lindja e Mesme është një dëshmi e këtij përkushtimi. Vetura e quajtur Phantom “Arabesque” është i pari Rolls‑Royce në botë që ka kapak motori plotësisht të gdhendur me laser.Rolls‑Royce ka kaluar pesë vjet duke zhvilluar teknikën e përdorur në këtë Phantom, e frymëzuar nga tradita italiane, për të arritur atë që kërkojnë mjeshtrit e markës – thellësi, qartësi dhe përpikëri të jashtëzakonshme.Modeli merr inspirim nga dizajni “mashrabia”, një element kompleks i kulturës së Lindjes së Mesme. Për ta transferuar këtë model në kapakun e automjetit,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.Ahmeti e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në në diplomacinë dhe politikat e jashtme të vendit.“Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë, si dhe Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Read More

Presidenti finlandez, Alexander Stubb deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë se planet e Rusisë për Ukrainën nuk kanë funksionuar siç pritej. “Ai donte ta bënte Ukrainën ruse. Ajo u bë evropiane”, tha ai.Stubb gjithashtu kujtoi objektivat e Moskës për NATO-n “dëshironte të parandalonte zgjerimin e NATO-s. Finlanda dhe Suedia u bënë pjesë e aleancës”.Stubb theksoi edhe ndryshimet në shpenzimet për mbrojtjen “dëshironte të mbante shpenzimet tona mbrojtëse të ulëta. Tani po shkojnë deri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Duke folur për luftën, ai nënvizoi se territori i Ukrainës që Rusia kishte arritur të pushtonte ka pësuar ndryshime…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, që sipas saj, hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin.Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se këto marrëveshje sjellin mundësi të reja për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset, si dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit. BE përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: I hapet rruga Kosovës që të përfitojë 882 milionë euro “Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat…

Read More

Dua Lipa ka folur hapur për sfidat e marrëdhënieve në distancë, pas një viti të gjatë të turneut botëror “Radical Optimism”, gjatë së cilit ishte larg të fejuarit të saj, Callum Turner. Këngëtarja, 30 vjeçe, dha këshilla për një fans që donte të ruante lidhjen me partnerin e tij nga distanca, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e lehtë, por nuk pushon kurrë së qeni e vështirë. Ajo shtoi: “Të jesh larg familjes është e vështirë. Nuk humbet vetëm rastin e madh; janë momentet e vogla që të lënë të ndihesh i çekuilibruar”. Megjithatë, Dua theksoi se…

Read More

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka deklaruar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi.

Read More