Author: korrektpress

Volkswagen mund të jetë duke përgatitur kamionçinën e parë të ndërtuar posaçërisht për tregun amerikan, në kuadër të një strategjie të re për të forcuar pozicionin e saj në SHBA.Sipas një raporti të Reuters, modeli i ri mund të hyjë në prodhim para fundit të kësaj dekade, ndërsa një nga mundësitë është që të prodhohet në fabrikën e Volkswagen në Chattanooga, Tennessee, ku aktualisht ndërtohen SUV-të Atlas dhe Atlas Cross Sport.Ende nuk dihet nëse modeli do të jetë kompakt, i mesëm apo i madh. Megjithatë, Volkswagen pritet të fokusohet te segmenti kompakt ose i mesëm, ku modele si Ford Maverick,…

Read More

Rëndësia e vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd nuk mund të kuptohet në mënyrë të mjaftueshme përmes fjalorit konvencional të protokollit diplomatik. Koha në të cilën ajo zhvillohet, që përkon me një fazë kritike të luftës kundër Rusisë; destinacioni i saj gjeografik, Serbia; pesha e saj gjeopolitike; si dhe reagimet që pritet të provokojë, përbëjnë së bashku premisat për një interpretim më të gjerë strategjik. Vizita nuk është thjesht një takim ndërmjet dy presidentëve. Ajo është një sinjal politik i drejtuar njëkohësisht ndaj Beogradit, Moskës, Kievit dhe vendeve të tjera.Dimensioni më domethënës i kësaj vizite qëndron pikërisht te destinacioni: presidenti…

Read More

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u shpreh se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Lajmi u bë i ditur nga postimi i Shpend Lilës në rrjetin social në Facebook duke bashkëngjitur edhe videon në momentin e heqjes së saj.Ndryshe, Zelenskyy, gjatë qëndrimit në Serbi, deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke ritheksuar qëndrimin e Kievit për këtë çështje.Në Prishtinë, kjo deklaratë është pritur me reagime, ndërsa largimi i mbishkrimit “Free Ukraine” nga…

Read More

Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, thanë se kishin goditur një objekt nafte në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, pasi mbretëria e Gjirit tha se kishte shuar një zjarr në atë vend.Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha se Houthit kishin “arritur të shënjestronin rafinerinë Aramco në Jizan me një dron dhe se sulmi ishte i saktë”, duke shtuar se sulmi ishte nisur në përgjigje të ndërhyrjeve të dronëve sauditë në Jemenin veriperëndimor.Aramco është kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite.Një armëpushim i vitit 2022 në luftën civile të Jemenit, në të cilin Arabia Saudite…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BD) – Dega në Çair ka reaguar pas përdhosjes së muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve.Në reagim thuhet se akti bëhet edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur: pikërisht në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat…

Read More

Një nga mënyrat më të zakonshme për të përqeshur një protestë në Shqipëri është numërimi i pjesëmarrësve. Sa veta ishin? Pesëqind? Pesë mijë? Pastaj vjen fotografia nga droni, krahasimi me popullsinë e vendit dhe përfundimi triumfues qeveritar se protesta dështoi. Në këtë mënyrë krijohet përshtypja sikur fuqia e një proteste matet njësoj si audienca e një koncerti ku kinse sa më shumë njerëz në shesh aq më i rëndësishëm i bie të jetë artisti. Mirëpo, historia e lëvizjeve shoqërore tregon se regjimet e konsoliduara nuk shqetësohen vetëm nga protestat e mëdha. Ndonjëherë janë pikërisht protestat e vogla, këmbëngulëse që përmbajnë…

Read More

OBRM-PDUKM njofton se turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë dhe se masat e ndërmarra, sipas partisë, tashmë po japin rezultate konkrete.Nga partia theksojnë se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës turistike, lidhjeve ajrore, rrugore dhe hekurudhore, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për investime të reja dhe zhvillimin e turizmit rural.Sipas OBRM-PDUKM-së, të dhënat më të fundit tregojnë rritje të ndjeshme të turizmit dhe trafikut ajror. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, partia thotë se numri i pasagjerëve në ardhje është rritur me 40 për qind në nivel vjetor.Të dhënat zyrtare statistikore, sipas…

Read More

Sot (09.08.2026), rreth orës 05:10, patrulla policore e stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin M.R., 20 vjeç.Sipas njoftimit thuhet se gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.Ndërkaq, në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh. /Telegrafi/

Read More

Real Madridi ka marrë një ofertë të bujshme prej 115 milionë eurosh për Arda Guler, një nga talentet më premtues të skuadrës madrilene. Propozimi vjen nga Paris Saint-Germain, që kërkon të transferojë mesfushorin turk gjatë kësaj vere.Guler, 21 vjeç, ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në ekipin e Real Madridit dhe po konsiderohet një nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e klubit. Gjatë sezonit 2025/26, ai zhvilloi 51 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 12 asistime në të gjitha kompeticionet. Paris Saint-Germain e ka vendosur Arda Gulerin në listën e objektivave kryesorë dhe është i gatshëm të bëjë…

Read More

Dy persona kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Kufitare.Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka intensifikuar monitorimin e zonave bregdetare përmes dronëve dhe mjeteve lundruese, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.Gjatë monitorimit të vijës bregdetare, punonjësit e Policisë kanë konstatuar dy shtetas që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur në det.Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen në breg të dy personave.Bëhet fjalë për M. P., 67 vjeç, banues në…

Read More