- Gjashtë punëtorë u lënduan rëndë gjatë çmontimit të skenës pas koncertit të Ed Sheeran
- Piero Ausilio largohet nga Interi pas 29 vitesh?
- Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në kabinë të shoferit
- Mickoski: Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë
- Xhuli bën gati çantën e maternitetit, kërkon ndihmë nga gratë
- Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhuron 1,000 flamuj dhe 1,000 bluza për protestën “Kosova po pret”
- Austrian MEP calls for suspension of negotiations with Serbia due to glorification of criminal Mladic
- Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë për shkak të glorifikimit të kriminelit Mlladiq
Author: korrektpress
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me spotin qeveritar të publikuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, në të cilin siç thonë nga ASH, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar, ndërsa gjuha shqipe mungon plotësisht.”Është e papranueshme që një material zyrtar, i financuar edhe nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të ndërtohet mbi një narrativë një etnike, duke krijuar përshtypjen sikur ky shtet i përket vetëm një komuniteti”.”Shqiptarët kanë qenë pjesë e pandashme e proceseve më të rëndësishme politike dhe shoqërore të vendit, nga periudha e pavarësimit, deri te ndërtimi i institucioneve demokratike, integrimi në NATO dhe rruga…
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka bërë thirrje ministrit që, në vend të deklarimeve politike, të fokusohet në bashkëpunim dhe mbështetje për prodhuesit vendorë.“Ministër, eja t’i vizitojmë bashkë prodhuesit tanë. Eja të ulemi me ta, t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre, të shohim investimet që kanë bërë dhe të kuptojmë se çfarë u nevojitet për të rritur edhe më tej cilësinë dhe konkurrueshmërinë”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.Kjo organizatë ka theksuar se nuk është kundër kontrolleve, inspektimeve apo trajtimit profesional të produkteve, veçanërisht atyre ushqimore, duke nënvizuar se siguria e konsumatorit dhe cilësia duhet të jenë…
Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, ndërsa për nesër, më 11 gusht, është paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Dragashit.Protesta do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të bashkohen për të kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë.Në njoftim thuhet se është e papranueshme që qytetarët të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore. Dragashi përballet me vështirësi në furnizimin me…
Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka mbajtur premtimin e dhënë për familjen e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, duke ndarë një shumë prej 4 mijë eurosh për djalin e tij të vogël, Roelin.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi njoftoi se familjes i janë deponuar gjithsej 5 mijë euro. Nga kjo shumë, 4 mijë euro janë dhuruar prej tij, ndërsa 1 mijë euro janë dhënë nga reperi 2Ton, të cilin Tahiri e falënderoi për përfshirjen në këtë nismë.Kjo ndihmë është pjesë e një iniciative që Labi e kishte nisur dy muaj më parë. Ai kishte…
Pentagoni ka publikuar dosje të reja të deklasifikuara të UFO-ve si dhe pamje lidhur me objektet misterioze.Videot tregojnë një sferë misterioze që fluturon mbi një zonë banimi në Lindjen e Mesme dhe pamje të një sfere të zezë që qëndron pezull mbi Oqeanin Paqësor, e cila duket se zhduket për një moment përpara se të rishfaqet.Ky publikim i fundit përmban gjithsej 41 skedarë: mbi një duzinë videosh, tre imazhe dhe një sërë dokumentesh PDF. Dokumenti më i vjetër është nga viti 1953, dhe më i fundit është i këtij viti.Departamenti amerikan i mbrojtjes ngarkoi pjesën e parë prej 161 dosjesh…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se në kuadër të kontrolleve dhe analizave të produkteve ushqimore janë konstatuar raste të pranisë së vajit të palmës në disa produkte të qumështit që shiten në tregun e Kosovës.Muja ka thënë se pas publikimit të informacioneve për produktet ushqimore kishte nxjerrë vendim dhe i ishte drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe, nëse ato rezultojnë të papërshtatshme, të tërhiqen nga tregu.“Pas publikimit të ushqimit, ditën kur e kam nxjerrë vendimin, i jam drejtuar AUV-së që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe,…
Përtej zhurmës së bardhë gjendet një botë e gjallë mundësish, prandaj hiqi kufjet dhe dëgjo çfarë të rrethon. Kjo madje mund të ta shpëtojë jetën.Nga: Stefan Stern / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comË, më fal. Përshëndetje? Më vjen keq, por a të pengon t’i heqësh … Thashë, a të pengon t’i heqësh ato kufje për një sekondë, të lutem?Në përgjithësi, përpiqem të jem një njeri i tipit jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë. I durueshëm. I vëmendshëm. Por, nga përhapja, nga epidemia e kufjeve pothuajse të kudogjendura, ky durim po vihet në provë deri në pikën e këputjes.Mesa duket, bota…
Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret, sipas analizave të fundit të autoriteteve.Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza, Muhamed Ali thotë se përjashtim bëjnë vetëm pjesët më të larta të Sharrit.“Sipas analizës më të fundit të MKFFIS – Sistemi Informativ Maqedonas për Zjarret në Pyje, më 10 gusht 2026, në orën 12:45, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të pjesëve më të larta të Sharrit, ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret. Edhe pse për momentin nuk ka zona me indeks…
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar për raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë.Sipas njoftimit të Policisë, nga këto gjoba, 55 u janë shqiptuar personave fizikë, ndërsa 10 personave juridikë.Në kuadër të masave parandaluese, më 7 dhe 8 gusht, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët në terren.“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët në funksion të parandalimit të rasteve të prishjes…
Sheshi “Zahir Pajaziti”, një nga zonat më të frekuentuara në qendër të kryeqytetit, po përballet me një pamje jo të mirë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave.Në pamjet e siguruara nga terreni, pranë shatërvanit dhe në afërsi të menjëhershme të shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, shihen kontejnerë të mbushur plot e përplot, si dhe qese të shumta mbeturinash të shpërndara nëpër pllakat e sheshit, raporton Telegrafi. Përveç prishjes së pamjes estetike të qendrës së Prishtinës, kjo situatë krijon edhe shqetësime sa i përket higjienës publike, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta ku mund të përhapen erëra të këmbeve.Qytetarët…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari