- Në Ohër filluan Lojrat Sportive të Pensionistëve, Siljanovska-Davkova: Jam njëra prej jush, pensionimi nuk është fundi i jetës aktive
- Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit në “Ngushtica Trump”
- Kuizi i Fox News në plazh nxjerr në pah përgjigje befasuese
- Përfundon takimi mes Kurtit e Abdixhikut
- Dalin sekretet e mëdha të industrisë së video-lojërave
- Naftëtarët paralajmërojnë rritje të sërishme të çmimit të naftës: Furnizimi arrin 1.73 euro për litër
- Helikopteri me propagandistë rusë përplaset në rrugë
- Zhvillime të reja për Milot Rashicën, Besiktasi vendos të mos e përfshijë në skuadër
Author: korrektpress
Pa radiatorë, pa tubacione dhe me kontroll inteligjent – një sistem modern ngrohjeje për banesa, vila, hotele dhe projekte të reja ndërtimore.Në kuadër të Expo Real Kosova 2026, EcoTech Efficiency prezantoi një koncept inovativ të ngrohjes që synon ta bëjë sistemin e ngrohjes pjesë të vetë arkitekturës së objektit.EcoTech Efficiency nuk është një ngrohëse e zakonshme elektrike apo pajisje klasike infra të kuqe. Sistemi bazohet në parimin e ngrohjes rrezatuese me rreze infra të kuqe dhe përdor panele ngrohëse prej gipsi të projektuara për integrim në tavan.Me fuqi rreth 450–500 W për panel, sistemi mund të planifikohet, në objekte me…
Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhnyi, gëzon nivelin më të lartë të besimit te ukrainasit, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).Sipas të dhënave të publikuara, 66% e ukrainasve shprehen se i besojnë Zaluzhnyit, ndërsa 24% thonë se nuk i besojnë. Bilanci i besimit është +42%.Në vendin e dytë renditet Mykhailo Fedorov, ish-ministër i Mbrojtjes, me 63% besim dhe 16% mosbesim, duke regjistruar bilanc +46%.Ndërsa Kyrylo Budanov, aktualisht shef i Zyrës së Presidentit, gëzon besimin e 61% të të anketuarve, kundrejt 22% që shprehin…
Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve familjare në Itali, teksa u fotografua në një jaht në Sardenjë së bashku me bashkëshortin e saj, Carter Reum.45-vjeçarja kishte zgjedhur një rroba banje shumëngjyrëshe, të kombinuar me një sarong dhe një kapelë të zezë ku shkruhej “gruaja trofe”. Ndërsa pozonte, bashkëshorti i saj 45-vjeçar e fotografonte me aparatin e tij, shkruan DailyMail. Çifti, i martuar që nga viti 2021, po shijonte pushimet së bashku me dy fëmijët e tyre, djalin Phoenix, tre vjeç, dhe vajzën London, e cila do të mbushë tre vjeç në nëntor.Hilton dhe Reum i kanë mirëpritur të dy…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me spotin qeveritar të publikuar me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, në të cilin siç thonë nga ASH, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar, ndërsa gjuha shqipe mungon plotësisht.”Është e papranueshme që një material zyrtar, i financuar edhe nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të ndërtohet mbi një narrativë një etnike, duke krijuar përshtypjen sikur ky shtet i përket vetëm një komuniteti”.”Shqiptarët kanë qenë pjesë e pandashme e proceseve më të rëndësishme politike dhe shoqërore të vendit, nga periudha e pavarësimit, deri te ndërtimi i institucioneve demokratike, integrimi në NATO dhe rruga…
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka bërë thirrje ministrit që, në vend të deklarimeve politike, të fokusohet në bashkëpunim dhe mbështetje për prodhuesit vendorë.“Ministër, eja t’i vizitojmë bashkë prodhuesit tanë. Eja të ulemi me ta, t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre, të shohim investimet që kanë bërë dhe të kuptojmë se çfarë u nevojitet për të rritur edhe më tej cilësinë dhe konkurrueshmërinë”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.Kjo organizatë ka theksuar se nuk është kundër kontrolleve, inspektimeve apo trajtimit profesional të produkteve, veçanërisht atyre ushqimore, duke nënvizuar se siguria e konsumatorit dhe cilësia duhet të jenë…
Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, ndërsa për nesër, më 11 gusht, është paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Dragashit.Protesta do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të bashkohen për të kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë.Në njoftim thuhet se është e papranueshme që qytetarët të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore. Dragashi përballet me vështirësi në furnizimin me…
Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka mbajtur premtimin e dhënë për familjen e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, duke ndarë një shumë prej 4 mijë eurosh për djalin e tij të vogël, Roelin.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi njoftoi se familjes i janë deponuar gjithsej 5 mijë euro. Nga kjo shumë, 4 mijë euro janë dhuruar prej tij, ndërsa 1 mijë euro janë dhënë nga reperi 2Ton, të cilin Tahiri e falënderoi për përfshirjen në këtë nismë.Kjo ndihmë është pjesë e një iniciative që Labi e kishte nisur dy muaj më parë. Ai kishte…
Pentagoni ka publikuar dosje të reja të deklasifikuara të UFO-ve si dhe pamje lidhur me objektet misterioze.Videot tregojnë një sferë misterioze që fluturon mbi një zonë banimi në Lindjen e Mesme dhe pamje të një sfere të zezë që qëndron pezull mbi Oqeanin Paqësor, e cila duket se zhduket për një moment përpara se të rishfaqet.Ky publikim i fundit përmban gjithsej 41 skedarë: mbi një duzinë videosh, tre imazhe dhe një sërë dokumentesh PDF. Dokumenti më i vjetër është nga viti 1953, dhe më i fundit është i këtij viti.Departamenti amerikan i mbrojtjes ngarkoi pjesën e parë prej 161 dosjesh…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se në kuadër të kontrolleve dhe analizave të produkteve ushqimore janë konstatuar raste të pranisë së vajit të palmës në disa produkte të qumështit që shiten në tregun e Kosovës.Muja ka thënë se pas publikimit të informacioneve për produktet ushqimore kishte nxjerrë vendim dhe i ishte drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe, nëse ato rezultojnë të papërshtatshme, të tërhiqen nga tregu.“Pas publikimit të ushqimit, ditën kur e kam nxjerrë vendimin, i jam drejtuar AUV-së që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe,…
Përtej zhurmës së bardhë gjendet një botë e gjallë mundësish, prandaj hiqi kufjet dhe dëgjo çfarë të rrethon. Kjo madje mund të ta shpëtojë jetën.Nga: Stefan Stern / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comË, më fal. Përshëndetje? Më vjen keq, por a të pengon t’i heqësh … Thashë, a të pengon t’i heqësh ato kufje për një sekondë, të lutem?Në përgjithësi, përpiqem të jem një njeri i tipit jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë. I durueshëm. I vëmendshëm. Por, nga përhapja, nga epidemia e kufjeve pothuajse të kudogjendura, ky durim po vihet në provë deri në pikën e këputjes.Mesa duket, bota…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari