Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S. C,- shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se e njëjta më 13.11.2024, në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Divizioni Civil, me dashje ka vë në lajthim organin kompetent në një çështje të pavërtetë për të shërbyer si provë në çështjen ligjore që gjykata të vendos për të drejtën e pronësisë, në atë mënyrë që e njëjta ka përdorur autorizimin e falsifikuar kinse është autorizuar nga xhaxhai i saj – i dëmtuari M. C., që pronat në emër të dëmtuarit të cilat gjenden në Kosovë, të i shes tek blerësit potencial, e që ky autorizim është i bazuar në një kontratë në vitin 2012, ku kinse i dëmtuari M. C., kishte dhënë pranë noterit M. K në shtetin e Maqedonisë, ku autorizohet sa më shpejt të jetë e mundur mbesa e tij- tani e pandehura, që ti shes pronat e të dëmtuarit, e cila i kishte shitur blerësve, ashtu që kjo gjykatë ka vendosur me Aktgjykimin me nr. Cnr.2024:227878, të i njihet e drejta e pronësisë personit L.H., për parcelat, në zonën kadastrale Petroviç, K. Shtime, përmes dokumenteve të falsifikuara nga e pandehura, me këto veprime i ka shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarit M. C.,- me të cilën ka kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 par.1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, e pandehura më 20.10.2016, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ka mashtruar të dëmtuarin M. K, në atë mënyrë duke fshehur faktet në mënyrë mashtruese kinse ka autorizim nga xhaxhai saj për shitblerjen e pronave të tij, duke përdorur autorizim e falsifikuar, i dëmtuari M. K., ka bërë pagesën e kësaj prone përmes “Raiffaisen Bank” në emrin e të pandehurës në shuma të ndryshme parash në bazë të fletëpagesave të bankës, por më vonë i dëmtuari e ka kuptuar se e njëjta nuk ka autorizim të vërtetë për ta bërë shitjen e pronës, por ka përdorur autorizimin e falsifikuar, ashtu që me këto veprime e pandehura i ka shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarit në vlerë prej 200.000 euro,- me të cilën ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur par.1 të KPRK-së.
E njëjta, gjatë vitit 2018 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ka mashtruar të dëmtuarin L. H., në atë mënyrë duke fshehur faktet në mënyrë mashtruese kinse ka autorizim nga xhaxhai saj për shitblerjen e pronave të tij, duke përdorur autorizim e falsifikuar, ku e kanë bërë edhe një para kontratë për shitblerje të pronës në vlerë prej 170.00 mijë euro, me marrëveshje që deri në vitin 2020 të mbyllet pagesa në shumën prej 120.000 euro, ku pagesa tjetër prej 50.000 euro, të bëhet pasi ta merr fletën poseduese, andaj një gjë të tillë e pandehura e kishte bërë në mënyrë mashtruese duke përdorur autorizim e falsifikuar edhe në gjykatë që ti njihet e drejta e pronësisë të dëmtuarit L.H., andaj, me këto veprime e pandehura i ka shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarit në vlerë prej 120 mijë euro, me të cilën ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur par.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurën e lartëcekur ta shpallë fajtore për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

