Author: korrektpress

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Beogradi po mbledh ekspertë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri.Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e kanë ngritur çështjen e rëndësisë strategjike të sistemit Ibër-Lepenc dhe liqenit të Ujmanit, duke kërkuar që deklarata e presidentit serb të trajtohet me seriozitet nga partnerët ndërkombëtarë.Vuçiqi kishte deklaruar se Serbia po bashkon…

Read More

Që nga fillimi i sezonit të mushkonjave, më shumë se 240 raste të infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor janë regjistruar në shtatë vende evropiane, dhe sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), të gjithë të infektuarit ishin të infektuar në nivel lokal, që do të thotë se nuk e kanë marrë infeksionin gjatë udhëtimit.Sipas qendrës, 139 raste janë raportuar në Itali, 61 në Greqi, 17 në Spanjë dhe 13 në Maqedoni të Veriut.Rumania ka raportuar gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania një, i cili u regjistrua në distriktin Rhine-Pfalz në shtetin e Rheinland-Pfalz,…

Read More

Policia e Kosovës ka ndarë sot 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e pranisë policore në komunitet dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.Sipas Policisë së Kosovës, automjetet e reja do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, ndërsa një veturë është ndarë edhe për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka thënë se vazhdimisht synon rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, në mënyrë që ata të jenë më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve. Sipas njoftimit, pajisja me automjete të…

Read More

Lizzo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke pozuar me bikini rozë metalike pranë pishinës. Këngëtarja 38-vjeçare ndau fotografitë në Instagram të dielën, duke treguar format e saj gjatë udhëtimit për humbje peshe, shkruan DailyMail.“Gëzuar Muajin e Çlirimit të Yndyrës”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, ndërsa u bëri thirrje “të gjitha zonjave të mia mbi 200 vjeç të dalin jashtë dhe të bëjnë diçka të këndshme”. Lizzo u shfaq me bikini të vogla trekëndëshe, syze të mëdha dielli dhe flokët e saj bionde të lëshuara. Ajo ndau gjithashtu një tjetër fotografi në Instagram Story, të shkrepur…

Read More

Një shërbim i mirë në restorant nuk lidhet vetëm me mënyrën se si servohet ushqimi. Komunikimi me klientin, organizimi i punës, njohja e standardeve profesionale dhe bashkëpunimi me ekipin janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në përvojën e mysafirit dhe në cilësinë e shërbimit.Për të gjithë ata që duan të hyjnë në industrinë e gastronomisë ose të avancojnë aftësitë e tyre profesionale, Akademia e Turizmit organizon Trajnimin Profesional – Shërbim Restoranti (Kamarier), i cili fillon gjatë muajit shtator.Programi është konceptuar me fokus te aftësitë praktike që kërkohen në punën e përditshme në restorante dhe në sektorin e mikpritjes. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit…

Read More

Stacioni Policor në Malishevë, bazuar në informacionet e pranuara dhe mbi dyshimin e arsyeshëm se gjatë një ahengu familjar më datë 09.08.2026 në fshatin Lladrovc-Malishevë janë përdorur armë zjarri, në koordinim dhe konsultim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë veprime policore, operative dhe hetimore. Nga policia thonë se si rezultat, sot është realizuar kontroll në vendbanimin e personave të dyshuar.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit në oborrin ku ishte organizuar ahengu, janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja, si dëshmi materiale për rastin. “Ndërkaq, në automjetet e parkuara në afërsi të vendit ku është organizuar ahengu, pronë…

Read More

Edhe Kuvendi studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka dorëzuar një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, përmes së cilës kërkon që studentëve shqiptarë t’u mundësohet dhënia e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i Kuvendit Studentor, Besar Sejdi, tha se kur u zëvendësua ministri kanë pritur se do t’i ftojë në takim, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje vetëm heshtje.“2 vite e gjysmë, dhjetëra kërkesa, 2 protesta të zhvilluara, zëvendësim i ministrave dhe përsëri sot gjendemi në të njëjtën situatë para ministrisë së drejtësisë po e bëjmë të njëjtën kërkesë që të zbatohet Kushtetuta dhe ligji…

Read More

Pa radiatorë, pa tubacione dhe me kontroll inteligjent – një sistem modern ngrohjeje për banesa, vila, hotele dhe projekte të reja ndërtimore.Në kuadër të Expo Real Kosova 2026, EcoTech Efficiency prezantoi një koncept inovativ të ngrohjes që synon ta bëjë sistemin e ngrohjes pjesë të vetë arkitekturës së objektit.EcoTech Efficiency nuk është një ngrohëse e zakonshme elektrike apo pajisje klasike infra të kuqe. Sistemi bazohet në parimin e ngrohjes rrezatuese me rreze infra të kuqe dhe përdor panele ngrohëse prej gipsi të projektuara për integrim në tavan.Me fuqi rreth 450–500 W për panel, sistemi mund të planifikohet, në objekte me…

Read More

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhnyi, gëzon nivelin më të lartë të besimit te ukrainasit, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).Sipas të dhënave të publikuara, 66% e ukrainasve shprehen se i besojnë Zaluzhnyit, ndërsa 24% thonë se nuk i besojnë. Bilanci i besimit është +42%.Në vendin e dytë renditet Mykhailo Fedorov, ish-ministër i Mbrojtjes, me 63% besim dhe 16% mosbesim, duke regjistruar bilanc +46%.Ndërsa Kyrylo Budanov, aktualisht shef i Zyrës së Presidentit, gëzon besimin e 61% të të anketuarve, kundrejt 22% që shprehin…

Read More

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve familjare në Itali, teksa u fotografua në një jaht në Sardenjë së bashku me bashkëshortin e saj, Carter Reum.45-vjeçarja kishte zgjedhur një rroba banje shumëngjyrëshe, të kombinuar me një sarong dhe një kapelë të zezë ku shkruhej “gruaja trofe”. Ndërsa pozonte, bashkëshorti i saj 45-vjeçar e fotografonte me aparatin e tij, shkruan DailyMail. Çifti, i martuar që nga viti 2021, po shijonte pushimet së bashku me dy fëmijët e tyre, djalin Phoenix, tre vjeç, dhe vajzën London, e cila do të mbushë tre vjeç në nëntor.Hilton dhe Reum i kanë mirëpritur të dy…

Read More