KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

A mund të pastrohet lavatriçja me kapsula për lavastovilje? Çfarë duhet të dini para se ta provoni

A mund të pastrohet lavatriçja me kapsula për lavastovilje? Çfarë duhet të dini para se ta provoni

Përdorimi i kapsulave për lavastovilje për të pastruar lavatriçen është një nga truket që qarkullon shpesh në internet.

Kjo metodë premton të largojë papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe aromat e pakëndshme nga pajisja. Por a është vërtet e këshillueshme?

Gjatë përdorimit të shpeshtë, në brendësi të lavatriçes mund të grumbullohen mbetje detergjenti, papastërti dhe fibra nga rrobat. Me kalimin e kohës, këto depozita mund të shkaktojnë erë të pakëndshme dhe të ndikojnë në cilësinë e larjes.

Një nga mënyrat që përdorin disa persona është vendosja e një tablete për lavastovilje në lavatriçen bosh dhe aktivizimi i një cikli me temperaturë të lartë, deri në 90 gradë. Gjatë këtij procesi, uji mund të nxjerrë mbetje papastërtish, të cilat ndonjëherë shfaqen si lëng me ngjyrë kafe.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes me këtë praktikë. Edhe pse përbërësit e disa detergjentëve për enë dhe rroba mund të jenë të ngjashëm, produktet nuk janë të projektuara për të njëjtin përdorim. Për këtë arsye, kapsulat e lavastoviljes nuk duhet të përdoren si zgjidhje e rregullt për pastrimin e lavatriçes.

Si ta mirëmbani siç duhet lavatriçen?

Për të shmangur grumbullimin e papastërtive dhe aromat e pakëndshme, rekomandohet pastrimi i rregullt i filtrit, ku mblidhen fijet, qimet dhe mbetjet e tjera.

Gjithashtu, është e rëndësishme të mos përdoret më shumë detergjent sesa rekomandohet në paketim, pasi teprica mund të krijojë depozita brenda pajisjes.

Zgjidhja më e sigurt për mirëmbajtje është përdorimi i produkteve të posaçme për pastrimin e lavatriçeve, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit të pajisjes.

Pra, ndonëse tableta për lavastovilje mund të duket si një zgjidhje e shpejtë, ajo nuk duhet të zëvendësojë produktet e krijuara posaçërisht për këtë qëllim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.