KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Xi bën thirrje për “një botë pa armë bërthamore” në takimin me Trump dhe Putin

Xi bën thirrje për “një botë pa armë bërthamore” në takimin me Trump dhe Putin

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping tha në takimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se armët bërthamore duhet të ndalohen dhe të shkatërrohen plotësisht, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

“Armët bërthamore janë një ‘Shpatë e Damokleut’ që qëndron pezull mbi njerëzimin dhe duhet të ndalohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të eliminohen plotësisht, me synimin përfundimtar të krijimit të një bote pa armë bërthamore”, tha Xi, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Xinhua.

Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë, tha Xi, duke shtuar se duhet bërë çdo përpjekje për ta parandaluar një luftë bërthamore.

Trump ka thënë se çarmatimi bërthamor është ndër çështjet që planifikonte t’i diskutonte me X-in dhe Putinin.

Pekini prej vitesh i ka rezistuar angazhimit të drejtpërdrejtë me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, duke argumentuar se Rusia dhe SHBA-ja duhet ta diskutojnë drejtpërdrejt këtë çështje, për shkak të arsenaleve të tyre të mëdha bërthamore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.