- Përfundon restaurimi i shtëpisë së Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës
- Transferimi te skuadra holandeze, Sterling do të fitojë 10 herë më pak se te Chelsea
- Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pjesa tjetër me kredi dhe deficit
- Hamza dhe Abdixhiku kërkojnë që Prishtina të përfshihet në buxhetin e Kosovës
- Orteku godet trenin në Zvicër, e nxjerr nga shinat
- Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, nuk e kam pranuar
- Kur vetura të lë në rrugë, APR e kthen problemin në zgjidhje
- Uji në Studenqan të Suharekës nuk është i pijshëm
Author: korrektpress
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në lidhje me mospërfshirjen e vendit tonë në Bordin e Paqes të SHBA-së, kur u pyet nëse kemi dalë nga perimetri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, thotë se nuk duhet ta trajtojmë politikën e jashtme përmes prizmit të simbolizmit, por ta shohim atë përmes prizmit të rezultateve.”Bëhet fjalë për Bordin e Paqes në Gaza. Ne kemi komunikuar edhe me administratën në Uashington për këtë çështje. Ne duhet ta shohim pozicionimin tonë përmes prizmit jo vetëm të asaj që janë të drejtat tona, vetëm imazhit të të qenit këtu, por edhe…
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka prezantuar projektin e hartuar për Trenin në Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet të transformohet tërësisht në muze përkujtimor.“Në këtë fillim jave, po ju prezantojmë projektin e hartuar për Trenin në Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet të transformohet i gjithi në muze përkujtimor”, ka deklaruar Ballazhi.Sipas tij, projekti ka për qëllim riaktivizimin e kësaj strukture ekzistuese si hapësirë muzeale dhe dokumentuese, duke i dhënë një dimension të ri memorial këtij lokacioni me rëndësi historike.“Ky projekt synon riaktivizimin e kësaj strukture ekzistuese si hapësirë muzeale dhe dokumentuese, duke…
Kina shënjestroi telefonat celularë të zyrtarëve të lartë në Britanisë së Madhe për vite me radhë, u raportua të hënën në mbrëmje.Në një fushatë të sofistikuar globale spiunazhi, kuptohet se spiunët kinezë kanë shënjestruar telefonat e ndihmësve të ngushtë të Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak midis viteve 2021 dhe 2024.U sugjerua që operacioni i spiunazhit mund të ketë kompromentuar anëtarë të lartë të qeverisë, duke ekspozuar komunikimet e tyre private me Pekinin.Kjo vjen ndërsa Keir Starmer niset për në Kinë këtë javë, vizita e parë e një kryeministri britanik që nga viti 2018, transmeton Telegrafi.Nuk është e qartë…
Autoritetet portugeze thanë të hënën se kishin sekuestruar një sasi rekord kokaine nga një “nëndetëse”, e kapur pranë arkipelagut Azore.Gati nëntë tonët e drogës janë “kapja më e madhe e kokainës ndonjëherë në Portugali”, tha një zëdhënëse e policisë për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në një konferencë për shtyp të dielën pasdite, drejtori i Njësisë Kombëtare për Luftimin e Trafikimit të Drogës (UNCTE), Artur Vaz, theksoi se sasia e kokainës ishte rikuperuar “në një sasi të përgjithshme që ne e vlerësojmë në afërsisht nëntë tonë”.Vaz tha se droga që po transportohej në mjet mund të sillte “qindra miliona euro” për…
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Klinës ka njoftuar fermerët që janë përzgjedhur nga Komisioni për t’u subvencionuar me spërkatëse bujqësore se shpërndarja e pajisjeve do të realizohet më 30 janar 2026.Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja do të bëhet duke filluar nga ora 13:00, në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Klinë.Drejtoria ka bërë të ditur se të gjithë fermerët përfitues janë të obliguar të jenë të pranishëm në kohën e caktuar për pranimin e pajisjeve. Mosprania e fermerëve në termin e përcaktuar nënkupton humbjen e së drejtës për përfitim nga kjo subvencion.Ky aktivitet realizohet në kuadër të përpjekjeve…
Një moment emocionues ndodhi mes Limit dhe Albës, në Prime-in e 21-të Big Brother VIP Kosova 4.Duket se ata po shkojnë drejt ribashkimit duke dhënë sinjale vazhdimisht me veprimet e tyre.Të njëjtit derisa ishin në Prime në ‘Dhomën e Rrëfimit’ shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin. Foto: YouTubeKjo ka bërë që dyshja të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen në këto momente.Ata kanë folur për raportin mes tyre dhe në fund bënë paqe duke shkëmbyer edhe puthje.Alba dukej e lumtur, ndonëse këtë kohë ka qenë vazhdimisht duke qarë e duke shprehur pakënaqësi ndaj Limit.Ky i fundit brenda shtëpisë krijoi një raport…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte për vizitë dyditore në Izrael.Rama ka publikuar fotografi nga vizita atje, gjersa ka folur edhe në Parlamentin izraelit.“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/ telegrafi.com
Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar sot raportin për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut të datave 5, 6 dhe 7 janar 2026, pas përfundimit të një procesi të detajuar të vlerësimit dhe verifikimit të gjendjes faktike në terren. Raporti u miratua njëzëri nga anëtarët e Kuvendit Komunal.Sipas njoftimit zyrtar, raporti është përgatitur në mënyrë profesionale dhe objektive, duke u bazuar në fakte konkrete dhe në gjendjen reale të konstatuar në terren nga komisionet komunale, pas kërkesave të paraqitura nga qytetarët e prekur.Të dhënat dhe regjistrimet e përfshira në raport pasqyrojnë seriozitetin dhe korrektësinë e procesit të vlerësimit të…
Tri banesa janë përfshinë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të hëne në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Zjarri nisi në një nga banesat dhe më pas u përhap në dy shtëpitë ngjitur.Si pasojë e flakëve dhe tymit, një vajzë 12-vjeçare u asfiksua dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton euronews.al.Në vendngjarje erdhën menjëherë dy mjete zjarrfikëse të qytetit, të cilat lokalizuan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari