KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Presidentja Osmani uron qytetarët: Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë

Presidentja Osmani uron qytetarët: Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Bajramit shënon një moment të veçantë, kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre.

“Me fat Bajrami, qytetarë të dashur!

Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë, të rrisë solidaritetin, harmoninë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Uroj po ashtu që Zoti t’jua ketë pranuar lutjet dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Festa e Bajramit shënon një moment të veçantë, kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre. Në këtë ditë, hapen dyert dhe zemrat, duke mbjellë mirësi, sepse ajo nuk humbet kurrë, për sa kohë që ne zgjedhim ta mbajmë gjallë solidaritetin dhe shpresën.

Prandaj, le të reflektojmë mbi vlerat që na bashkojnë si shoqëri: solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të qëndrojmë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke u bërë burim shprese dhe mbështetjeje.

Gëzuar dhe me fat Fitër Bajrami!”, shkruan Osmani.

E para e shtetit ka vizituar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.