KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga Bajrami te Pashkët, thirrja e Ipeshkvit për unitet dhe mirëkuptim: Bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar

Nga Bajrami te Pashkët, thirrja e Ipeshkvit për unitet dhe mirëkuptim: Bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Fitër Bajram pavarësisht fesë që u takojnë.

Ai së bashku me një delegacion nga Kisha Katolike ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u ka uruar festën e Fitër Bajramit me mesazhin për unitet dhe tolerancë ndërfetare.

Gjergji shpreson për paqe në të gjithë botën, pasi sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka qenë më e trazuar.

“Është një moment i mirë që të gjithë së bashku të festojmë. Ju uroj të gjithëve pavarësisht besimit katolik apo mysliman. Ne të gjithë kemi paqe në zemrat tona, harmoni dhe lumturi në familjet tona e mirëkuptim në shoqërinë tonë. I ftoj të gjithë të lutemi për paqe në botë sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar se në këto momente. Ne në të vërtetë i festojmë Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të tillë”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.