Author: korrektpress

Piloti britanik i Formula 1, George Russell, është fejuar me partneren e tij prej gjashtë vitesh, Carmen Montero Mundt.Russell i ka propozuar Carmenit, 28 vjeçe, gjatë një darke romantike pranë detit. Çifti e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në fotografi Carmen shihet duke treguar unazën e fejesës me diamant. View this post on Instagram A post shared by George Russell (@georgerussell63)Russell dhe Carmen janë në lidhje që prej vitit 2020, pasi u njohën përmes miqve të përbashkët në Londër.Carmen është bërë ndërkohë një figurë e njohur e Formula 1, ku shpesh e shoqëron Russellin…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur të hënën mbledhje, ku ka diskutuar për situatën politike dhe institucionale në vend, pas moskonstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të bllokadës institucionale.Në një komunikatë pas mbledhjes, PDK-ja ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një “krize të thellë kushtetuese dhe institucionale”, e cila, sipas saj, nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.Partia opozitare ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shpërfillje të Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve institucionale.“Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit. Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja…

Read More

Franca po përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori, ndërsa 22 departamente janë vendosur në alarm portokalli për shkak të temperaturave të larta.Shërbimi kombëtar meteorologjik i Francës, “Météo-France”, ka lëshuar alarmin për 22 departamente, pasi temperaturat pritet t’i afrohen 40 gradë Celsius me përparimin e valës së të nxehtit.Sipas parashikimeve, temperaturat do të rriten në pothuajse të gjithë vendin dhe në disa zona mund të kalojnë 40 gradë Celsius. Kulmi i valës së të nxehtit pritet të arrihet në mes të kësaj jave, raportoi BFMTV.“Météo-France” ka paralajmëruar gjithashtu se rreziku nga zjarret do të mbetet i…

Read More

Kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ujërat e Kosovës dhe mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhat ujore, janë komentuar nga inxhinieri i hidroteknikës, Mumin Morina.Morina ka thënë se, nga aspekti teknik dhe inxhinierik, është e mundur që brenda territorit të një shteti të ndërtohen vepra hidroteknike që ndikojnë në rrjedhën e një lumi. Megjithatë, sipas tij, një veprim i tillë në rrethanat aktuale do të ishte i vështirë dhe i papranueshëm për shkak të konventave dhe rregullave ndërkombëtare.“Në aspektin inxhinierik, teknikisht mund të ndodhë diçka e tillë. Brenda rrjedhës së një lumi, brenda një territori, mund të ketë…

Read More

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit uruguaian Ronald Araujo, i cili i bashkohet klubit nga Barcelona në formë huazimi për sezonin 2026/27.27-vjeçari do të luajë përkohësisht në “Anfield”, me Liverpoolin që ka përforcuar repartin defensiv përpara fillimit të sezonit të ri. Araujo pritet t’i ofrojë trajnerit një tjetër alternativë të rëndësishme në qendër të mbrojtjes, falë përvojës së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.Araujo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona. Ai iu bashkua klubit katalanas në vitin 2018 nga skuadra uruguaiane Boston River dhe më pas kaloi nëpër akademinë e…

Read More

Modelja Xhuli Nura është në pritje të ëmbël dhe ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga palestra, ku shihet duke vazhduar aktivitetin fizik dhe rutinën e saj, pavarësisht periudhës së avancuar të shtatzënisë.Krahas videos, Xhuli ka shkruar se po vazhdon të ushtrojë fort dhe se fëmijët e saj do të kenë një nënë shumë energjike. Foto: InstagramMe këtë postim, modelja ka treguar se vazhdon të jetë aktive dhe t’i kushtojë rëndësi mirëqenies së saj edhe në prag të ardhjes në jetë të fëmijëve.Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj energjisë…

Read More

Ministria e Financave njofton Qeveria miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027″Lista përmban idetë e propozim projekteve të përgatitura dhe të kontrolluara nga iniciatori, përkatësisht institucioni që ka parashtruar, kurse më pas janë vlerësuar nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Publike.Ministria e Financave pas miratimit të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike, filloi me mbledhjen e ideve për propozim projekte me vlerë të mesme dhe të madhe, përkatësisht mbi 5 milionë euro, për të cilat Ministria e Financave realizoi kontroll të detajuar në lidhje me kompletimin e dokumentacionit, cilësinë e…

Read More

Barcelona vazhdon të ketë Julian Alvarezin si objektivin kryesor për përforcimin e repartit ofensiv, por klubi katalanas tashmë po përgatit edhe një Plan B, në rast se situata me sulmuesin argjentinas nuk zgjidhet.Sipas El Desmarque, emri i Lautaro Martinezit po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në planet e Barcelonës. Sulmuesi i Interit vlerësohet shumë si nga trajneri Hansi Flick, ashtu edhe nga drejtori sportiv Deco, të cilët raportohet se e pëlqejnë së tepërmi profilin e tij. Barcelona beson se kjo javë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Alvarezit. Argjentinasi pritet të zhvillojë bisedime me trajnerin Diego Simeone…

Read More

Gjatë ditës së sotme, në vend u regjistruan 15 zjarre në sipërfaqe të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.Sipas njoftimeve, deri në orën 18:00, dy zjarre u vunë nën kontroll, ndërsa shtatë u shuan plotësisht.Në Makedonski Brod, pranë vendit Vidush pranë fshatit Dragov Dol, ku digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Zjarret janë aktive edhe në Dolna Belica në Strugë, në fshatin Plarenik në Qendër Zhupë, pranë varrezave turke në Kërçovë, në fshatin Bukri në Manastir dhe në fshatin Zhitoshë në Dollnen.Zjarret në dalje nga Kriva…

Read More

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka bërë të ditur se ky proces është pjesë e optimizimit të pranisë së misionit në Kosovë dhe vjen në kuadër të vlerësimit për përmirësimin e situatës së sigurisë.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si lajm të mirë fillimin e këtij procesi, duke thënë se përgjegjësia për sigurinë në urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës.Në një prononcim për media, Sveçla tha…

Read More