Author: korrektpress

Fëmijët në Kosovë kalojnë mesatarisht mbi tri orë në ditë në media digjitale, kryesisht për argëtim, ndërsa përdorimi i teknologjisë për mësim dhe zhvillim mbetet i kufizuar. Kështu ka deklaruar Blerta Aliu Ahmeti nga Iniciativa për Fuqizimin e Arsimit.Sipas saj, fëmijët shpesh ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e tyre, ndërkohë që rastet e dhunës online, bullizmit digjital dhe sfidave të rrezikshme në internet janë në rritje. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)“Shumë pak raste kemi kur fëmijët e përdorin teknologjinë për mësim apo zhvillim, ndërsa dhuna online dhe përmbajtjet e pakontrolluara po bëhen…

Read More

Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër.“Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra.

Read More

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka bërë të ditur se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, duke theksuar rolin kryesor të vendit në organizimin e këtij edicioni historik.Botërori i vitit 2030 do të mbahet në mënyrë të përbashkët nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje të tjera do të zhvillohen edhe në Uruguai, Paraguaj dhe Argjentinë. Ky format i veçantë është planifikuar për të festuar 100-vjetorin e turneut më të madh të futbollit në botë.“Spanja do të udhëheq Botërorin dhe finalja do të mbahet këtu”, ka thënë Louzan, duke nënvizuar se…

Read More

Margot Robbie u shfaq në një pamje mahnitëse në Jimmy Kimmel Live në Hollywood të hënën, duke sjellë atmosferën e personazhit të saj Catherine Earnshaw nga Wuthering Heights. Aktorja 35-vjeçare, e cila luan përkrah Jacob Elordi si Heathcliff, veshi një fustan dramatik të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të larta dhe syze të errëta. Flokët e saj biondë ishin stiluar në valë perfekte dhe ajo i shtoi pamjes vathë të varur argjendi, shkruan DailyMail. Gjatë intervistës, Robbie foli për skenat e puthjes me Elordin dhe për interpretimin e regjisorit Emerald Fennell, duke sqaruar se në roman personazhet…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.”Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit “Stryker” me…

Read More

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se forcat e sigurisë kanë arrestuar tre persona që planifikonin një sulm ndaj një ambasade në kryeqytetin Baku.Shërbimi i Sigurisë Shtetërore tha në një deklaratë të martën se të dyshuarit kishin komplotuar me anëtarë të degës së ISIS në provincën Khorasan (ISKP), një degë afgane e grupit të armatosur, transmeton Telegrafi.Të tre burrat – njëri prej të cilëve ka lindur në vitin 2000 dhe dy të tjerët në vitin 2005 – siguruan armë dhe planifikuan të sulmonin një ambasadë para se të arrestoheshin, tha ajo.Deklarata shtoi se të dyshuarit u arrestuan me akuzat për “përgatitje për…

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku njëri prej tyre është zënë në flagrancë.“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka deklaruar Gashi.Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar së fundmi, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Read More

Kush ka më tepër se 0,5 promilë alkool në gjak, nuk guxon të ngas veturën në Zvicër. Ky rregull shpëton jetë. Dhe ky rregull, sipas Oleg Gafner, deputet në parlamentin e kantonit Waadt (Vaud), duhet të aplikohet edhe te politikanët. Në një bisedë me grupin medial “CH Media” Gafner tha se ishte tronditur kur së fundi mori një kafe në bufenë e parlamentit dhe pa se në dy tavolina po pihej verë. Ishte ora 10:30 e mëngjesit. “Në të dyja tavolinat ishin ulur nga gjashtë deri në shtatë persona dhe mbi tavolinë kishte disa shishe verë”, tregoi 24-vjeçari Gafner. Parlamentarët…

Read More

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, situata në Komunën e Vitisë paraqitet stabile dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithëse autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në disa segmente të rrugëve, veçanërisht në fshatin Ramnishtë dhe në rrugën Skifteraj–Radivojc.U.d. i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet vazhdimisht në terren dhe, në bashkëpunim me stafin e drejtorisë, po ndërmerr masa për të parandaluar përkeqësimin e situatës.“Intervenimi është kryer edhe në rrugën Viti–Letnicë, ku për shkak të reshjeve kishte ndodhur shembja e dheut. Pas ndërhyrjes së shpejtë, rruga…

Read More

Volkswagen mund ta riemërtojë crossover-in elektrik ID.4 me diçka të çuditshme. Kompania njoftoi shtatorin e kaluar se do t’u jepte automjeteve të saj elektrike me markë ID emra të duhur, si p.sh. ID.2 duke u bërë ID. Polo. Tani, ID.4 mund të bëhet ID. Tiguan.Sipas Automotive News Europe, sindikata IG Metall zbuloi ndryshimin e emrit në një konferencë për shtyp në Gjermani javën e kaluar, transmeton Telegrafi. Emri ID. Tiguan thuhet se do të debutojë së bashku me një version tërësisht të rifreskuar të SUV-it elektrik, gjë që duhet të ndodhë së shpejti.”Emrat e modeleve tona janë të ankoruar fort…

Read More