Author: korrektpress

Chelsea po kërkon të transferojë një tjetër lojtar të Arsenalit, pas Martin Zubimendit, teksa Xabi Alonso vazhdon të insistojë për përforcime të reja në skuadër.Alonso u emërua trajner i Chelseat në fillim të kësaj vere, por ndryshe nga disa prej paraardhësve të tij, ai nuk u prezantua me titullin e trajnerit kryesor.Spanjolli ka pasur më shumë kontroll mbi politikën e transferimeve të klubit, gjë që është dëshmuar edhe nga lëvizjet e Chelseat gjatë kësaj vere.Ish-trajneri i Real Madridit udhëhoqi personalisht transferimet e Danny Welbeck dhe Jordan Henderson nga Brighton dhe Brentford, respektivisht, duke i dhënë skuadrës përvojën e nevojshme në…

Read More

Pamje të reja nga Kolumbia tregojnë momentin kur ndërtesat shemben pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.Deri më tani janë raportuar mbi 160 të vrarë, ndërsa thuhets e shumë të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të Kolumbisë dhe në pjesë të Venezuelës fqinje. Në zonat më të prekura, ekipet e emergjencës po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara për persona të bllokuar apo të lënduar.Pas tërmetit, gjashtë aeroporte në Kolumbi pezulluan operacionet, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet në infrastrukturë dhe kushtet e sigurisë.Autoritetet u kanë bërë thirrje…

Read More

Vendimi i Gjykatës Supreme për të refuzuar kërkesën për masë të përkohshme ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së autobusit në Prishtinë ka nxitur përplasje publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, raporton Telegrafi.Rasti lidhet me padinë e paraqitur nga drejtuesi i grupit të asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, në emër të grupit të asamblistëve, kundër vendimit për shtrenjtimin e biletës së transportit urban.Pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme, Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar grupin e asamblistëve të LVV-së si “të padijshëm”.“Gjykata Supreme…

Read More

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë marrë mundësinë për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, me “Topçinjtë” që raportohet se mund të jenë të hapur për shitjen e tij pas transferimit të Bruno Guimaraes për 75 milionë euro.Myles Lewis-Skelly, 19-vjeçari i dalë nga akademia e Arsenalit, Hale End, zhvilloi 36 paraqitje për skuadrën londineze sezonin e kaluar, por vetëm në 19 prej tyre ishte titullar. Sipas raportimeve, Arsenali mund ta konsiderojë seriozisht një ofertë të majme për talentin anglez, veçanërisht nga Chelsea, pasi klubi londinez thuhet se do ta kishte shumë të vështirë të refuzonte një propozim të rëndësishëm për…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po forcon rrjetin e saj diplomatik në botë. Elma Altorok po përgatit tezat për emërimin e saj si ambasadore në Kajro, si kuadri i vetëm profesional i përzgjedhur nga qeveria në seancën e 26 majit. Ndërkohë, një prej diplomatëve të suksesshëm, Driton Kuçi, do të vazhdojë mandatin e tij në Oslo të Norvegjisë. Ai veçse e ushtronte detyrën e ambasadorit në Oslo dhe ky do të jetë mandati i dytë për të.Sipas informacioneve, qeveria ka miratuar një pjesë të emrave të rinj për përfaqësimin diplomatik të vendit, ku spikasin dy diplomatët shqiptarë, Driton Kuçi dhe…

Read More

Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026.Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme.Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.Albin Kurti kërkoi…

Read More

Afati kalimtar veror ka nisur në Ligën Premier (15 qershor); Serie A (29 qershor); La Liga (1 korrik); Bundesliga (1 korrik) dhe Ligue 1 (1 korrik 2026), ku deri tani janë kryer shumë transferime të mëdha.Real Madridi ka qenë klubi më aktiv në afatin kalimtar të verës, duke kryer gjashtë transferime, ndër to ishin Bernardo Silva, Marc Cucurella, Denzel Dumfries, Ibrahima Konata, Carlos Espi dhe Yan Diomande, i cili iu ka kushtuar rreth 140 milionë euro. As klubet e Ligës Premier nuk kanë qëndruar duarkryq duke bërë transferime të mëdha si Chelsea me Morgan Rodgers (130 milionë euro), Manchester City…

Read More

Pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, në Moskë janë ndezur reagime të forta, shkruan media serbe Danas, duke iu referuar komentatorit të Kommersant, Maksim Yusin. Sipas tij, reagimi në Rusi në disa raste ka qenë tepër emocional.Në emisione të televizioneve qendrore ruse, udhëheqja serbe është akuzuar pothuajse për “tradhti” dhe për një “goditje pas shpine” ndaj Rusisë. Ndërsa disa autorë radikalë në Telegram kanë propozuar që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës, si hakmarrje ndaj deklaratës së Vuçiqit se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës shkruan ky medium, transmeton Telegrafi. Sipas Danas, Yusin vlerëson se këto reagime…

Read More

Barcelona nuk po mendon për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, si alternativë ndaj Julian Alvarez, pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin argjentinasin me klubin katalanas.Sipas të përditshmes spanjolle Diario Sport, Barcelona nuk është duke ndjekur një lëvizje për Martinez dhe nuk e konsideron atë si opsion alternativ në rast se dështon transferimi i Alvarez.Raporti thekson gjithashtu se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë pasur asnjë kontakt me agjentin e Lautaro Martinezit gjatë kësaj vere. Në të njëjtën kohë, Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për përforcimin e repartit ofensiv. Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas vazhdon të jetë i vendosur…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbrojtur bazën shkencore të rekomandimeve për vaksinimin e fëmijëve, pasi presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijët në SHBA.Sipas ndryshimeve të mbështetura nga administrata Trump, numri i sëmundjeve ndaj të cilave rekomandohet vaksinimi universal për fëmijët është ulur nga 17 në 11.Trump ka argumentuar se ndryshimet do t’u ofrojnë fëmijëve amerikanë mbrojtje sipas asaj që ai e cilëson si “standard të artë”, duke e afruar SHBA-në me praktikat e vendeve të tjera të zhvilluara.OBSH, ndërkohë, thekson se rekomandimet për imunizim mbështeten në dekada…

Read More