Author: korrektpress

Afati i gushtit për maturën shtetërore nis nesër, më 12 gusht, dhe do të zhvillohet edhe më 14 gusht, nga ora 09:00.Në këtë afat janë regjistruar 1.328 nxënës për maturën shtetërore, 126 për atë profesionale dhe 6 për maturën artistike.Nesër do të jepet provimi zgjedhor – matematikë ose anglisht, ndërsa më 14 gusht gjuha amtare dhe letërsia.Provimet do të zhvillohen në Shkup, Tetovë, Prilep dhe Shtip, në gjithsej tetë lokacione.Në mesin e kandidatëve janë edhe 226 maturantë të cilëve u ishte anuluar provimi në qershor për kopjim.Në qershor, nota mesatare e maturës ishte 3,66, ndërsa për maturën shtetërore 3,62.

Read More

Berat Gjimshiti ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij dhe ka nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite, duke u transferuar te Al Diriyah.Por, përtej kalimit të tij në futbollin saudit, ajo që ka tërhequr vëmendjen janë shifrat e kontratës që kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë pritet të përfitojë në klubin e ri.Sipas raportimeve, Gjimshiti do të paguhet rreth 4 milionë euro në vit, ndërsa kontrata e tij me Al Diriyah raportohet se është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, shkruan Indeksonline.Nëse kjo shifër përfaqëson pagën bazë vjetore të mbrojtësit shqiptar, atëherë të ardhurat…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues ka vlerësuar se aktualisht nuk ka informacion të mjaftueshëm për të konstatuar se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë në rast se do të lirohej.Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar këshilla për qytetarët për mbrojtjen nga malaria, sëmundje infektive që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.IKSHPK rekomandon që personat që udhëtojnë në zona ku malaria është e përhapur të informohen paraprakisht dhe të konsultohen me profesionistë shëndetësorë për masat parandaluese, përfshirë barnat mbrojtëse profilaktike.Sipas udhëzimeve, ndër simptomat që mund të shfaqen pas udhëtimit në zona me rrezik janë temperatura dhe ethet, të dridhurat dhe djersitja, dhimbja e kokës, lodhja dhe dobësia, si dhe të përzierat ose të vjellat.IKSHPK këshillon qytetarët të veshin rroba me mëngë të gjata dhe pantallona…

Read More

SPB Tetovë njofton se ka janë ndaluar tre persona dhe janë sekuestruar municione dhe pajisje, të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë automatike ndaj një shtëpie në Tetovë.”Më 10.08.2026 në orën 14:45, në rrugën Tetovë–fshati Sellcë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.Xh.(34) nga fshati Sellcë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Domethënë, ai dyshohet se më 08.08.2026 rreth orës 04:20, nga një moped me të cilin po lëvizte, ka shtënë me disa plumbash nga një pushkë automatike drejt shtëpisë…

Read More

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Gllarevë të Klinës gjatë punës me ekskavator.Sipas Policisë së Kosovës, një dëshmitar e ka hasur mjetin të hënën rreth orës 17:00.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë incident. /Telegrafi/

Read More

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, PDK ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se afatet dhe rregullat kushtetuese duhet të respektohen.Në reagimin e saj, PDK ka renditur tri pika kryesore për të sqaruar, sipas saj, situatën aktuale.” 1. Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. 2. Gjykata Kushtetuese e ka bërë edhe më të qartë: 30 ditët nuk janë…

Read More

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Lee Dixon, beson se një marrëveshje shkëmbimi mes sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, dhe talentit të “Topçinjve”, Myles Lewis-Skelly, do të kishte kuptim për të dyja klubet.Dixon këmbëngul se Mikel Arteta do të ishte trajneri ideal për ta rikthyer në formën më të mirë reprezentuesin anglez, veçanërisht në krahun e majtë.Duke folur për mundësinë e këtij shkëmbimi, Dixon e mbështeti idenë, duke e konsideruar një hap pozitiv për të dy lojtarët. Sipas tij, aftësitë e Artetas në menaxhimin e futbollistëve do të ishin vendimtare për të nxjerrë më të mirën nga Rashfordi.“A do t’i shkëmbeja ata…

Read More

Në pishinat natyrale të Banjës së Malishevës është mbajtur gara memoriale e notit “Esmir Shala”, e organizuar në nderim të noterit Esmir Shala dhe me synim promovimin e notit te të rinjtë.Gara u organizua nga Federata e Notit e Kosovës, Klubi i Notit “Besa” dhe Komuna e Malishevës.Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Teuta Miftari-Mazreku. Kastrati tha se Komuna e Malishevës do të vazhdojë ta mbështesë sportin dhe sportistët, brenda mundësive të saj.“Sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë, prandaj jo…

Read More

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën.Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re. Përmes postimit në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se publikimi nuk do të vonojë shumë. Gjesti/Instagram“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar Gjesti, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.Megjithatë, ai ende nuk ka bërë të ditur titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit. /Telegrafi/

Read More