Author: korrektpress

Qytetarët e Dragashit kanë protestuar sot për mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa protesta është ndërprerë pasi kryetari i Komunës ka premtuar se furnizimi nuk do të ndërpritet dhe nuk do të ketë reduktime.Protesta u organizua nga qytetarët si reagim ndaj problemeve të vazhdueshme me furnizimin me ujë, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan zgjidhje konkrete për një nga nevojat themelore të banorëve.Në njoftimin pas protestës, organizatorët kanë thënë se tubimi ka kaluar me sukses dhe kanë falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen.“Protestën e sotme e ndërpremë për arsye se kryetari i Komunës ka dhënë premtimin se furnizimi me ujë nuk do të ndërpritet dhe…

Read More

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me lumin Ibër, Kosova duhet t’i marrë më seriozisht. Kështu konsideron politologu, Melazim Koci.Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë Kosovës, Koci tregoi se çfarë tabloje politike po krijohet në vend.“E para që duhet të potencohet është urgjenca për krijimin e insitucioneve. Jemi 18 muaj pa institucione dhe kjo hendikepon Kosovën para syve të botës. Kosova është e varuar nga afktori ndërkombëtar më shumë se të tjerët. Ne nuk mund të mbajmë zgjedhje, pesë palë zgjedhje siç i ka mbajtur Bullgaria sepse ne…

Read More

Jose Mourinho është i fokusuar në zgjidhjen e çdo tensioni të mbetur mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes, pas përplasjes së bujshme që dy mesfushorët e Real Madridit patën disa muaj më parë.Sipas gazetës spanjolle Diario AS, dy yjet e mesfushës janë takuar së fundmi në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas, për herë të parë që nga incidenti i rëndë i ndodhur tre muaj më parë.Përplasja mes tyre, më 7 maj, eskaloi deri në dhunë fizike, ndërsa Valverde përfundoi në spital pasi pësoi një dëmtim në kokë. Pas incidentit, drejtuesit e Real Madridit vendosën një gjobë të majme…

Read More

Kënga e njohur “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës.Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjalë”, një prej këngëve më të njohura të repertorit të Shkurte Fejzës.“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.Përfshirja e këngës së saj në këtë produksion shënon një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e…

Read More

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet anëtare të Bashkimit Evropian panë një rënie në përdorimin e duhanit dhe produkteve të lidhura me të në vitin 2025, ndërsa shumica e vendeve në rajon, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, panë një rritje të ndjeshme në konsumin e cigareve.Maqedonia është ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të përditshëm të duhanit dhe produkteve të lidhura me të në Evropë, me pothuajse një në katër qytetarë mbi 16 vjeç (22.5% në vitin 2022) që janë përdorues të përditshëm. Edhe pse shkalla në Maqedoni është nën mesataren e vendeve kryesore në…

Read More

DokuFest XXV ka vazhduar ditën e katërt të festivalit në Prizren me një program të përqendruar në kujtesën personale, të trashëguar dhe kolektive, duke sjellë për publikun filma dokumentarë, diskutime, masterklasa dhe ekspozita.Programi i ditës trajtoi tema si identiteti, përkatësia dhe kujtesa, duke vënë në pah rolin e kinemasë dokumentare në ruajtjen e historive dhe lidhjen e përvojave individuale me rrëfimet më të gjera shoqërore.Një nga pikat kryesore ishte Këndi DwP (Dealing with the Past), i kuruar nga Humanitarian Law Center Kosovo, i cili ofroi hapësirë për reflektim, dialog dhe përballje me të kaluarën.Publiku pati mundësinë të vizitonte edhe ekspozitën…

Read More

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.Zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper në një përgjigje për gazetarë në një konferencë për media theksoi se deklarata e bërë nga zyrtarë të Serbisë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. “…Do të nisi me çështjen kryesore, ajo është deklarata e bërë, përfshirë ajo për ndryshimin e rrjedhës së lumit. Këto veprime nuk mbështet qëllimin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të…

Read More

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përuruar objekti i ri i banimit kolektiv “Petrova 3” në Prizren, i cili do të ofrojë kushte më të mira të jetesës për 30 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe familje në asistencë sociale.Sipas njoftimit, ky projekt përbën një hap konkret në përmbushjen e përgjegjësisë institucionale ndaj familjeve që kanë nevojë për përkrahje dhe kushte dinjitoze të banimit.Me përurimin e objektit, familjet përfituese do të kenë mundësi të jetojnë në kushte më të përshtatshme dhe të sigurta.Projekti pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim krijimin e kushteve të banimit për të…

Read More

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale.Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit, janë ndërmarrë dy aksione në lokacione të ndryshme të qytetit.Në Magjistralen e Adriatikut janë larguar reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar prona komunale e cila ishte e uzurpuar. Fund uzurpimeve? Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në…

Read More

Interesimi i të rinjve për të ndërtuar karrierë në industrinë moderne të muzikës po rritet çdo ditë, deri sa gjithnjë e më shumë prej tyre po kërkojnë mundësi akademike që talentin dhe pasionin për muzikën ta shndërrojnë në profesion. Në këtë drejtim, programi Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT po tërheq interesim të madh, duke ofruar një qasje ku muzika është në linjë me teknologjinë, krijimtarinë dhe menaxhimin.Programi është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe është i ideuar në përshtatje me zhvillimet e industrisë moderne të muzikës, e cila sot përfshin jo vetëm performancën artistike, por…

Read More