Author: korrektpress

CIA po punon në heshtje për të vendosur një prani të përhershme amerikane në terren në Venezuelë, duke udhëhequr planet e administratës Trump për të ushtruar ndikimin e saj të ri mbi të ardhmen e vendit, sipas burimeve të shumta të njohura me planifikimin, shkruan CNN.Diskutimet mbi planifikimin midis CIA-s dhe Departamentit të Shtetit janë përqendruar rreth asaj se si do të duket gjurma e SHBA-së brenda Venezuelës, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, pas kapjes dramatike të ish-presidentit Nicolás Maduro në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.Ndërsa Departamenti i Shtetit do të shërbejë si prania kryesore…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente. “Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai. Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri kapet në flagrancë Ai ka shtuar se, në lidhje…

Read More

Zjarrfikësit në shtetin australian të Viktorias po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, ndërsa një valë rekord e të nxehtit po godet juglindjen e vendit.Dy zjarre aktualisht po ndodhin në “nivel emergjence” sipas transmetuesit lokal ABC News.Madje, sipas raportimeve, disa komuniteteve u janë lëshuar paralajmërime emergjence për t’u evakuuar.Zyrtarët e zjarrfikësve paralajmërojnë se situata po ndryshon me shpejtësi dhe u kanë kërkuar vendasve të qëndrojnë të azhurnuar me paralajmërimet e fundit.Byroja e Meteorologjisë thotë se pjesë të shtetit kanë parë temperatura rekord – me një zonë që arrin një maksimum prej 48.9C. Melbourne ka regjistruar një temperaturë prej…

Read More

Fëmijët në Kosovë kalojnë mesatarisht mbi tri orë në ditë në media digjitale, kryesisht për argëtim, ndërsa përdorimi i teknologjisë për mësim dhe zhvillim mbetet i kufizuar. Kështu ka deklaruar Blerta Aliu Ahmeti nga Iniciativa për Fuqizimin e Arsimit.Sipas saj, fëmijët shpesh ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e tyre, ndërkohë që rastet e dhunës online, bullizmit digjital dhe sfidave të rrezikshme në internet janë në rritje. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)“Shumë pak raste kemi kur fëmijët e përdorin teknologjinë për mësim apo zhvillim, ndërsa dhuna online dhe përmbajtjet e pakontrolluara po bëhen…

Read More

Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër.“Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra.

Read More

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka bërë të ditur se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, duke theksuar rolin kryesor të vendit në organizimin e këtij edicioni historik.Botërori i vitit 2030 do të mbahet në mënyrë të përbashkët nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje të tjera do të zhvillohen edhe në Uruguai, Paraguaj dhe Argjentinë. Ky format i veçantë është planifikuar për të festuar 100-vjetorin e turneut më të madh të futbollit në botë.“Spanja do të udhëheq Botërorin dhe finalja do të mbahet këtu”, ka thënë Louzan, duke nënvizuar se…

Read More

Margot Robbie u shfaq në një pamje mahnitëse në Jimmy Kimmel Live në Hollywood të hënën, duke sjellë atmosferën e personazhit të saj Catherine Earnshaw nga Wuthering Heights. Aktorja 35-vjeçare, e cila luan përkrah Jacob Elordi si Heathcliff, veshi një fustan dramatik të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të larta dhe syze të errëta. Flokët e saj biondë ishin stiluar në valë perfekte dhe ajo i shtoi pamjes vathë të varur argjendi, shkruan DailyMail. Gjatë intervistës, Robbie foli për skenat e puthjes me Elordin dhe për interpretimin e regjisorit Emerald Fennell, duke sqaruar se në roman personazhet…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.”Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit “Stryker” me…

Read More

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se forcat e sigurisë kanë arrestuar tre persona që planifikonin një sulm ndaj një ambasade në kryeqytetin Baku.Shërbimi i Sigurisë Shtetërore tha në një deklaratë të martën se të dyshuarit kishin komplotuar me anëtarë të degës së ISIS në provincën Khorasan (ISKP), një degë afgane e grupit të armatosur, transmeton Telegrafi.Të tre burrat – njëri prej të cilëve ka lindur në vitin 2000 dhe dy të tjerët në vitin 2005 – siguruan armë dhe planifikuan të sulmonin një ambasadë para se të arrestoheshin, tha ajo.Deklarata shtoi se të dyshuarit u arrestuan me akuzat për “përgatitje për…

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku njëri prej tyre është zënë në flagrancë.“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka deklaruar Gashi.Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar së fundmi, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Read More