- Jaime Pressly nxirret nga një hotel në Kaliforni pas një incidenti të dyshuar
- US ‘pulls’ Russia and China out of Venezuela – takes control of oil they once owned
- SHBA ‘largon’ Rusinë dhe Kinën nga Venezuela – merr kontrollin e naftës që dikur ato e zotëronin
- Dështon transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu – presidenti i klubit jep detaje
- Iran claims to have fired ballistic missiles at US military bases in Jordan
- Irani pretendon se ka sulmuar me raketa balistike kazermat ushtarake amerikane në Jordani
- Musk opposes Ukraine’s use of Starlink for attacks on Russia
- Musk kundër përdorimit të Starlinkut nga Ukraina për sulme në Rusi
Author: korrektpress
Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) po e ndjek nga afër situatën me problemin e sigurimit shëndetësor të pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme, i cili po rishfaqet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, thonë nga atje.”Ne besojmë se situata të tilla janë të papranueshme dhe nuk duhet të përsëriten në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurimin shëndetësor të oficerëve të policisë.Gjatë ditës, Sindikata e Pavarur e Policisë do të përgatisë dhe do t’i paraqesë një letër Ministrit të Brendshëm, nga i cili do të kërkojmë ndërhyrje urgjente në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, me qëllim që…
Kosova është renditur në vendin e 88-të në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 50.00 pikësh, sipas të dhënave të paraqitura në publikimin e indeksit, ndërsa, Shqipëria është renditur e para në listë me 98.33 pikë.Të dhënat tregojnë se Kosova ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike NCSI vlerëson kapacitetet e shteteve për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhimin e incidenteve në këtë fushë.Në tabelën e publikuar, Kosova figuron…
DokuFest XXV ka vazhduar ditën e katërt të festivalit në Prizren me një program të përqendruar në kujtesën personale, të trashëguar dhe kolektive, duke sjellë për publikun filma dokumentarë, diskutime, masterklasa dhe ekspozita.Programi i ditës trajtoi tema si identiteti, përkatësia dhe kujtesa, duke vënë në pah rolin e kinemasë dokumentare në ruajtjen e historive dhe lidhjen e përvojave individuale me rrëfimet më të gjera shoqërore.Një nga pikat kryesore ishte Këndi DwP (Dealing with the Past), i kuruar nga Humanitarian Law Center Kosovo, i cili ofroi hapësirë për reflektim, dialog dhe përballje me të kaluarën.Publiku pati mundësinë të vizitonte edhe ekspozitën…
Chelsea po e zhvendos fokusin e tij në këtë afat kalimtar drejt largimeve, me klubin londinez që mund të arkëtojë deri në rreth 333 milionë euro nga shitja e katër lojtarëve para mbylljes së afatit kalimtar.Enzo Fernandez mbetet në dispozicion për rreth 140 milionë euro, pavarësisht se Real Madridi e ka përjashtuar publikisht mundësinë e transferimit të tij.Ndërkohë, Malo Gusto, i vlerësuar rreth 88 milionë euro, vazhdon të tërheqë interesimin e Manchester Cityt, edhe pse “Qytetarët” ngurrojnë të paguajnë çmimin e kërkuar nga Chelsea.Nicolas Jackson, me një vlerë të përcaktuar rreth 76 milionë euro, dëshiron të ribashkohet me trajnerin Unai…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, ka ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të Skenderajt.Sipas njoftimit, defekti është paraqitur në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari”, në Lagjen nr. 1.Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse do të intervenojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të punimeve.Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Ministria e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për restaurimin e tri shtëpive tradicionale të familjes Ismail Rrustemi, në lagjen e Hajdinëve, në Terziaj të Gjilanit.Bëhet fjalë për shtëpinë e Shaqë Ismail Rrustemit, shtëpinë e Hajdin Ismail Rrustemit dhe shtëpinë e Xheladin Ismail Rrustemit, të cilat tashmë janë ruajtur si dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore dhe historisë së kësaj zone.Bogujevci, ka theksuar se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet ruajtja e vlerave të së kaluarës, por edhe krijimi i mundësive të reja për valorizimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin turistik të zonës.“Trashëgimia kulturore mbetet prioritet në…
Demi Lovato dhe Joe Jonas u ribashkuan në premierën e “Camp Rock 3” në Los Angeles, vite pasi historia e tyre e dashurisë mori fund. Dyshja u shfaq në humor të mirë, duke dëshmuar se sot ruajnë një marrëdhënie miqësore.Demi dhe Joe u njohën gjatë xhirimeve të “Camp Rock” në vitin 2007 dhe nisën një lidhje romantike në vitin 2010, por u ndanë po atë vit, shkruan DailyMail. Në premierë, ata pozuan së bashku, ndërsa Demi u shfaq elegante me një fustan ngjyrë kafe prej sateni.Në filmin e ri, Demi rikthehet si Mitchie Torres, ndërsa Joe reprizon rolin e Shane…
Komisioni Disiplinor i Trepçës ka marrë masa ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.Sipas njoftimit të Trepçës, vendimet janë nxjerrë më 11 gusht 2026, pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës, në bazë të vendimeve paraprake nr. 4733 dhe 5245.Për dy punonjës, A.G. dhe K.A., Komisioni Disiplinor ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës, në pajtim me nenin 14 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepçës. Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit Ndërkaq, ndaj katër punonjësve të tjerë, F.Z., Z.A., A.M. dhe M.Z., janë shqiptuar…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst, ndërkaq në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekori me Medaljen Presidenciale të Meritave.Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike.“Sot prita në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të…
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë një inspektimi në një objekt ndërtimi në Podujevë janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.Si pasojë e parregullsive të konstatuara, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt.Sipas njoftimit, punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari