- Netanyahu i bindet Trumpit për Libanin
- Parashikimi i motit për sot në Kosovë, temperatura edhe me minus
- Benzina dhe nafta në Evropë – Ku janë çmimet më të larta dhe më të ulëta?
- Aktori Michael J. Fox mohon thashethemet për vdekjen e tij
- Bota e njeh si gjeni, por ai as nuk di të programojë?
- KS i OKB-së: Përplasje diplomatike mes Kosovës, Serbisë dhe fuqive botërore mbi dialogun, sigurinë dhe UNMIK-un
- Jenna Ortega donte të hiqte dorë nga karriera e saj në aktrim: Më pushuan nga puna dhe nuk dija çfarë do të bëja
- Bashkëlojtari i Fisnik Asllanit po konsiderohet nga Liverpooli si zëvendësues i Salah
Author: korrektpress
Luka Doncic shënoi 40 pikë dhe LeBron James shtoi 30 të tjera në fitoren 124:116 të Los Angeles Lakers ndaj Houston Rockets, duke e zgjatur serinë e fitoreve të ekipit të Los Angeles në shtatë ndeshje.Kjo është fitorja e dhjetë e Lakers në 11 ndeshjet e fundit, dhe ata gjithashtu mposhtën Houstonin të hënën në mbrëmje me rezultatin 100:92.Vizitorët kryesonin me katër pikë diferencë rreth 90 sekonda para fundit, kur Doncic gjeti James për një “alley-oop dunk”. Kevin Durant e humbi topin në sulmin tjetër dhe Dončić shënoi një trepikësh për 120:111 me më pak se një minutë para fundit.…
Sllovenia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 22 mars. Sondazhet tregojnë se kandidati kryesor është opozitari i djathtë Janez Jansha, tre herë ish-kryeministër dhe figurë populiste, raporton “The Economist”. Javën e kaluar, fushata e tij mori hov pas publikimit të një faqeje interneti që akuzonte zyrtarë qeveritarë për korrupsion. Videot e publikuara shfaqnin individë duke u mburrur me lidhjet politike dhe biznesore me persona që dukeshin si të huaj.Megjithatë, ata të shfaqur në pamje mohuan çdo shkelje dhe thanë se videot ishin manipuluar. Më 16 mars, portali lokal Mladina raportoi se operativë nga firma izraelite e inteligjencës politike “Black…
Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më 16 mars goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Nga MPB-ja u bë e ditur se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Emergjente e kompleksit spitalor “Nëna Terezë” është raportuar se në spital është sjellë një vajzë me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:20 në kryqëzimin mes rrugës “Vasil Gjorgov”, rrugës së shërbimeve dhe rrugës “Fronti Popullor”, kur një automjet…
Kosova vazhdon të ketë një trend pozitiv sa i përket renditjes globale të lumturisë. Në raportin e fundit të World Happiness Report, Kosova u pozicionuar rreth vendit të 16-të në botë, sipas të dhënave të Gallup World Poll për periudhën 2023–2025. Me një vlerësim mesatar të jetës rreth 6.7 pikë, Kosova hyn në mesin e vendeve me performancë të lartë, duke lënë pas shumë shtete të zhvilluara si Gjermania, Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-të etj.Ky rezultat e vendos Kosovën përkrah vendeve të njohura për standard më të lartë jetese, ndërkohë që kryesimin e listës për lumturi vazhdojnë ta…
Bajrami është një nga ato momente kur shtëpia mbushet me njerëz, miq e familjar. Dera hapet shpesh, kafeja shërbehet pa pushim dhe në tryezë gjithmonë duhet të ketë diçka të ëmbël për secilin që vjen. Një aromë e lehtë e ëmbëlsirave nga kuzhina mjafton për ta kthyer gjithë shtëpinë në atmosferë feste.Produktet e Liri Prizren bëhen një zgjidhje e lehtë dhe e njohur për shumë familje, për përgatitje të shpejta të ëmbëlsirave gjatë festës.Biskotat Petit Beurre Cocoa nga Liri janë një nga ato produkte që nuk shërbejnë vetëm për konsum të drejtpërdrejtë, por bëhen baza perfekte për ëmbëlsira të shpejta,…
Hapësira publike shqiptare sot është e përmbytur nga kakofonia e komenteve politike; nga propaganda qeveritare dhe deklaratat e nxehta partiake, e deri te analizat sipërfaqësore televizive apo polemikat e zhurmshme në rrjetet sociale. Por, ka edhe një mënyrë shumë më të ftohtë, profesionale dhe të pakontestueshme për ta analizuar realitetin politik nëpërmjet studimeve akademike ndërkombëtare. Në teatrin politik shqiptar, ku zhurma propagandistike zëvendëson llogaridhënien dhe mjegullon të vërtetat e pakëndshme, raporti i fundit i sapodalë i institutit Varieties of Democracy (V-Dem) vjen si një dush i ftohtë realiteti. Në këtë kuptim, raporti që nxjerr rregullisht V-Dem përbën ndoshta radiografinë më…
Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone ka lavdëruar Barcelonën para përballjes çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.Atletico dhe Barcelona do të takohen në çerekfinale pasi eliminuan Tottenham, respektivisht Newcastle United nga gara për trofeun më prestigjioz në botë.Atletico e Simones arriti ta eliminojë Barcelonën nga Kupa e Mbretit, megjithatë tekniku argjentinas është i bindur se mund t’ia dalë sërish pavarësisht vështirësive.“Do të provojmë të garojmë me Barcelonën, që është skuadra me të cilën do të përballemi. E përsëris, kanë sulmin më të mirë në Evropë. Mundësia që të luajmë në çerekfinale është e nivelit më të lartë dhe do të na…
Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington.Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë.Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”.Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse…
Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit fashist italian Benito Mussolini dhe një figurë e njohur, shpeshherë kontroverse në politikën dhe showbiz-in italian, është bërë pjesë e versionit italian të reality show-t Celebrity Big Brother.Alessandra është vajza e Romano Mussolini, djali i katërt i Benito Mussolinit, dhe Maria Scicolone, motra e aktores së famshme Sophia Loren, çka e bën atë mbesë të kësaj të fundit.Edicioni i tetë i këtij formati, i njohur në Itali si Grande Fratello VIP, u transmetua premierë më 17 mars në kanalin kryesor të Mediaset, Canale 5.Karriera e Alessandra Mussolinit ka lëvizur ndër vite mes botës së artit…
Një mace e humbur në Maryland u rikthye te familja e saj pas pesë vitesh. Macja ishte zhdukur në shtator të vitit 2021 dhe familja nuk kishte më gjurmë të saj. Familja kishte shpërndarë fletushka dhe kërkuar në lagje në Maryland, por pa rezultat. – YouTube www.youtube.com Por në shkurt, një grua e gjeti macen në bodrumin e saj të papërfunduar dhe e solli te Harford County Humane Society. Pas skanimit të mikroçipit, u konstatua se ishte Artemis. Dhe familja u shpreh e emocionuar. “Duket e njëjtë si pesë vite më parë”, ka thënë Brooke Garci, duke theksuar rëndësinë e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari