Author: korrektpress

Abdullah Prapashtica ka rrëfyer detaje nga takimi i parë me Sabri Novosellën dhe përpjekjet për bashkimin e organizatave politike shqiptare në ilegalitet gjatë viteve ’80.Në ciklin “Dosjet” në “Debat Plus”, Prapashtica tha se takimi i parë me Novosellën ishte zhvilluar më 20 nëntor 1981, pasi ai ishte larguar nga Kosova dhe ishte vendosur në Turqi.Sipas tij, në atë takim Prapashtica dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin treguar Novosellës se kush ishin dhe cilat ishin planet e tyre politike.“Takimi i parë ka qenë më datë 20 nëntor të vitit 1981. Ne atëherë i kemi treguar edhe Sabriut se kush jemi dhe…

Read More

Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre.Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.”Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë”, dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj.Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe.Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë…

Read More

Unioni i tifozëve të Liverpoolit, Spirit of Shankly, ka ngritur shqetësime ndaj Fenway Sports Group (FSG) lidhur me investimin e mundshëm në klub nga një konsorcium ku bën pjesë edhe pronari i Amazon, Jeff Bezos.Negociatat po vazhdojnë mes FSG-së dhe grupit të udhëhequr nga ish-drejtori i Queens Park Rangers, Amit Bhatia, për një marrëveshje që do t’i mundësonte konsorciumit të blejë rreth 30 për qind të aksioneve të Liverpoolit. Kjo pjesë e klubit mund të ketë një vlerë deri në 1.4 miliardë funte.Në konsorcium pritet të jetë edhe Jeff Bezos, ndërsa investitor tjetër është Eduardo Saverin, një nga bashkëthemeluesit e…

Read More

Pak projekte arkitekturore dhe kulturore kanë ngjallur kaq shumë interes gjatë dy dekadave të fundit sa Guggenheim Abu DhabiPikërisht për këtë arsye, lajmi se muzeu më në fund do t’i hapë dyert më 11 dhjetor 2026 dhe do të bëhet muzeu i katërt aktiv Guggenheim në botë, pas atyre në Nju Jork, Venecia dhe Bilbao, shënon fundin e një prej projekteve kulturore më të shumëpritura të shekullit XXI.I vendosur në ishullin Saadiyat, në një zonë kulturore që vitet e fundit ka ndryshuar tërësisht hartën kulturore të Lindjes së Mesme, Guggenheim Abu Dhabi nuk është konceptuar thjesht si një tjetër degë…

Read More

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës përbën shkelje kushtetuese.Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka tha se shkelja kushtetuese është evidente dhe se, sipas saj, nuk është e nevojshme të jesh jurist për ta kuptuar situatën.“Po në fakt, këtë as unë vetë nuk e kuptoj, sepse se ka shkelje kushtetuese. Nuk duhet me qenë shumë jurist për me e kuptu, sepse qartazi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është dashur të konstituohet në afat prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe ajo…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku disa gra u përpoqën të ndalonin një avion pasi rrezikonin të humbnin fluturimin drejt Turqisë.Më vonë, njëra prej tyre shpjegoi se arsyeja ishte një dasmë që do të mbahej në Bodrum. Gratë po përpiqeshin të arrinin në kohë për ceremoninë, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme pasi bëhej fjalë për dasmën e motrës së njërës prej tyre.Megjithatë, përpjekja për ta ndalur avionin nuk pati sukses. Aeroplani u nis pa to, ndërsa gratë u ndaluan nga autoritetet e aeroportit.Në fund, ato nuk arritën të merrnin pjesë në dasmën në…

Read More

Akademia e FIFA-s në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur punën intensive me talentet e reja të futbollit, duke u fokusuar kësaj here te gjeneratat 2012 dhe 2013.Në program janë përfshirë 19 vajza të talentuara, të përzgjedhura nga të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit në Kosovë. Ato janë identifikuar gjatë procesit të vëzhgimit të talenteve, i cili është zhvilluar në të gjitha rajonet e vendit gjatë muajit qershor.Programi zhvillohet në kuadër të FIFA Talent Development Scheme, me synim që talentet e reja të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe të përgatiten për nivelet më të larta…

Read More

Asgjë nuk është më zhgënjyese sesa të pastroni tërësisht banjën dhe, megjithatë, të shihni se xhami i kabinës së dushit vazhdon të duket i turbullt dhe i mbuluar me njolla të papastra.Dyert e dushit mund të jenë të vështira për t’u pastruar siç duhet, pasi thjesht fshirja e tyre shpesh nuk mjafton për shkak të gëlqeres, e cila përbëhet nga minerale të forta që mbeten pas avullimit të ujit të fortë.Gëlqerja është ajo që e bën xhamin e dushit të duket i mjegulluar, por ajo që i bën këto njolla veçanërisht bezdisëse është fakti se me kalimin e kohës ato…

Read More

Sipas raportit të agjencisë FDM CCS Insight, dërgesat globale të telefonave inteligjentë ranë me 7 për qind në tremujorin e dytë (TM2), krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.Krahasuar me tremujorin e parë (TM1) të këtij viti, u regjistrua një rënie prej 3 për qind. Në përgjithësi, FDM parashikon që dërgesat globale të telefonave inteligjentë të bien me 12 për qind gjatë vitit 2026.Tregjet e zhvilluara, si Evropa dhe Amerika e Veriut, shënuan rënie prej një përqindjeje të ulët njëshifrore, ndërsa tregjet në zhvillim, ku konsumatorët janë më të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve, shënuan rënie më të madhe.Në…

Read More

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë dhënë fund pritjes dhe janë martuar zyrtarisht.Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli portugez i futbollit, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Georginën. Në imazh, çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, ndërsa bien në sy edhe unazat në duart e tyre, duke konfirmuar martesën.Fotografisë Ronaldo dhe Georgina i kanë vendosur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “CG”, shoqëruar me një emoji në formë zemre. View this post on Instagram A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)Ronaldo dhe Rodriguez janë bashkë prej vitesh dhe kanë ndërtuar një familje të…

Read More