Author: korrektpress

E ardhmja e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, vazhdon të mbetet e paqartë, teksa Chelsea ka vendosur një çmim prej 120 milionë eurosh për kartonin e tij, duke e lënë në duart e Real Madridit vendimin nëse do të avancojë për transferimin gjatë verës.25-vjeçari, i cili përfaqësohet nga ish-futbollisti argjentinas Javier Pastore, dëshiron që situata e tij te klubi të qartësohet përpara se t’i bashkohet përfaqësueses së Argjentinës për Kupën e Botës. Chelsea nuk është në kërkim të shitjes së lojtarit dhe drejtuesit e klubit londinez janë të qetë me mundësinë që Fernandez të vazhdojë në “Stamford Bridge” edhe sezonin e…

Read More

Opozita izraelite ka kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar se po i jep Shteteve të Bashkuara ndikim të tepruar në vendimmarrjen ushtarake të Izraelit. Kritikat vijnë në kohën kur po zhvillohen debate të forta për marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve dhe varësinë e Izraelit nga ndihma ushtarake amerikane.Sipas përfaqësuesve të opozitës, qeveria e Netanyahut po pranon vendime që kufizojnë pavarësinë strategjike të Izraelit dhe po lejon që Uashingtoni të ketë rol vendimtar në përcaktimin e operacioneve dhe politikave ushtarake të vendit. GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE – Sa jemi afër paqes mes SHBA-së dhe Iranit Kritikët argumentojnë se siguria…

Read More

Pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje të gjitha partive dhe subjekteve politike që të respektojnë privatësinë dhe të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor që do të zhvillohet më 7 qershor.Në një komunikatë për media, AIP thekson se respektimi i të dhënave personale është kyç për ruajtjen dhe promovimin e integritetit zgjedhor. Agjencia kërkon që partitë dhe subjektet politike të sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave të kryhet mbi bazë ligjore, si pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik ose arsye të tjera…

Read More

Si pjesë e vizitës së saj zyrtare në Republikën Sllovake, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua sot në Bratislavë me Zëvendëskryeministrin e Republikës Sllovake dhe Ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinjak.”Zëvendëskryeministri riafirmoi mbështetjen e fortë të Sllovakisë për rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas tij, ne kemi qenë pa të drejtë në sallën e pritjes së BE-së për një kohë shumë të gjatë. Procesi i zgjerimit, beson ai, duhet të bazohet vetëm në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit”, njoftoi Zyra e Presidentit.Kalinjak ndau përvojën e tij pozitive në bashkëpunim me institucionet shtetërore maqedonase, duke shprehur gatishmëri për përmirësime të mëtejshme në…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se nesër do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie dhe menaxhimi të trafikut me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa.Sipas njoftimit, Policia do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për të garantuar sigurinë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor gjatë zhvillimit të aktiviteteve të parapara në kuadër të vizitës, njofton Dukagjini.Autoritetet policore bëjnë të ditur se, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve, do të ndërmerren masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të…

Read More

Grupi K-pop BTS, së bashku me shumë yje të muzikës botërore, do të performojnë në Festivalin e Muzikës iHeartRadio të këtij viti, i cili do të mbahet në Las Vegas.Artistët që do të performojnë në festival më 18 dhe 19 shtator në T-Mobile Arena përfshijnë Benson Boone, Cardi B, Lainey Wilson, Major Lazer, Muse, Snoop Dogg dhe Zara Larsson. Weezer, Goo Goo Dolls dhe Kenny Chesney janë gjithashtu në program, me artistë të tjerë që do të njoftohen në një datë të mëvonshme.Ngjarja, ashtu si vitet e kaluara, do të prezantohet nga Ryan Seacrest, dhe publiku do të jetë në…

Read More

Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme në trupin e njeriut, pasi luan një rol kyç në ruajtjen e strukturës së lëkurës, kockave, muskujve, tendinave, ligamenteve dhe indeve të tjera lidhëse.Ajo përbën rreth 30 për qind të proteinës totale në trup dhe përbëhet nga tre zinxhirë polipeptidikë që formojnë një spirale të trefishtë të fortë dhe rezistente ndaj dëmtimeve. Kjo proteinë i jep forcë dhe elasticitet lëkurës, por gjithashtu mbështet funksionin e nyjeve, kockave dhe organeve të brendshme.Megjithatë, me kalimin e viteve, prodhimi i tij natyror në trup zvogëlohet, duke çuar në shenja të dukshme të plakjes, siç janë…

Read More

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, vazhdon të fitojë vlerësime në Gjermani pas një sezoni mbresëlënës me fanellën e Hoffenheimit.Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar së fundmi videon speciale “The Best of Fisnik Asllani”, ku janë përmbledhur momentet më të mira të sulmuesit kosovar gjatë sezonit 2025/26. Në videon e publikuar, shfaqen golat, asistimet, lëvizjet inteligjente dhe aksionet që e kanë bërë Asllanin një nga emrat më të spikatur të Hoffenheimit gjatë këtij edicioni. View this post on Instagram A post shared by Bundesliga (@bundesliga)Bundesliga e përshkruan Asllanin si një futbollist që ka bërë hap të madh përpara pas periudhës së…

Read More

Sipas një analize të portalit ekonomik hungarez G7, kompanitë e lidhura me familjen e ish-kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, kanë përfituar dhjetëra miliona euro gjatë viteve të tij në pushtet.Nga viti 2010 deri në vitin 2026, këto kompani kanë marrë gjithsej mbi 64 milionë euro vetëm nga dividendët.Sipas të dhënave, babai i Orbanit ka marrë mbi 34 milionë euro nga kompanitë e tij të minierave, si dhe nga biznese të tjera në sektorin e transportit dhe pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, dhëndri i ish-kryeministrit, Istvan Tiborcz, ka marrë mbi 29 milionë euro dividendë nga kompanitë që zotëron, kryesisht nga grupi BDPST,…

Read More

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Huruglica, me numër 105, po vazhdon fushatën zgjedhore duke prezantuar përvojën dhe angazhimin e tij në shërbim të Republikës së Kosovës.Huruglica ka qenë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në shkurt të vitit 2024, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe atëherë zëvendëskryeministren dhe ministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Delegacioni përfaqësoi Republikën e Kosovës në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.Në kuadër të garës për zgjedhjet e 7 qershorit, Huruglica kërkon besimin e qytetarëve, duke vënë në pah…

Read More