- KS i OKB-së: Përplasje diplomatike mes Kosovës, Serbisë dhe fuqive botërore mbi dialogun, sigurinë dhe UNMIK-un
- Jenna Ortega donte të hiqte dorë nga karriera e saj në aktrim: Më pushuan nga puna dhe nuk dija çfarë do të bëja
- Bashkëlojtari i Fisnik Asllanit po konsiderohet nga Liverpooli si zëvendësues i Salah
- Trump reagon ashpër ndaj pretendimeve për veprime të njëanshme të Iranit në Ngushticën e Hormuzit
- Fjalimi i plotë i Konjufcës në KS të OKB-së
- Zendaya dhe Sydney Sweeney shmangin njëra-tjetrën në premierën e “Euphoria” – flitet për tension mes tyre
- Legjenda e madhe italiane nuk e përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Shqipërisë
- Çështja e Presidentit, Haziri tregon se çka u fol në takimin Kurti–Abdixhiku
Author: korrektpress
Sllovenia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 22 mars. Sondazhet tregojnë se kandidati kryesor për të fituar është opozitari i djathtë Janez Jansha, tre herë ish-kryeministër dhe figurë populiste, raporton “The Economist”. Javën e kaluar, fushata e tij mori hov pas publikimit të një faqeje interneti që akuzonte zyrtarë qeveritarë për korrupsion. Videot e publikuara shfaqnin individë duke u mburrur me lidhjet politike dhe biznesore me persona që dukeshin si të huaj.Megjithatë, ata të shfaqur në pamje mohuan çdo shkelje dhe thanë se videot ishin manipuluar. Më 16 mars, portali lokal Mladina raportoi se operativë nga firma izraelite e…
Aksidenti i tmerrshëm në ndërtim në Porzellangasse të Vjenës ka tronditur rëndë Austrinë. Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas të Kosovës, humbën jetën gjatë ndërtimit të një papafingoje, ndërsa një tjetër u lëndua rëndë. Ngjarja ndodhi gjatë derdhjes së betonit, kur skela u shemb papritur, duke i zënë punëtorët nën rrënoja dhe beton të lagësht.Në këtë situatë, operatori i vinçit në kantier u bë hero. Ai pa gjithçka nga pozicioni i tij i ngritur dhe, pa u lodhur, ndihmoi ekipet e shpëtimit të largonin pjesët e rënda që bllokonin rrugën.Pavarësisht tronditjes dhe pikëllimit, punëtori i kualifikuar qëndroi për tre…
Njësia patrulluese në Pejë ka ndaluar një automjet me targa vendore, ku drejtuesi dyshohej të kishte kryer veprime të paligjshme.Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj.Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar – drejtuesit të automjetit, ndërsa me pasagjerët do të vijojnë procedurat e rregullta.Policia thekson se hetimet për kontrabandë me persona dhe veprimet e tjera të dyshuara janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. /Telegrafi/
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.Policia njofton se i dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme.Pas pranimit nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin, i dyshuari është dërguar në gjykatë, ndërkohë që hetimet për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme vazhdojnë.Policia thekson se ky veprim tregon bashkëpunimin efektiv në luftën kundër krimit dhe falsifikimit të dokumenteve. /Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me kryetaren e Komitetit për Maternitet të Sigurt, Irena Aleksioska Papestiev, dhe shefin e Zyrës së OBSH-së në Maqedoni, Akim Ali, si dhe me përfaqësues të UNICEF-it dhe UNFPA-së, prezantuan rezultatet e raportit më të fundit të Grupit ndëragjencior të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e vdekshmërisë së fëmijëve për vitin 2025. “Sipas rezultateve të raportit, vendi ynë renditet ndër vendet më të suksesshme në nivel global në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesëvjeçare, duke u njohur si shembull për zbatim…
Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prizren.Sipas Policisë së Kosovës, viktima u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.“Është raportuar se në shtëpinë e tij nga dëshmitari është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar policia.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.Policia thekson se hetimet janë në zhvillim dhe nuk ka të dhëna shtesë për momentin. /Telegrafi/
Arabia Saudite ka njoftuar se pas sulmeve iraniane gjatë natës, “edhe ai pak besim që ekzistonte më parë është shkatërruar plotësisht”.“Arabia Saudite ruan të drejtën të veprojë ushtarakisht kundër Iranit dhe çdo besim në marrëdhëniet me Teheranin është dëmtuar”, tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, janë regjistruar disa shpërthime, raportoi aljazeera. MINUTË PAS MINUTE – Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme Sipas raportit, në Riad janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa në gjithë qytetin janë dëgjuar edhe sirena alarmi.Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes…
Njësitë policore në Ferizaj kanë ndërmarrë kontrolle gjatë patrullimeve rutinë dhe kanë sekuestruar armë të dyshuara të përdorura pa autorizim.Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti i parë ka ndodhur rreth orës 23:30 ku njësiti policor ka ndaluar një veturë të drejtuar nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë, për të cilën i dyshuari kishte leje për shenjëtari. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari u intervistua dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 21:30 ku gjatë kontrollit të një automjeti tjetër…
Bajrami është një nga ato momente kur shtëpia mbushet me njerëz, miq e familjar. Dera hapet shpesh, kafeja shërbehet pa pushim dhe në tryezë gjithmonë duhet të ketë diçka të ëmbël për secilin që vjen. Një aromë e lehtë e ëmbëlsirave nga kuzhina mjafton për ta kthyer gjithë shtëpinë në atmosferë feste.Produktet e Liri Prizren bëhen një zgjidhje e lehtë dhe e njohur për shumë familje, për përgatitje të shpejta të ëmbëlsirave gjatë festës.Biskotat Petit Beurre Cocoa nga Liri janë një nga ato produkte që nuk shërbejnë vetëm për konsum të drejtpërdrejtë, por bëhen baza perfekte për ëmbëlsira të shpejta,…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe kritikat se me këtë po legalizohen strukturat paralele serbe në Kosovë. Kurti pas përurimit të segmentit rrugor Prishtinë – Vushtrri theksoi se me këtë Ligj edhe strukturat ilegale të mbetura në arsim dhe shëndetësi do të inkorporohen në sistemin e Kosovës.“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve. Dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Ju e dini që strukturat tjera ilegale të Serbisë,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari