KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet një person në Pejë

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet një person në Pejë

Njësia patrulluese në Pejë ka ndaluar një automjet me targa vendore, ku drejtuesi dyshohej të kishte kryer veprime të paligjshme.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar – drejtuesit të automjetit, ndërsa me pasagjerët do të vijojnë procedurat e rregullta.

Policia thekson se hetimet për kontrabandë me persona dhe veprimet e tjera të dyshuara janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.