KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen armë dhe fishekë në Ferizaj

Sekuestrohen armë dhe fishekë në Ferizaj

Njësitë policore në Ferizaj kanë ndërmarrë kontrolle gjatë patrullimeve rutinë dhe kanë sekuestruar armë të dyshuara të përdorura pa autorizim.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti i parë ka ndodhur rreth orës 23:30 ku njësiti policor ka ndaluar një veturë të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë, për të cilën i dyshuari kishte leje për shenjëtari.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari u intervistua dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 21:30 ku gjatë kontrollit të një automjeti tjetër në Ferizaj, tek një mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë për të cilën nuk posedonte leje për bartje, e fshehur në një çantë brezi.

I dyshuari u intervistua dhe me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të lirë.

Policia e Kosovës thekson se aksionet e këtij lloji synojnë parandalimin e përdorimit të armëve pa leje dhe ruajtjen e sigurisë publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.