- Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal
- Dy aksidente me viktima brenda një dite në Maqedoni
- Kosharja bashkon krerët shtetërorë e politikë
- PD prezanton pr.ligjin për uljen e çmimit të naftës, Kuvendi rrëzon shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar
- I pakënaqur me pagën, punonjësi i vë flakën magazinës gjigante në SHBA
- Kryeministri Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
- “Altin Çoku marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë
- Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para
Author: korrektpress
Ura e Milotit është hapur sot, me 19 Mars, për qarkullim.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi po inspekton ndërhyrjet e realizuar në urën e Milotit.Për shkak të dëmeve të mëdha. gjatë sezonit veror specialistët vendosën bllokimin e qarkullimit në këtë urë që i shërben veriu të vendit.Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata.
Braziliani Vinicius ishte përsëri në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në Etihad.Ju kujtojmë se Real Madridi fitoi kundër Manchester Cityt me rezultatin 2-1, dhe të dy golat u shënuan nga braziliani i madh.Megjithatë, ai ishte përsëri në qendër të vëmendjes për festimin e tij të golit. Ai ishte i pari që festoi para tifozëve, duke parë nga tribunat dhe duke u bërë sikur po qante. Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj asaj që tifozët e Man Cityt kishin bërë në të njëjtin vend një vit më parë. Festa e tij…
Dogana e Kosovës ka prezantuar lehtësira të reja për komunitetin e bizneseve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në reformimin e procedurave doganore.Në një takim të përbashkët me odat ekonomike, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, shpalosën risitë që synojnë përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe uljen e kostove për bizneset.Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, ndër risitë kryesore është fillimi i zbatimit të sistemit “deklarimi para-arritjes”, i cili mundëson përpunimin e dërgesave deri në një muaj para mbërritjes së tyre.Ky sistem pritet të reduktojë kohën e pritjes dhe, në raste të…
Dita e sotme (e enjte) ka sjellë një tjetër përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.Gjithçka nisi nga një debat mes Selin dhe Juelës, një situatë që tërhoqi vëmendjen e Shëndritit.Në një moment kur biseda mes vajzave po tensionohej, Shëndriti ndërhyri në përpjekje për të dhënë një perspektivë më të qartë, por kjo lëvizje e tij u prit me rezistencë nga Juela, e cila e ktheu menjëherë fokusin e debatit drejt tij. Foto: InstagramPërballë Juelës, gazetari nga Kosova ruajti qetësinë dhe vuri në dukje mungesën e thelbit në pretendimet e saj.Ai e sfidoi atë të fliste me fakte,…
Një aeroplan luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, duke shkaktuar një reagim nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Estonez Margus Tsahkna.Ministria e Jashtme tha se kjo ishte hera e parë këtë vit që një aeroplan rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, shkruan Reuters.Raportohet se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një aeroplan luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të vendit dhe qëndroi për rreth një minutë, sipas Tsahkna.”Nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e Estonisë”, shtoi ai.Misioni i Policisë Ajrore Baltike i NATO-s reagoi…
UEFA ka ftuar ligat kryesore të futbollit në Evropë në një takim gjatë kësaj vere, për të shqyrtuar mënyrën se si po aplikohet teknologjia VAR, mes shqetësimeve në rritje për përdorim të tepërt dhe mungesë konsistence.Drejtori i gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti, theksoi se ndërhyrjet e VAR-it janë larguar nga qëllimi fillestar, që ishte korrigjimi vetëm i gabimeve “të qarta dhe të dukshme”.“Besoj se kemi harruar arsyen pse u prezantua VAR-i”, u shpreh Rosetti. “Në vendimet objektive është fantastik. Por për interpretimet, vlerësimi subjektiv është më i vështirë. Prandaj u vendos parimi i gabimeve të qarta dhe të dukshme, duhet…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është ndërprerë masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti.Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit B.K., Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë ka vlerësuar se kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, andaj ka vendosur që i njëjti të mbrohet në liri”, ka deklaruar Gashi. GjestiMe këtë…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin tematik “Të dhënat e Tregut të Punës sipas Komunave”, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.Sipas raportit, shkalla e papunësisë në Kosovë është 13.9 për qind. Nga mbi një milion persona në moshë pune, rreth 514 mijë janë aktivë ekonomikisht, ndërsa 548 mijë konsiderohen joaktivë. Numri i të punësuarve është 443 mijë, ndërsa i të papunësuarve mbi 71 mijë.Raporti evidenton gjithashtu se shkalla e jo-aktivitetit mbetet e lartë, në nivel prej 51.6 për qind. Kjo dukuri është më e theksuar te femrat, me 65.4 për…
Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar sot (e enjte) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Kosova.Në këtë listë nuk mungojnë dy prej emrave më të mëdhenj të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të kenë rol kyç në këtë përballje vendimtare.Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026. Takimi është caktuar të zhvillohet më 26 mars në stadiumin nacional në Bratisllavë, ku Kosova do të synojë fitoren e cila u garanton finale. Situata fizike e Skriniar mbetet një pikëpyetje…
Prokuroria sot u dha të gjithë të pandehurve në rastin “Pulse” një listë dëshmitarësh që propozon të tërhiqen nga procedura, sepse rrethanat u vërtetuan përmes dëshmive të dëshmitarëve të tjerë. Të akuzuarit duhet të deklarojnë nëse e pranojnë tërheqjen e dëshmitarëve deri në seancën e ardhshme dëgjimore të caktuar për 25 mars të këtij viti.Për seancën e ardhshme dëgjimore, prokuroria propozon të dëgjojë dëshmitarët Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska, të gjithë nga komuna e Koçanit.Në seancën e sotme dëgjimore, dëshmitari Zhivko Stavrevski, ndihmës inspektor i përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), deklaroi se deri në vitin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari