KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dalin detaje nga lirimi i Gjestit

Dalin detaje nga lirimi i Gjestit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është ndërprerë masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit B.K., Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë ka vlerësuar se kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, andaj ka vendosur që i njëjti të mbrohet në liri”, ka deklaruar Gashi.

Gjesti

Me këtë vendim, i pandehuri do të vazhdojë procedurën penale në gjendje të lirë.

Lajmin për Telegrafin gjithashtu e konfirmoi më parë avokati i tij, Artan Qerkini, i cili bashkë me avokatin Burim Azemi kanë përfaqësuar këngëtarin gjatë kësaj periudhe.

Të njëjtit pak ditë më parë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një incidenti që pati në kompaninë muzikore, “Onima”.

Pronari Erkand Shabani nga ana tjetër ka theksuar se në ditët në vijim do t’i publikojë të gjitha provat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.