Author: korrektpress

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave lidhur me hetimet për zbulimin e një shtëpie me bimë narkotike në Peqin.Policia e Elbasanit ka gjetur brenda një godine, që dyshohet se i përket Hasës, të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërtesa ndodhej në një fshat pranë qytetit të Peqinit, ndërsa operacioni hetimor është ende në proces dhe nuk ka informacione të mëtejshme zyrtare.Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se distancohet nga çdo veprim që shkel ligjin dhe mbështet plotësisht hetimin…

Read More

Një ditë para festës së Fitër Bajramit, Selvije Jao, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë me publikun një mesazh të dhimbshëm që tregon boshllëkun që la pas.Në rrjetet sociale, ajo shprehu dhimbjen për të kaluar festën pa të, duke prekur zemrat e ndjekësve.“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di se si do të vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo. Foto: InstagramShpati ndërroi jetë në Itali si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që kishte shkuar atje me Selvijen dhe djalin…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi sot në një konferencë për shtyp se nuk do të lejojë që partia të përçahet, duke shtuar se Petre Shilegov punon për OBRM-PDUKM-në.Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, ai theksoi se thelbi i LSDM-së është të arrijë dhe ndërtojë konsensus, të ndërtojë politika bazuar në mendimet e shumë njerëzve, por edhe se qeveria mbetet ta ndajë LSDM-në nga brenda.” Unë dhe udhëheqja e kemi bërë këtë për më shumë se një vit e gjysmë. Kështu ishte, kështu është dhe kështu do të jetë. Dhe ky është thelbi i ndërtimit të politikave të mira, të dëgjohen…

Read More

Një nga futbollistët më të mirë anglezë në histori, Wayne Rooney, ka deklaruar se për të, Neymar nuk ka qenë kurrë lojtar i klasit botëror.Pavarësisht faktit se ai luajti për Barcelonën dhe PSG-në, dhe ende mban zyrtarisht titullin e futbollistit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, Rooney beson se Neymar është i mbivlerësuar, dhe arsyeja kryesore për këtë është se ai nuk ka bërë asgjë me ekipin kombëtar të Brazilit.Duke folur për Sky Sports, Rooney tha se i pëlqente Neymar, por kurrë nuk e shihte atë si një futbollist të nivelit të lartë. “Sipas mendimit tim, ai nuk binte…

Read More

Një aeroplan luftarak amerikan F-35 bëri një ulje emergjente në bazën ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi u godit nga ajo që besohet të jetë zjarr iranian, sipas dy burimeve të njohura me çështjen, shkruan CNN.Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se avioni i padukshëm i gjeneratës së pestë po “fluturonte një mision luftarak mbi Iranin” kur u detyrua të bënte një ulje emergjente. Hawkins tha se aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti është nën hetim, transmeton Telegrafi. Britania dhe pesë vende tjera do të sigurojnë kalimin e sigurt të anijeve në…

Read More

Barcelona ka siguruar mbi 100 milionë euro të ardhura nga shpërblimet e Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni, duke reflektuar përfitimet e mëdha financiare që vijnë nga një paraqitje e suksesshme në garat evropiane.Pas fitores mbresëlënëse 7-2 ndaj Newcastle United (8-3 në total të dy ndeshjeve) në fazën e 1/8-ave, katalanasit siguruan kualifikimin në çerekfinale dhe njëkohësisht garantuan të ardhura rekord për këtë fazë të kompeticionit.Në total, Barcelona ka arkëtuar 100.34 milionë euro. Nga kjo shumë, 23.5 milionë euro vijnë nga faza e eliminimit direkt, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga pjesëmarrja dhe rezultatet në fazën e grupeve.Ky sukses financiar…

Read More

Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick nuk është thjesht një skuadër. Nëse e shikon Barcelonën e Flick vetëm në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, atëherë po humb shumëçka. Aktualisht në Evropë ka ekipe më të organizuara, me përbërje më të fortë dhe ndoshta më efikase, por nuk ka asnjë që ofron spektakël si katalanasit.Një stil unik mes kaosit dhe bukurisëKur sheh ekipe si Bayern Munich, e di saktësisht çfarë të pret – një makineri e pamëshirshme që rrallë gabon. Arsenal ka strukturë dhe disiplinë, ndërsa Paris Saint-Germain i Luis Enrique është “kaosi më i organizuar” në futbollin modern.Por Barcelona?…

Read More

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se është e gatshme të ndihmojë në sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.Në një deklaratë të përbashkët me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Japonisë, Mbretëria e Bashkuar tha se do të punojë për të stabilizuar tregjet e energjisë.Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:Ne dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e fundit nga Irani ndaj anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë instalimet e naftës dhe gazit, dhe mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane. Shprehim shqetësimin tonë të…

Read More

Trajneri i përfaqësueses së Senegalit, Pape Thiaw, ka lëshuar një paralajmërim të fortë pas vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia hequr ekipit të tij titullin e “Kupës së Kombeve të Afrikës 2025”, duke theksuar se vendi i tij mund të tërhiqet nga kjo organizatë.Komiteti i Apelit i CAF vendosi që Senegali ta humbasë finalen në tavolinë, duke ia dhënë titullin Marokut. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra dhe zemërim në radhët e zyrtarëve senegalezë. Skandal i madh, Senegal refuzon të kthejë trofeun e AFCON-it pas heqjes së titullit si kampion Thiaw e ka kundërshtuar kategorikisht vendimin, duke…

Read More

Profesori i studimeve të sigurisë, Gjon Culaj, hulumtues i jashtëm i Institutit Octopus, ka vlerësuar se armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk mund të shihet e ndarë nga veprimet konkrete në terren dhe qasja e saj ndaj Kosovës.Sipas tij, dilema e sigurisë në rajon bëhet edhe më e theksuar kur forcimi ushtarak shoqërohet me veprime destabilizuese në veri të Kosovës, përfshirë akte të dhunshme dhe terroriste që synojnë krijimin e pasigurisë dhe tensioneve të vazhdueshme.Culaj thekson se këto zhvillime nuk janë të izoluara, por janë në sinkron të plotë me përpjekjet e vazhdueshme për ta paraqitur Kosovën si shtet të…

Read More