KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ai nuk ka qenë kurrë lojtar i madh”, legjenda angleze befason me deklaratën për Neymar

“Ai nuk ka qenë kurrë lojtar i madh”, legjenda angleze befason me deklaratën për Neymar

Një nga futbollistët më të mirë anglezë në histori, Wayne Rooney, ka deklaruar se për të, Neymar nuk ka qenë kurrë lojtar i klasit botëror.

Pavarësisht faktit se ai luajti për Barcelonën dhe PSG-në, dhe ende mban zyrtarisht titullin e futbollistit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, Rooney beson se Neymar është i mbivlerësuar, dhe arsyeja kryesore për këtë është se ai nuk ka bërë asgjë me ekipin kombëtar të Brazilit.

Duke folur për Sky Sports, Rooney tha se i pëlqente Neymar, por kurrë nuk e shihte atë si një futbollist të nivelit të lartë.

“Sipas mendimit tim, ai nuk binte në kategorinë e Messit dhe Ronaldos. Ai ishte i mirë te Barcelona, por gjithmonë në hijen e Messit”.

Neymar nuk ishte përfshirë në listën e shpallur së fundmi nga trajneri brazilian Carlo Ancelotti, për ndeshjet miqësore kundër Kroacisë dhe Francës.

Kujtojmë që Rooney është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.