KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Avni Shkodra me mesazh për diasporën: Ejani në edicionin e parë të “Shqip Up Comedy Festival” në Këln

Avni Shkodra me mesazh për diasporën: Ejani në edicionin e parë të “Shqip Up Comedy Festival” në Këln

Aktori i njohur i humorit nga Gjilani, Avni Shkodra, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në “Shqip Up Comedy Festival” që do të mbahet në Këln, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Shkodra u drejtua drejtpërdrejt diasporës shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje, duke i ftuar të bëhen pjesë e edicionit të parë të festivalit të stand-up komedisë në Këln.

“Përshëndetje diaspora gjermane, austriake, zvicerane. Unë jam Avni Shkodra dhe deshta me ju njoftu që me datë 25 prill 2026 në Këln ka me ndodh ngjarja e bukur e stand up komedisë, ‘Shqip Up Festival’ – edicioni i parë në Këln”, dëgjohet të thotë ai në video.

Ai theksoi se përveç shfaqjes së humorit, pas ngjarjes do të ketë edhe pjesën shoqëruese me muzikë, ku publiku do të ketë mundësi të kalojë kohë me artistët.

“Ejani dhe bashkohuni në këtë ngjarje të bukur të humorit… edhe mandej ka me pas edhe koktej me muzikë live në gjuhën shqipe dhe jo vetëm. Edhe aty mundemi me bashkëbisedu, me u shoqëru, me i shkëmby kontaktet edhe me kalu një mbrëmje të bukur. Shihemi më 25 prill në Këln”, u shpreh Shkodra.

Ndërkohë, organizatorët bëjnë të ditur se biletat janë ende në dispozicion dhe mund të blihen nga diaspora shqiptare përmes këtij LINKU.

Telegrafi është sponsor medial i kësaj ngjarjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.