Author: korrektpress

Rutinat e bukurisë mund të jenë pafundësisht të gjata, shumë komplekse, jashtëzakonisht të shtrenjta dhe shumë të lodhshme. Por sipas trendit më të fundit, nuk është e nevojshme të jetë kështu. Gjëja më e rëndësishme është fare e thjeshtë: pastrimi i dyfishtë i fytyrës (Double Cleansing).Një nga gjërat më të bukura të këtij trendi, i cili qëndron edhe pas lëkurës perfekte të Hailey Bieber, është se shpjegohet vetvetiu. Pastrimi i dyfishtë do të thotë të lani fytyrën dy herë njëri pas tjetrit.Pse nuk mjafton një larje e vetme? Ideja është shumë e thjeshtë dhe e qartë: me larjen e parë…

Read More

Përfaqësuesja e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një substancë të panjohur në një sallë bashkie që po organizonte të martën, kur një anëtar i audiencës përdori një shiringë për ta spërkatur me lëng, tha policia e Minneapolis.Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi të fliste, transmeton Telegrafi. “Jam mirë. Jam një e mbijetuar, kështu që ky agjitator i vogël nuk do të më frikësojë nga puna ime. Nuk i lejoj ngacmuesit të fitojnë”, shkroi ajo më vonë në X.Lëngu i spërkatur mbi Omar kishte një erë të thartë që ishte e ngjashme me një produkt kimik, sipas një gazetari të…

Read More

I vetëdijshëm për interesin që Enzo Fernandez ngjall te një klub i përmasave të Real Madridit, Chelsea ka ndërmarrë një hap të guximshëm duke i propozuar klubit madrilen mundësinë e një shkëmbimi me brazilianin Vinicius Junior.Gjatë javëve të fundit janë shtuar sërish zërat që lidhin Real Madridin me mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez (25 vjeç). Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen e shohin atë si një profil të përshtatshëm për të përforcuar repartin e mesfushës, i cili është dobësuar disi pas largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric. Në ambientet e Chelseat janë tashmë plotësisht të vetëdijshëm për këtë interes. Madje,…

Read More

Prodhuesi italian i skuterëve Vespa ka zbuluar zyrtarisht modelin e ri Vespa 946 Horse 2026, një edicion i veçantë që vazhdon serinë ekskluzive të Vespa 946 dhe frymëzohet nga Viti i Kalit sipas kalendarit hënor kinez.Bëhet fjalë për një model të prodhuar në numër të kufizuar, i cili kombinon dizajnin ikonë të Vespa-s me elemente bashkëkohore dhe teknologji moderne, duke u pozicionuar si një nga skuterët më të veçantë të vitit 2026.Dizajn dhe identitet koleksionimi Vespa 946 Horse 2026 vjen me përfundime premium dhe detaje estetike të personalizuara, që reflektojnë simbolikën e kalit – energji, forcë dhe liri. Çdo njësi…

Read More

Një fotografi e presidentit amerikan, Donald Trump krah presidentit rus, Vladimir Putin, e realizuar gjatë takimit të tyre në Alaska, është shfaqur së fundmi në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke ngjallur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik.Fotoja, e vendosur në mënyrë të dukshme, pasqyron një moment nga takimi dypalësh që u zhvillua në Alaska, një takim i konsideruar me rëndësi simbolike dhe politike, në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve të ftohta diplomatike.Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është se menjëherë poshtë fotografisë…

Read More

Parlamenti miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar.Paketat e miratuara përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg.Po ashtu, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes për gazetarët, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 5 vite burg për kanosje dhe…

Read More

Shtëpia e aktorit legjendar, Gene Hackman, në Santa Fe është shitur vetëm 11 ditë pasi u hodh në treg, pavarësisht ngjarjes tragjike që ndodhi aty. Prona ishte nxjerrë në shitje për 6.25 milionë dollarë, që përkthehet në rreth 5.7 milionë euro.Hackman dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, humbën jetën në këtë shtëpi në shkurt të vitit 2025, fakt që megjithatë nuk e pengoi gjetjen e një blerësi. Foto: ShutterstockProna shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 21.5 hektarësh dhe përfshin një ndërtesë kryesore dhe një ndihmëse, të dyja me nga tre dhoma gjumi, pishinë, fushë golfi dhe zona të mëdha pyjore.…

Read More

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se Arsenali do të jetë “ekipi më i keq që ka fituar ligën” nëse e ngrenë trofeun e Ligës Premier këtë sezon.”Topçinjtë” mbeten katër pikë larg në krye të tabelës, por epërsia e tyre u zvogëlua fundjavën e kaluar pas humbjes ndaj Manchester United, ndërsa rivalët e tyre më të afërt Manchester City dhe Aston Villa shënuan fitore.Kjo do të thotë që skuadra e Mikel Artetës fitoi vetëm dy nga nëntë pikë të mundshme në tre ndeshjet e fundit, duke mbajtur garën e hapur. Kush do të jetë kampioni i ri i…

Read More

Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit.Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep, Demir Kapi,…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Skenderaj.Rasti ka ndodhur të martën. “Skenderaj 27.01.2026-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Read More