- Tahiri: Qeveria në detyrë po rrezikon administratën publike me konkurse të diskutueshme dhe dobësim të shërbimit civil
- Çfarë është objekti jeshil që u vu re në gojën e Ismael Kones pasi theu këmbën ndaj Katarit në Kupën e Botës?
- Këngëtarja iraniane u dënua me 74 goditje me kamxhik pasi këndoi pa hixhab
- Burnham, figura e re që mund të sfidojë Starmer për kryeministër të Britanisë
- Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, Haxhiu takohet me Vasfije Krasniqi Goodman dhe Ramadan Nishorin
- Maserati konfirmon rikthimin e sedanëve të rinj luksozë
- Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski
- Shtëpi 374m² në shitje në Lagjen Qëndresa – pronë e kompletuar për banim afatgjatë #14521
Author: korrektpress
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të…
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne për dializë.Sipas njoftimit të spitalit, karriget e reja janë të dizajnuara për të ofruar komoditet, siguri dhe funksionalitet më të lartë gjatë trajtimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve.Ky investim, po ashtu, synon të krijojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe infermieror, duke lehtësuar procesin e trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve që i nënshtrohen dializës.Nga Spitali i Përgjithshëm i…
Pas shqetësimeve të shumta nga qytetarët mbi furnizimin jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka reaguar sot duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe kthimin e furnizimit normal.Në reagimin e tij, kryetari Haliti thekson se ndaljet e shpeshta të energjisë dhe furnizimi i paqëndrueshëm po vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve. Ai ka shprehur shqetësimin për rrezikun ndaj pajisjeve elektrike dhe vështirësitë në ngrohje gjatë dimrit, sidomos për bashkatdhetarët që vizitojnë vendlindjen për pushime.Haliti ka bërë thirrje të hapur ndaj kompanisë KEDS që të ndërhyjë sa më parë…
Një operacion policor i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës.Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.Autoritetet bëjnë me dije se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, ndërsa Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.…
Kreu i ri i SPAK Klodian Braho ka marrë fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e marrjes së detyrë. Braho ka falenderuar kolegët dhe ndërkombëtarët dhe ka thënë se SPAK do të vijojë misionin e tij përtej një mandati individual.“Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU…
Ndërsa Klodi vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, jashtë saj vëmendja është kthyer te e kaluara e tij. Disa imazhe të rralla po qarkullojnë në TikTok, duke treguar se si dukej banori shumë vite përpara se të bëhej pjesë e ekranit.Në videot që kanë mbledhur mijëra shikime, Klodi duket krejt ndryshe. Me një stil flokësh të ndryshëm dhe tipare më të buta, transformimi i tij është aq i dukshëm sa shumë ndjekës mbeten të habitur: nga një djalosh i thjeshtë, ai ka arritur të krijojë një pamje të kuruar dhe të tonifikuar, siç shihet sot…
Takimet e para shpesh mund të jenë të paparashikueshme dhe është e vështirë të vlerësosh menjëherë se çfarë lloj personi është dikush dhe sa i përputhshëm je.Të bësh pyetje të drejtpërdrejta mund të duket e sikletshme, por ka pyetje që mund të të ndihmojnë të fitosh një pasqyrë të personalitetit dhe pritjeve të partnerit tënd pa zbuluar shumë nga qëllimet e tua.Çfarë lloj jete dëshiron të kesh?Kjo pyetje ju ndihmon të zbuloni se cilat janë qëllimet dhe ambiciet që ka personi. Nëse pikëpamjet tuaja për jetën ndryshojnë ndjeshëm, kjo mund të krijojë mosmarrëveshje në planin afatgjatë. Pyetja tregon gjithashtu se…
Kryeminstri në detyrë Albin Kurti në Ferizaj, takoi ish të burgosurin Ali Mehmeti, nga i cili pranoi librin e tij Rezistenca Shqiptare në Ferizaj dhe Rrethinë (1988-1998). Ali Mehmeti, autor edhe i dhjetëra librave të tjerë, i pandryshuar shpirtërisht dhe mendërisht nga burgu, ishte angazhuar gjatë për Republikën e Kosovës, përmes aktivizmit politik, duke mbajtur gjallë edhe parullën e tillë, Kosova Republikë, që nga viti 1967, kujtoi Kurti.Ndërsa ngrohtësisht u prit edhe nga veterani e invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Zejna në Greme të Ferizaj./Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari