- Bllokohen mbi 1,400 njësi të infuzionit në Spitalin e Mitrovicës, dyshime për cilësinë e produktit
- Bllokohen mbi 1,400 njësi të infuzionit në Spitalin e Mitrovicës, dyshime për cilësinë e produktit
- Trump: Pa mua Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht, nuk do ekzistonte
- Trump: Pa mua Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht, nuk do ekzistonte
- Ushtrimet në këmbë që forcojnë barkun, përmirësojnë qëndrimin dhe nuk e lodhin qafën
- Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen
- Legjenda Jon Bon Jovi zbulon gjendjen e zërit të tij katër vite pas operacionit që i ndryshoi karrierën
- LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez
Author: korrektpress
Nga: David Lodge Përktheu: Meliza KrasniqiNë vjeshtë ende luftohej, por ne më nuk shkuam. Në Milano vjeshta ishte e ftohtë dhe errej shumë herët. Pastaj ndizeshin dritat elektrike dhe ishte e këndshme të ecje përgjatë rrugëve që shihnin dritaret. Jashtë dyqaneve varej gjahu ku bora pudroste gëzofin e dhelprave dhe era ua frynte bishtin. Dreri i shtangur varej rëndshëm dhe bosh, zogjtë e vegjël fluturonin nga era dhe era ua rrotullonte pendët. Ishte vjeshtë e ftohtë dhe era zbriste nga malet.Çdo pasdite të gjithë shkonim në spital dhe ekzistonin disa mënyra të ecjes nëpër qytet përmes muzgut për në spital.…
Familja dhe mbështetësit e Fjolla Morinës kanë dalë me një deklaratë publike në rrjetet sociale, duke shprehur indinjatën e tyre për situatat e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.Sipas tyre, gjuha e përdorur ndaj këngëtares ka qenë e papranueshme dhe sulmet e fundit kanë tejkaluar çdo kufi të respektit dhe etikës televizive. Familjarët theksojnë se Fjolla nuk është thjesht një banore e reality show; ajo është një nënë dhe një artiste që ka përballuar shumë sfida në jetë. Fjolla Morina/InstagramÇdo sulm ndaj dinjitetit të saj ndikon jo vetëm tek ajo, por edhe tek familja dhe mbështetësit e saj…
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetitAnita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Ljubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor.Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore.Anita Topolova-Isajlovska u zgjodh për herë të parë si prokurore në vitin 2009, në vitin 2013 ajo iu bashkua Prokurorisë së Lartë dhe tre vjet më vonë u ngrit në detyrë si prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit Marko Zvrlevski.Anita Topolova-Isajlovska do të shërbejë si…
Ambasada e Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e ndjek me kujdes situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi. Situata aktualisht konsiderohet stabile.”Pas bisedës telefonike mes ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ministrit kroat, Davor Božinović, u vendos që të gjitha sportelet në kalimet kufitare të Kroacisë të jenë të hapura, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.Megjithatë, Ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të hyrjes në fuqi të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES) më 12 tetor 2025, një sistem digjital që regjistron…
Një operacion policor i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës.Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.Autoritetet bëjnë me dije se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, ndërsa Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/
Qendra e Biznesit në Suharekë organizoi një mbrëmje të veçantë që bashkoi përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, bizneseve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në nivel lokal.Gjatë këtij aktiviteti, fjalime mbajtën: Kryetari i QBS-së, Refki Zogaj; Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj; Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari; Zëvendës Ambasadore e Sllovenisë në Kosovë, Milena Radenkoviq; Drejtori i Odës së Bizneseve Sllovene në Kosovë, Bajram Fusha; ish-Kryetari i Komunës, Sali Asllanaj; Kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala dhe Deputeti i VV-së, Salih Zyba.Të gjithë folësit theksuan…
Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Erzen Elezi sot ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga teknikët medicinal, shkruan Telegrafi Maqedoni.Ai tha se mbi 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve.Ai tha sipas rezultateve nga konkursi i fundit janë pranuar 20 mjekë, një stomatolog, motra medicinale 47, një motër medicinale me diplomë, tetë bio kimisit dhe referent një. Teknikët medicinal protestojnë para spitalit të Tetovës “Edhe më herë i ka paralajmëruar protestuesit se nuk do të mund të përfshihen të gjithë në punësimet e fundit për shkak të profilit…
Barcelona ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e një prej talenteve të rinj më premtues, pasi Roony Bardghji ka vendosur të qëndrojë në klub dhe të luftojë për një vend në ekipin e parë, pavarësisht interesimit konkret nga disa klube të Ligës Premier. Në një periudhë kur afati kalimtar është veçanërisht aktiv, anësori ka qenë i qartë në qëndrimin e tij dhe nuk ka pranuar të dëgjojë oferta që do ta largonin nga objektivi kryesor: të ketë sukses me fanellën e Barcelonës.Lojtari beson se ky është momenti i duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë brenda Camp Nou, duke…
Poezi nga: Manoel de Barros Përktheu: Maksim RakipajKoha shkon vetëm përpara. Ne lindemi, rritemi, plakemi dhe vdesim. Për të mos vdekur, ja shkenca e poezisë: Lidhe kohën pas një shtylle! Dhe shto pastaj: ditën që jeta do të ma shpifë boll të zgjidh kohën nga shtylla!
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe eksplozive në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira të tjera publike në të gjithë territorin e komunës.Sipas urdhëresës, ndalesa hyn në fuqi nga data 22 dhjetor 2025 dhe do të vlejë deri më 3 janar 2026. Personat që nuk respektojnë këtë vendim do të përballen me gjoba sipas rregullativës ligjore në fuqi.Zbatimi i urdhëresës do të monitorohet nga Drejtoria e Inspekcionit, ndërsa qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat për të parandaluar aksidentet gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari