Author: korrektpress

Edhe pse u mendua se do të largohej nga gara, Toney vazhdon të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova, por tashmë i izoluar në të ashtuquajturën shtëpi kapsulë. Prej disa ditësh, ai po qëndron larg banorëve të tjerë, në një ambient të veçantë, pa kontakt të drejtpërdrejtë me ta.Sipas pamjeve të publikuara nga faqja zyrtare e BBVK-së, Toney duket se e ka nisur ditën me humor të mirë dhe energji pozitive. BBVK/InstagramNë videon e shpërndarë, ai shihet teksa rregullon shtratin dhe merret me rutinën e mëngjesit, duke dhënë përshtypjen se po e përballon situatën me qetësi.Ndërkohë, banorët e shtëpisë…

Read More

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.“Është ndjenjë e veçantë të jem krah bashkëvendësve të mi dhe të kem besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.Ai ka…

Read More

Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi norvegjez aktualisht nuk është në planet e klubit madrilen. Sipas informacioneve të gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se nevojat sulmuese të skuadrës janë të mbuluara plotësisht nga Kylian Mbappe.Prej disa sezonesh, media pranë Real Madridit e kanë përmendur vazhdimisht emrin e Haalandit si një objektiv të mundshëm për “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, situata aktuale tregon se klubi nuk ka interes konkret për të ndërmarrë hapa drejt sulmuesit të Manchester Cityt.Nga ana sportive, Mbappe po kalon një sezon mbresëlënës. Sulmuesi francez ka realizuar 29 gola dhe…

Read More

Ndërmarrja Trepça ka shënuar një fitore të plotë ligjore në mbrojtje të pronës publike, pas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.Me Aktgjykimin C.nr.91/2023, gjykata ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të drejtën e pronësisë së Trepça, duke urdhëruar njëkohësisht lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e pronës në posedim të ligjshëm të ndërmarrjes.Sipas njoftimit, prona në fjalë kishte qenë e uzurpuar për më shumë se 20 vjet, periudhë gjatë së cilës ishin ndërmarrë edhe veprime për tjetërsimin e saj, në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.Si rezultat i këtij vendimi gjyqësor, Trepça ka rikthyer në posedim pasuri publike…

Read More

Mësoni si të vendosni qëllime reale, të menaxhoni me zgjuarsi bankroll-in, të kuptoni shanset dhe të ruani disiplinën duke shijuar lojërat tuaja të preferuara të kazinosë.Këshilla për të luajtur me sukses lojërat e kazinosë Kur lojtari ulet përpara një ekrani të ndritshëm ose tavolinës së gjelbër, gjëja më e rëndësishme është të kuptojë menjëherë se lojërat e kazinosë janë një kombinim i fatit, dijes dhe vetëkontrollit. Bastet online në Maqedoni po rriten me shpejtësi dhe përmes ueb-faqes online-casino.mk, çdo vizitor kureshtar mund t’i shfletojë lehtësisht opsionet e ndryshme para se të zhytet në botët emocionuese të makinave më të njohura,…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën qëndroi në Skënderaj. Përgjatë Rezallës e deri në Leqinë, ai vizitoi familjen e Ahmet Zabelit, Sejdi Gashit, Ibrahim Kuqanit e Naser Bajramit.Kurti tha se UÇK-ja, forca e qëndresa që buron nga ajo, përmes invalidëve e veteranëve, si dhe sakrifica e dëshmorëve e martirëve të rënë, mbetet simboli i shtetit e kombit tonë. “E diela në Skenderaj, nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit. Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së,…

Read More

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, lidhur me padinë e iniciuar ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), me të cilin është shpallur i paligjshëm vendimi i datës 17 janar 2025 për zgjedhjen e Besnik Berishës në pozitën e Kryetarit të KPM-së.Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore theksohet se nuk janë pranuar pretendimet e KPM-së për pavarësinë e saj kushtetuese dhe organizative. Sipas Gjykatës, pavarësia e institucioneve të pavarura nuk nënkupton përjashtim nga zbatimi i ligjit.“Pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese nënkupton mbrojtje nga ndërhyrjet…

Read More

Danimarka pret që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi pesidenti i SHBA-së, Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Grenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen.Rasmussen tha në një deklaratë se ndërsa emërimi “konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Grenlandë”, Danimarka këmbëngul se “të gjithë – përfshirë SHBA-në – duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”.Transmetuesit danezë TV2 dhe DR raportuan se Rasmussen më vonë tha se do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson se zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment vendimtar për drejtimin e vendit.“Në këtë datë, ne, qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë: ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”, shprehet Hamza në video.Ai nënvizon se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit:“Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë.…

Read More

Propozim-amendamentet e reja në Kodin Penal janë po aq të këqija, nëse jo më të këqija se ato të mëparshmet, sepse ato dekriminalizojnë sjelljet tashmë të kriminalizuara, tha për “Sloboden Peçat” prokurorja Lençe Ristoska, e cila është edhe prokurore për marrëdhëniet me Maqedoninë në Njësinë e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE-së, Eurojust, në lidhje me amendamentet që arritën në Kuvend, të cilat duhej të korrigjonin ato skandaloze nga viti 2023, por shkaktuan reagime negative tek publiku ekspert. Pjesët më problematike për të janë se parashikohet të sanksionohen vetëm akte specifike në prokurimin publik dhe legalizohen abuzimet më të zakonshme në prokurim,…

Read More