Author: korrektpress

Jetëgjatësia në lindje në Bashkimin Evropian është 81.5 vjet, ndërsa në Maqedoni është 76.6 vjet. Kjo shifër ndryshon nga rajoni në rajon, me jetëgjatësinë më të lartë në rajonin spanjoll të Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, dhe më të ulëtën në rajonin Veri-Perëndimor të Bullgarisë, me 73.9 vjet.Gratë në nivel të BE-së pritet të jetojnë 5.2 vjet më gjatë se burrat, ndërsa në Maqedoni është 4.4 vjet. Ky hendek ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, me Letoninë që pret që gratë të jetojnë 9.8 vjet më gjatë se burrat, ndërsa hendeku më i vogël gjinor është në Holandë -…

Read More

“Qëndrimi i Evropës ndaj luftës në Iran rrezikon që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë”, tha ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton, duke kritikuar reagimin e BE-së ndaj situatës në Lindjen e Mesme.Në një intervistë me Euronews, Bolton, i cili më parë shërbeu edhe si ambasador i SHBA-së në OKB, e quajti konfliktin e Iranit si “luftën e Evropës”.“Evropa është po aq shumë, nëse jo më shumë, në rrezik nga sulmet bërthamore nëse Irani pajiset me armë bërthamore”, tha Bolton. “Ajo ka aftësinë raketore për të goditur Evropën Qendrore dhe Lindore – jo…

Read More

Vinicius Junior ka tejkaluar rekordet e hershme të Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të Real Madrid në garat evropiane.Sulmuesi brazilian së fundmi u bë lojtari më i ri që arrin 80 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar këtë moment historik me dy gola në fitoren e Madridit ndaj Manchester City, që siguroi kualifikimin në çerekfinale.Para se të mbushë 26 vjeç, Vinicius ka regjistruar 34 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, dukshëm më shumë se Ronaldo, i cili në të njëjtën moshë kishte…

Read More

Shumica e evropianëve besojnë se SHBA-të mund ta ndërpresin teknologjinë nga e cila Evropa mbështetet shumë, sipas një sondazhi të ri.86% e njerëzve mendojnë se një veprim i papritur i SHBA-së për të kufizuar aksesin e Evropës në shërbimet digjitale “nuk duhet të përjashtohet”, dhe 59% e quajtën atë “tashmë një rrezik real dhe konkret”, në një sondazh të kryer nga SWG dhe Polling Europe, i paraqitur anëtarëve të Parlamentit Evropian këtë javë .Bëhet e ditur se qeveritë evropiane po përpiqen të zvogëlojnë varësinë e tyre nga teknologjia amerikane për shërbime kritike si cloud, komunikimet dhe Al.Një frikë që nxit…

Read More

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:18, nën udhëheqjen e kryeimamit të Bashkësia Islame e Kosovës, Vedat Sahiti, ndërsa hytben tradicionale e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili u është drejtuar besimtarëve me mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkimi.“Sot është dita e Fitër Bajramit, dita e gëzimit, falënderimit dhe shpërblimit për ata që përjetuan ramazanin me besim dhe përkushtim. Për shpirtrat që mëshira e Allahut shfaqet dhe zemrat e mbushura me dritë dhe qetësi. Ramazani nuk ishte një muaj që kaloj, por një shkollë që na mësojë durimin, përmbajtjen dhe afrimin…

Read More

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam.Në kryeqytet, qindra e mijëra qytetarë iu drejtuan që në orët e para të mëngjesit Sheshit “Skënderbej”, ku u organizua ceremonia qendrore e faljes nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.Programi nisi rreth orës 06:45 me leximin e ajeteve nga Kurani dhe ligjëratën përkatëse, ndërsa më pas besimtarët kryen faljen e Bajramit. Ndërkohë, vizitat tradicionale në selinë e KMSH-së janë parashikuar të zhvillohen në intervalin 09:00–12:00, raporton euronews.alNë mesazhin e tij për këtë ditë, kreu i…

Read More

Ceremonia e 98-të e Oscars u ndoq nga 17.86 milionë shikues në ABC dhe Hulu, një rënie prej 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo e bën transmetimin më pak të ndjekur që nga viti 2022. Edhe vlerësimi në grupmoshën 18–49 vjeç ra, por mbeti më i lartë se në vitin 2024.Pavarësisht rënies, Disney e konsideron ceremoninë si transmetimin më të suksesshëm argëtues në prime-time për sezonin 2025/2026. Oscars 2026Rënie të ngjashme kanë pësuar edhe ‘Golden Globes’ dhe ‘Grammy’.Oscars ishin programi më i ndjekur i së dielës dhe patën rritje të madhe në rrjetet sociale, me mbi 184…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për Festën e Fitër Bajramit.Kurti në një postim në Facebook shkruan se në këtë ditë Bajrami, mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Lexoni të plotë postimin e tij:“Mirëmëngjesi dhe me fat të gjithëve Fitër Bajrami!Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar! Në mesin e begative që gëzojmë sot, të rrethuar me më të dashurit tanë, le të na gjejë kjo ditë feste për besimtarët myslimanë, dhe çdo ditë tjetër e vitit, edhe më falënderues për të mirat që kemi, më…

Read More

Besimtarët myslimanë anembanë botës, përfshirë edhe në Kosovë, sot shënojnë festën e Fitër Bajrami, e cila vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazani.Manifestimi qendror për këtë festë po mbahet në Xhamia e Madhe në Prishtinë.Programi festiv ka nisur në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa më pas është mbajtur një ligjëratë tematike kushtuar rëndësisë së kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:18, nën udhëheqjen e kryeimamit të Bashkësia Islame e Kosovës, Vedat Sahiti, ndërsa hytben tradicionale e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 9 deri 12 gradë Celsius.Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes 1-5m/s. /Telegrafi/

Read More