Author: korrektpress

Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i përkthejmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës, thotë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e shënimit të përvjetorit të marrëveshjes.“Derisa sot shënojmë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, ishte përgjigje politike dhe institucionale ndaj një krize që kërkonte përgjegjësi, dialog dhe vizion për të ardhmen. Mbi të gjitha,…

Read More

Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë kontrollet dhe matjet e peshës së mjeteve të rënda në terren.Sipas Ministrisë, kontrollet kanë për qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve kur mjetet tejkalojnë kufizimet e lejuara të peshës.Vetëm gjatë muajit korrik 2026, janë shqiptuar 118 gjoba, me vlerë totale prej 68 mijë e 740 eurosh.Nga kjo shumë, 3 mijë e 900 euro janë gjoba ndaj personave fizikë, ndërsa 64 mijë e 840 euro ndaj personave juridikë, përkatësisht kompanive.Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e kontrolleve, ndërsa…

Read More

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e historisë sonë të kohëve të fundit dhe realitetit politik dhe institucional të vendit. Sot, në përvjetorin e nënshkrimit të saj, është e rëndësishme ta shohim këtë dokument me pjekuri, me respekt për pikëpamjet e ndryshme që ekzistojnë në shoqëri dhe, mbi të gjitha, me përgjegjësi për të ardhmen”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se “nuk duhet ta përshtatim historinë me politikën ditore, as nuk duhet të presim që të gjithë të kenë të njëjtin qëndrim ndaj ngjarjeve të…

Read More

BONEVET Gjakova ka hapur aplikimet për AI4Society Hackathon, aktivitet që synon të mbledhë të rinj të moshës 16 deri në 29 vjeç për të zhvilluar zgjidhje digjitale dhe të bazuara në inteligjencën artificiale për sfida reale në komunitet.Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë së bashku me të rinj të tjerë, mentorë dhe ekspertë për të zhvilluar idetë e tyre, t’i shndërrojnë ato në prototipe dhe më pas t’i prezantojnë para një jurie.“Bashkohu me AI4Society Hackathon dhe puno së bashku me të rinj të tjerë, mentorë dhe ekspertë për të zhvilluar zgjidhje digjitale dhe me Inteligjencë Artificiale për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën.Rama thekson se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk duhet të ndryshojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas dhe të drejtës së tij për liri.Në reagimin e tij, ai thekson se mbështetja ndaj Ukrainës nuk duhet të kushtëzohet nga qëndrimet e saj politike ndaj Kosovës.Postimi i plotë:Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm popullistë në Tiranë dhe Prishtinë nisën të…

Read More

Terapia për çiftet shpesh shihet si mjeti i fundit kur një marrëdhënie është tashmë në krizë serioze, por mund të jetë e dobishme shumë më herët. Çiftet i drejtohen asaj jo vetëm për probleme të mëdha si pabesia, por edhe për modelet e përditshme që krijojnë gradualisht distancë dhe pakënaqësi. Disa prej tyre mund të duken plotësisht të padëmshme në shikim të parë. Terapisti Steven Buchwald ka identifikuar katër arsye të zakonshme pse çiftet vijnë në terapi.Mungesa e mbështetjes për suksesProblemet mund të lindin kur partnerët nuk tregojnë mjaftueshëm interes për sukseset e njëri-tjetrit. “Një partner duhet të ndiejë se…

Read More

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se vendimet e miratuara më 12 gusht 2026 nga Qeveria në detyrë përbëjnë cenim serioz të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.IKD thekson se Qeveria, e përbërë nga persona të zgjedhur deputetë, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ka vazhduar të ushtrojë pushtet sikur të kishte mandat të plotë. “Parimet e sundimit të ligjit nuk tolerojnë në një shoqëri demokratike që pushteti të ushtrohet duke abuzuar me ligjin. Pushteti duhet të ushtrohet vetëm brenda kufijve që përcaktojnë Kushtetuta dhe ligji.Neni 72 i Kushtetutës është i…

Read More

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me vlerësimin pozitiv të gjendjes së sigurisë në Kosovë nga NATO dhe KFOR-i, duke e konsideruar këtë zhvillim si një goditje për politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.Në një reagim të tij në postimin e tij në Facebook ka shkruar se vlerësimi pozitiv i situatës së sigurisë, së bashku me rritjen e besimit ndaj institucioneve vendase, dëshmon për një përparim të rëndësishëm në konsolidimin e sigurisë në Kosovë.Sipas tij, vendimi i KFOR-it për bartjen graduale të përgjegjësive te Policia e Kosovës, përfshirë edhe lokacione të ndjeshme si Manastiri i Deçanit dhe…

Read More

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një incident të ndodhur në magjistralen Prizren–Suharekë, pranë fshatit Lubizhdë, ku janë këputur disa kabllo, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.Sipas qytetarit, banorët e zonës kanë mbetur pa rrymë prej disa orësh, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e operatorëve të internetit dhe ekipet e energjisë elektrike, të cilat po punojnë për sanimin e dëmeve.Qytetari ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen kabllot e dëmtuara.Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i këputjes së kabllove, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse rasti po hetohet nga institucionet…

Read More

Ka aroma që mjaftojnë për të krijuar menjëherë një ndjesi ngrohtësie: një kek që sapo ka dalë nga furra, biskota të freskëta apo një ëmbëlsirë që përgatitet për t’u ndarë me njerëzit e dashur. Pas këtyre momenteve qëndrojnë recetat e preferuara, por mbi të gjitha, përbërësit e zgjedhur me kujdes.Pikërisht këtu bëhen pjesë e recetës Kanella e Bluar Vegoana dhe Soda e Bukës nga Ananas Impex, dy produkte që plotësojnë njëra-tjetrën në shumë përgatitje të ëmbla dhe sjellin atë ndryshim të vogël që vërehet në rezultat.Me aromën e saj karakteristike, Kanella e Bluar Vegoana i jep më shumë shije kekëve,…

Read More