- “Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading
- Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën
- Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë
- 24 vendet më të mira për të dalë në pension në 2026, Shqipëria mes destinacioneve kryesore
- 3 miliardë euro për mbrojtjen ajrore, Greqia nënshkruan marrëveshjen historike me Izraelin
- Goditje e trefishtë për Real Madridin, tre yje mungojnë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve
- Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president
- Gashi: Të gjitha ligjet me badenter do të shkojnë në votim, çështja është më shumë politike sesa procedurale
Author: korrektpress
Çokollata pas drekës ose një biskotë në mes të një pune stresuese nuk duhet të jetë domosdoshmërisht shenjë dobësie. Dëshirat për ëmbëlsira mund të kenë shkaqe të ndryshme, nga uria dhe mungesa e gjumit deri te stresi dhe zakonet e fituara. Edhe pse ndonjëherë duket sikur trupi ka nevojë urgjente për një copë tortë, trupi rrallë dërgon kërkesa kaq të sakta.Dëshirat për ëmbëlsira mund të lidhen me urinë, mungesën e gjumit ose stresin, por edhe me faktin e thjeshtë se ushqime të tilla janë të shijshme dhe lehtësisht të arritshme. Çelësi nuk qëndron te ndalimet e rrepta, por te njohja…
Në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë është hapur Tregu Mobil Bio, një iniciativë e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, e cila synon mbështetjen e grave prodhuese nga zonat rurale dhe promovimin e produkteve vendore.Hapjen e tregut e kanë bërë zyrtarja për Barazi Gjinore, Samka Drançolli, dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Meriton Fetaj.Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të tjerë të komunës, si dhe udhëheqësja e Shoqatës “Agromedicine”, Havushe Bunjaku.Përmes kësaj iniciative, gratë prodhuese do të kenë mundësi t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre, ndërsa qytetarët do…
Aktorja e njohur, Allison Janney, ka folur hapur për vendimin për të mos u martuar dhe për të mos pasur fëmijë, duke theksuar se nuk është penduar për zgjedhjet e saj.Në një episod të podcast-it “Reclaiming With Monica Lewinsky”, aktorja 66-vjeçare tregoi se që në moshë të re e kishte ndjerë se nuk dëshironte të bëhej nënë. Megjithatë, në të 40-at vendosi të konsultohej me një specialiste të fertilitetit, për të parë nëse kishte ende mundësi të kishte fëmijë. View this post on Instagram A post shared by Allison Janney (@allisonbjanney)Janney tha se, kur u rrit, mendonte se martesa ishte…
Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë do të fillojë në ditët në vijim.”Sot, vendi po ndërtohet për të qenë i begatë përmes investimeve të forta në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe arsim.Po ndërtojmë infrastrukturë moderne: Brenda pak ditësh, do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Bukojçan po ndërtohen intensivisht.Gjatë shtatorit, do të fillojmë edhe Bukojçan – Kërçovë.Pres të nis një pjesë tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër në tetor, dhe të përfundoj të gjithë autostradën Kërçovë – Ohër -…
Shtetasi kosovar, Dugjagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.Lajmin e bëri të ditur avokati, Arianit Koci në Facebook, i cili tha se “Maxhuni i lindur më 10 maj 1979, fillimisht është ndaluar për verifikim, por pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.”Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi – Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.Tahiri, në një konferencë për media, tha se pushtetin autoritar dhe cenimin e rendit kushtetues nuk e toleron askush.“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.Tahiri i ka bërë ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me…
Ani pse Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të reja, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të merret me reagimet që kanë ardhur nga Kosova, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me deklaratat e tij për lumin Ibër.Vuçiq edhe të enjten ka folur për kritikat ndaj tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke pretenduar se një ide e tillë ishte kërkuar më herët edhe nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ky qytetDuke folur gjatë një vizite në fshatin Veliki Popoviq, në komunën e Despotovacit, Vuçiq tha se kërkesa lidhej me ndërtimin e…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit.Sipas njoftimit, gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.Banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit. /Telegrafi/
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët.“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani.E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e procesit të konstituimit…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi janë raportuar të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël në Pejë.Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 12 gusht, rreth orës 23:15, në Stacionin Policor në Pejë.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë takuar personin e dyshuar. Gjatë veprimeve policore, atij i është sekuestruar një armë dhe municion.Policia ka sekuestruar: një armë të tipit Sarsilmaz; një fishek; dy gëzhoja; dy karikatorë; një leje të armës. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari