Author: korrektpress

Një turist nga Gjeorgjia u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë Pestanit, njoftoi sot SPB Ohër.Sipas informacioneve, dje në orën 14:32, SPB Ohër mori një denoncim se një person mashkull ishte nxjerrë nga liqeni pranë Pestanit. Ekipi i Shërbimeve të Emergjencës Mjekësore u përpoq ta ringjallte atë, por shpejt përcaktoi se personi kishte vdekur.Sipas informacioneve, nuk kishte lëndime të dukshme.Hetimi fillestar tregoi se personi ishte 46-vjeçari B.D. nga Gjeorgjia. U krye një inspektim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi.Ndërkohë, këtë mëngjes në orën 5:45, Policia Shtetërore e Ohrit mori një denoncim tjetër…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.Policia njofton se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash. Kush është i arrestuari për spiunazh? Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;katër (4) telefona…

Read More

Arsenali po kërkon të shesë Gabriel Martinellin këtë verë dhe ua ka ofruar sulmuesin anësor brazilian klubeve në disa tregje, sipas gazetarit brazilian Bruno Andrade.Martinelli ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, duke krijuar atë që Andrade e përshkruan si një situatë “tani ose kurrë” për Topçinjtë. Nëse ai qëndron për një sezon tjetër, anësori do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, duke e bërë potencialisht më të vështirë për Arsenalin të kërkojë një tarifë të konsiderueshme transferimi. Galatasaray dërgon ofertë zyrtare te Arsenali për yllin e skuadrës Arsenali thuhet se…

Read More

Kohë të reja, zakone të reja. Sot të gjithë përpiqen t’i tregojnë botës dhe konsumatorëve se po veprojnë në përputhje me parimet e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, ndërsa përjashtim nuk bëjnë as prodhuesit e gomave.Pirelli ka dizajnuar një logo të re për identifikimin e gomave që përmbajnë të paktën 50 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të ricikluar. Shenja e re, e cila paraqet dy shigjeta në formë rrethi, është vendosur në produktet e reja dhe do t’u tregojë qartë blerësve se për çfarë lloj gomash bëhet fjalë.Kjo shenjë është përdorur për herë të parë në gomat P Zero E.…

Read More

Është publikuar trailer-i i “Animals”, ku në rolet kryesore luajnë Ben Affleck dhe Kerry Washington. Filmi pritet të shfaqet në kinema më 9 tetor.Filmi tregon historinë e një politikani dhe bashkëshortes së tij, jeta e të cilëve ndryshon krejtësisht pasi djali i tyre rrëmbehet. – YouTube www.youtube.com Në teaser shfaqet fillimisht jeta e qetë familjare, derisa një telefonatë për rrëmbimin nis një seri ngjarjesh dhe një hetim të tensionuar.Sipas përshkrimit zyrtar, kandidati për kryetar të Los Angelesit dhe gruaja e tij përfshihen në një rrjet mashtrimesh, teksa përpiqen të sigurojnë paratë për shpërblimin e rrëmbyesve. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar…

Read More

Një nënë nga Long Island, New York, zbuloi një ritual të veçantë të vajzave të saj binjake pasi pa pamjet e regjistruara nga monitori i foshnjave. Binjaket identike, Maple dhe Fiona, shihen duke biseduar, lexuar libra dhe përqafuar njëra-tjetrën derisa i zë gjumi.MariLuz Roth, e cila merret me zhvillimin e fëmijëve, publikoi videon në profilin e saj në Instagram, @doublethemilestones. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet dhe deri tani kanë mbledhur rreth 1.3 milionë shikime.Në momentin kur u regjistrua videoja, vajzat ishin pak më shumë se dy vjeç. Ato shfaqen në shtratin e tyre duke kaluar kohën së bashku…

Read More

Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë pasurohet me 28 instrumente dhe pajisje të reja nga Ministria e ArsimitShkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” është pasuruar sot me 28 instrumente dhe pajisje të reja muzikore, të siguruara përmes një investimi nga Ministria e Arsimit. Në kuadër të këtij investimi, shkolla ka pranuar gjithsej 13 instrumente muzikore dhe 15 pajisje të reja, të cilat do t’u shërbejnë nxënësve dhe stafit gjatë procesit mësimor.Investimi synon përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për nxënësit e kësaj shkolle, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e tyre në fushën e muzikës. /Telegrafi/

Read More

Britania e Madhe po përballet me valën e pestë të të nxehtit këtë verë, ndërsa autoritetet kanë zgjeruar paralajmërimin e nivelit amber për “nxehtësi ekstreme” në disa pjesë të Anglisë.Sipas Sky News, temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa ekziston mundësia që të thyhen rekorde të reja për muajin gusht. Në disa pjesë të Anglisë, temperaturat tashmë kanë kaluar 35 gradë shkruan Telegrafi.Situata është shoqëruar edhe me zjarre të shumta. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 24 zjarre të mëdha të mundshme, kryesisht në Angli dhe Uells, duke prekur rreth 29 kilometra katrorë.Nxehtësia e madhe…

Read More

Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i përkthejmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës, thotë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e shënimit të përvjetorit të marrëveshjes.“Derisa sot shënojmë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, ishte përgjigje politike dhe institucionale ndaj një krize që kërkonte përgjegjësi, dialog dhe vizion për të ardhmen. Mbi të gjitha,…

Read More

Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë kontrollet dhe matjet e peshës së mjeteve të rënda në terren.Sipas Ministrisë, kontrollet kanë për qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve kur mjetet tejkalojnë kufizimet e lejuara të peshës.Vetëm gjatë muajit korrik 2026, janë shqiptuar 118 gjoba, me vlerë totale prej 68 mijë e 740 eurosh.Nga kjo shumë, 3 mijë e 900 euro janë gjoba ndaj personave fizikë, ndërsa 64 mijë e 840 euro ndaj personave juridikë, përkatësisht kompanive.Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e kontrolleve, ndërsa…

Read More