Author: korrektpress

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tregon çfarë do të thotë për Kosovën përfshirja në Bordin e Paqes të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cilat janë obligimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që mund t’i ketë.Në këtë podcast, Osmani ka folur për takimin e saj me Presidentin Donald Trump, raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për një diplomaci të re, përfshirë edhe angazhimin me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes si…

Read More

Paris Saint-Germain nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Newcastle United dhe mbeti jashtë top 8 në Ligën e Kampionëve.Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, tha se skuadra e tij e meritonte fitoren me një diferencë të vogël më shumë. “Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. E nisëm pozitivisht. Humbëm një penallti, por krijuam raste. Goli i barazimit pak para pjesës së parë dhembte”, deklaroi ai.Enrique shtoi se Newcastle është fizikisht një ekip i fortë dhe e dinin këtë para ndeshjes. PSG planifikon t’i ofrojë ‘kontratë të përjetshme’ Enriques telegrafi.com “E meritonim fitoren, jo me një diferencë…

Read More

Këngëtari i famshëm Marc Anthony (57) dhe gruaja e tij 31 vjet më e re, Nadia Ferreira, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.Çifti e ndau lajmin e lumtur në një postim të përbashkët në Instagram sot, duke shënuar përvjetorin e tretë të martesës. Me këtë rast, ata zbuluan se djali i tyre Marco së shpejti do të bëhet një vëlla i madh.”Gëzuar përvjetorin e tretë të martesës! Çfarë dhurate të mrekullueshme na ka dhënë jeta. Zoti është i madh. Marquito do të jetë një vëlla i madh”, shkruan ata në mbishkrimin e fotos. View…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se do të asgjësojë produktin ushqimor APTAMIL AR 2 – 400 gram, në përputhje me legjislacionin në fuqi, pas njoftimit të pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).Sipas AUV-së, situata është nën kontroll të plotë dhe institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, ndërsa veprimet janë ndërmarrë menjëherë pas pranimit të informacionit nga RASFF.“Nga momenti i njoftimit e deri më sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat, sipas AUV-së, “do…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, seanca e së enjtes në rastin ku Bedri Shabani bashkë me Muharrem Qerimin akuzohen për spiunazh, pritet të vazhdojë e mbyllur.Në këtë rast, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për spiunazh. Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.Nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri konfirmuan se seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e ekspertëve, dhe se derisa të përfundojë dëgjimi i tyre, do të jetë e mbyllur për publikun.Të mërkurën, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bedri Shabani, avokatit Besnik Berisha, seanca është mbyllur për publikun për arsye…

Read More

Një stuhi e fuqishme dimërore, e ndjekur nga një valë intensive e ajrit arktik ka marrë dhjetëra jetë në të gjithë SHBA-në.Numri i të vdekurve në nivel kombëtar arriti në të paktën 62 deri mbrëmë ndërsa zyrtarët theksuan se disa vdekje mbeten nën hetim.Meteorologët paralajmëruan se një sistem tjetër dimëror mund të ndikojë në pjesë të vendit në ditët e ardhshme, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme dhe rreziqe për sigurinë publike.Alarmet për mot të ftohtë janë lëshuar për pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore dhe lindore, me një vorbull polare që pritet të vendosë rekorde në disa…

Read More

Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë.Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh.Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize.Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura përkatëse ligjore, ndërsa…

Read More

Gjatë një podcasti “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci ka folur për rëndësinë e proteinave Whey dhe aminoacideve në procesin e rikuperimit dhe ndërtimit të muskujve, duke sqaruar dallimet mes tyre dhe rastet kur suplementimi është i nevojshëm.Sipas Pecit, proteina Whey, pasi konsumohet, zbërthehet në aminoacide, të cilat janë elementët bazë që ndihmojnë në rregullimin dhe rikuperimin e indeve muskulare. Këto inde dëmtohen natyrshëm gjatë ushtrimeve fizike, veçanërisht në stërvitjet e forcës. Pikërisht aminoacidet janë ato që kontribuojnë në riparimin dhe ndërtimin e muskujve pas ngarkesës fizike.“Proteina Whey zbërthehet në aminoacide,…

Read More

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) publikoi një video përmbledhje të asaj që thotë se ishte shkatërrimi i aeroplanëve ushtarakë rusë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë në sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi të kryera nga Qendra e saj e Operacioneve Speciale “A”, e njohur edhe si “Alpha”.”Armiku është mësuar të ndihet i sigurt në prapavijë të thellë. Por për forcat speciale të ‘Alpha’-s, distanca ka pushuar së qeni e rëndësishme prej kohësh”, shkroi SBU në një postim në mediat sociale.Videoja shoqëruese përmban pamje nga droni që tregojnë disa aeroplanë rusë të shënjestruar, transmeton Telegrafi.Sipas…

Read More

Segmenti B-SUV vazhdon të jetë një nga më të kërkuarit në tregun kosovar, dhe viti 2025 ka një fitues të qartë. Me 323 njësi të shitura, Renault Captur është shpallur SUV-i më i shitur në segmentin B-SUV në Kosovë.Captur ka arritur të ndërthurë me sukses dizajnin modern, teknologjinë bashkëkohore dhe efikasitetin në përdorim, duke u shndërruar në zgjedhjen ideale për familjet urbane dhe blerësit që kërkojnë një SUV kompakt pa kompromise.Popullariteti i këtij modeli dëshmon qartë trendin në rritje drejt SUV-ve kompaktë, të cilët ofrojnë pozitë më të lartë uljeje, fleksibilitet dhe komoditet në përditshmëri. Renault Captur ka dominuar këtë…

Read More